Nga inceneratorët tek matësit e ujit, afera KESH-NOA dhe plehrat kimike/ Skandalet e denoncuara nga CNA.al

31 Dhjetor 2021, 09:40, Denoncim CNA

CNA.al edhe gjatë vitit 2021 ka qënë pranë lexuesve, me denoncime ekskluzive, të dosjeve në interes të qytetarëve dhe të transparencës për  publikun.

Një ndër dosjet e denoncuara nga CNA.al, në një sërë shkrimesh investigative, është edhe ajo e inceneratorëve.

Një dosje, denoncimet për të cilën CNA.al, nuk i ka ndalur as në vitin 2021, duke publikuar fakte dhe dokumente, që ngrenë dyshimet se bëhet fjalë për aferën e shekullit.

Bëhet fjalë për tre inceneratorë, me një kontratë fillestare, të paktën 178 milionë euro.

Një histori që fillon në Elbasan me 22 milionë euroshkon në Fier me 28 milionë euro, për të ardhur më pas në Tiranë, me një kontratë fillestare prej 128 milionë euro.

Bëhet fjalë, për disa qindra milion euro, ku ndërlidhen të njëjtët emra, të njëjtët personazhe, por me emra kompanish të ndryshme, të cilat fillojnë në Tiranë, përfundojnë në Maltë dhe në Hollandë.

Kjo është një tjetër dosje e denoncuar nga CNA.al gjatë vitit 2021, ku nëpërmjet dokumenteve ekskluzive dhe zyrtare kemi treguar sesi tentakulat e inceneratorëve, janë futur edhe tek ujësjellësit.

CNA.al ka kryer një investigim të zgjeruar në lidhje me futjen e Klodian Zotos, tek ujësjellësat nëpërmjet instalimit të një sistemi elektronik të matësave. (Lexo ketu)

Gjithçka ka ndodhur në vitin 2014, sipas një auditimi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili ka zbuluar se ka pasur procedura të parregullta për financimin dhe instalimin e matësave.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,Gjithashtu dhe ka dënuar me gati 10 milionë lekë të vjetra administratorin e kompanisë, titullarin e autoritetit, Zotin Petrit Tare.

Klodian Zoto mori 6 milionë dollarë nga taksat e qytetarëve të Korçës, për matësa inteligjentë, matësa elektronikë. Që quhen sistemi elektronik, për matësit e ujit.

Në fakt janë disa matësa kinezë, të cilët sillen dhe instalohen, duke pasur një vlerë 5-6 fish, më të lartë se tregu. Matësat kushtojnë nga 110-130 euro. Ndërkohë që matësat e zakonshëm kushtojnë në cilësinë e tyre më të lartë, të kolauduar dhe me standardet e BE-së, jo më shumë se 20 deri  në 30 euro.

Nga të dhënat zyrtare, të siguruara nga CNA.al, duket se tentakulat janë të shtrira në shumë bashki.  Duke filluar në Korçë, me pas në Pogradec, në Fier, në Lushnje, në Elbasan dhe së fundi edhe në kryeqytet, në Tiranë.

Bëhet fjalë për një skandal të përmasave të paimagjinueshme, I denoncuar nga CAN.al me dokumente ekskluzive dhe zyrtare, që prej muajit qershor të vitit 2021.

Skandali në fjalë ka ndodhur në vitin 2018, për të cilin CNA.al tregoi me dokumente zyrtare, sesi në vendin tonë kanë hyrë me mijëra kuti me pesticide kineze që përdoren në bujqësi, të pacertifikuara nga Bashkimi Europian, të cilat ndaloheshin nga ligji.(Lexo këtu)

CNA.al tregoi me dokumente ekskluzive sesi sasi pecticidesh të ndaluara janë ngarkuar në Kinë, më pas nga Shanghai kanë mbërritur në Durrës. (Lexo këtu)

Një pjesë e porosive ishin nisur nga AGRO-ZANI shpk, me adresë në Berat, e cila ka deklaruar se shoqëria eksportuese kineze, është filial i një kompanie spanjolle, gjë e cila nuk është provuar kurrë.

Ndërsa, një sasi tjetër, rezulton të jetë porosi e kompanisë ?Shegaj-Agr shpk?, e cila administrohet nga Adriatik Hadëri. Kjo shoqëri në 14.03, 2018 ka deklaruar zhdoganim për pesticide, të cilat përdoren në bujqësi, ku thuhet qartë se kompania eksportuese është një kompani kineze.

Po ashtu CNA.al ka mësuar se gjithçka ka shkuar drejt Prokurorisë së Durrësit, për t?u hetuar si një skandal.

Gjithashtu ka pasur edhe një raport nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.(Lexo ketu)

Por, pavarësisht të gjitha fakteve dhe dokumenteve të publikuara, SPAK ka heshtur.

Kjo dosje e denoncuar nga CNA.al, me dokumente ekskluzive dhe zyrtare, duke se ?fle? në sirtarët e drejtësisë.

Një ndër dosjet, e cila duket se do rëndojë direkt në xhepin e qytetarëve, e denoncuar nga CNA.al me dokumente ekskluzive, nëpërmjet disa shkrimeve, është ajo e aferës KESH-NOA.

Bëhet fjalë për një çështje korruptive e prodhuar në sektorin energjitik. Faktet dhe dokumentat ngrenë dyshime se në këtë aferë të KESH, janë përfshirë ish-drejtori Benet Beci, apo edhe Autoriteti i Konkurencës.

Skandali ka nisur me firmosjen e një kontrate mes KESH dhe kompaninë NOA-Energy, një aferë e nisur 14 orë para, se sa Benet Beci, ish-kreu i KESH-it, të largohej nga detyra me dorëheqje.

Me datën 4 mars 2021, një kompani private NOA Energy i kërkoi KESH-it, një marrëveshje, e cila ka të bëjë me depozitimin e energjisë.

Kur energjia blihet me çmim të shtrenjtë, në kohën e pikut dhe kërkesës më të lartë të kësaj energjie KESH e nxjerr jashtë dhe e merr gjatë natës, kur çmimi është shumë i lirë dhe askush nuk ka nevojë për energji.

Një shkëmbim energjie, apo një sasi që KESH duhet t?ia japë kompanisë private NOA Energy, e cila këtë sasi do t?ia kthejë sërish Korporatës, brenda të njëjtës kohë. Pra, brenda të njëjtës ditë, por duke mos përcaktuar oraret.

Skandali, fillon tek oraret e shkëmbimit të energjisë, sidomos gjatë javëve të fundit, kur çmimi i energjisë elektrike në treg, për megavat, thuajse është ?çmendur?. Ka pasur orë piku të energjisë, mbrëmje, pra nga ora 17:00 deri në orën 21:00, që çmimi i energjisë ka shkuar deri në 400 euro megavati.

Kjo bën që kompania NOA të fitojë miliona, ndërsa KESH merr vetëm ?lëmoshë?.

Në këtë skandal është përfshirë edhe Autoriteti i Konkurencës, i cili ka miratuar kontratën në fjalë.

CNA.al ka siguruar ka siguruar dokumentet që tregojnë sesi Autoriteti i Konkurencës i ka dhënë avantazh një kompanie që fiton miliona euro. Pra, kjo kompani, NOA Energy, është e vetmja që Autoriteti i Konkurencës i ka dhënë të drejtë të marrë energji nga KESH. Duke krijuar kështu një monopol.

Një tjetër fakt që shton dyshimet, është edhe përgjigja e ardhur nga ERE, (Enti Rregullator i Energjisë).

Në datën në datën 9 mars, KESH i ka dërguar kërkesën për shprehje interesi, Entit Rregullator të Energjisë dhe Autoritetit të Konkurencës.

Por, ndërsa përgjigja e Autoritetit të Konkurencës ka ardhur me datë 12 mars, Entit Rregullator të Energjisë i është dashur një muaj për të kthyer përgjigje.

Në dokumentin që ka siguruar CNA.al, përgjigja e ERE është kthyer me datën 9 prill 2021. Pra, përgjigja e këtij institucioni nuk vjen tre ditë pas, por gati një muaj më vonë.(Lexo këtu)

Ndërsa me KESH dhe Autoritetin e Konkurencës gjithçka zgjidhet me ?çelësin e artë?. Përgjigja vjen menjëherë dhe gjithçka është gati./CNA.al

Skandali-Nga pronarët e mediave tek kompanitë off shore/ Skema e plotë e koncesionit të inceneratorëve, emrat e përfshirë

Pas Autoritetit të Konkurencës, ERE paralajmëron skandalin e kontratës KESH-NOA energy

Megaskandali/ Tentakulat e inceneratorëve 30 milionë euro nga ujësjellësat

Ekskluzive-Skandali, plehra kimike kineze për shqiptarët

?Dosja e nxehtë? në sirtarët e drejtësisë/ Kur do zgjohet SPAK, për skandalin me pesticidet

Pesticide kineze për shqiptarët/ KLSH fillon kontrollin tek doganat

Pesticide kineze për shqiptarët/ KLSH fillon kontrollin tek doganat

Afera KESH-NOA/ Drejtësia palë me korrupsion, SPAK trembet nga të paprekshmit?

SKANDALI KESH – NOA/Zbulohet kontrata korruptive që fundos zyrtarët

Kur do të hetojë SPAK, kompanitë e Vjollca Hoxhës dhe Ben Blushit, në ortakëri me inceneratorët?!

Rama mbron aferën e shekullit/ Justifikon një mal me para, për një mal me plehra

Lajmet e fundit nga