Çmimi i Gazetarisë Investigative të BE-së/ Thirrje për aplikime
Thomson Media, së bashku me partnerët e tij, inkurajon gaz...

Ministrat e Punëve të Jashtme (MFA) të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) vlerësuan përpjekjet e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) në nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe integrimin e ekonomive të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian (BE), duke u fokusuar në një sërë arritjesh specifike në dymbëdhjetë muajt e fundit: marrëveshja e reduktimit të roamingut mes BE-BP e koordinuar nga RCC si edhe tri marrëveshjet e lëvizshmërisë, të nënshkruara në Samitin e Procesit të Berlinit vitin e kaluar.
Ministrat e SEECP, të mbledhur sot në Takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të SEECP në Budva të Malit të Zi, miratuan gjithashtu Raportin Vjetor të RCC-së të paraqitur nga Sekretarja e Përgjithshme e organizatës, Majlinda Bregu.
“Evropa do të jetë padiskutim më e fortë me një Ballkan Perëndimor të integruar. Realizimi final i ëndrrës evropiane të rajonit tonë kërkon një vizion strategjik dhe punë të palodhur. Bashkimi Evropain duhet të vazhdojë të tregojë vullnet të fortë politik dhe përkushtim për precesin e zgjerimit. Ndërsa Ballkani Perëndimor më shumë se tek pyetjet “nëse” mbi anëtarësimin tonë në BE, duhet të fokusohet tek “kur” dhe “si”, tha Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së, Majlinda Bregu, në fjalimin e sotëm në takimin ministror.

Gjatë ditës, Ministrat e Çështjeve Evropiane të SEECP-së përsëritën vlerësimin e vazhdueshëm të punës së bërë nga RCC dhe nga Sekretarja e Përgjithshme e tij, për suksesin e ridimensionimit të bashkëpunimit rajonal dhe ndërmarrjen e iniciativave konkrete.
“Tani jemi të etur për të përkthyer sa më parë në veprime të guximshme e konkrete deklaratat e marrëveshjet zyrtare, sepse vetëm kështu mund të mbajmë gjallë besimin e anëtarësimit tonë në BE, bazuar e frymësuar nga vizioni i drejtpërdrejtë i Schuman: Integrimi vjen përmes arritjeve konkrete! Sido që të jetë koncepti, qytetarët tanë dhe rajoni meritojnë një proces zgjerimi përmes përfitimeve të prekshme nga qytetarët, përparë se të arrijmë në anëtarësimin e plotë me BE-në”- tha Bregu, duke shtuar se ky është kursi që RCC-ja ka mbajtur e mbrojtur fort, përgjatë gjithë axhendës.

“Tregu ave Përbashkët Rajonal synon një lidhje më të ngushtë të rajonit tonë me tregun e vetëm të BE-së. Tashmë e kemi një model rajonal të bazuar në rregullat e BE-së, një momentum dhe ndërgjegje të ngritur për bashkëpunimin rajonal – përbërës kyç, të cilët na bëjnë ne, në RCC, optimistë për të ardhmen dhe sukseset e reja të bashkëpunimit rajonal. Për më tepër, Strategjia jonë e përbashkët SEE2030 mbetet një plan dhe kornizë kyçe në përpjekjet tona të përbashkëta, për rritjen e qëndrueshme në të gjithë Evropën Juglindore”, përfundoi Bregu.
Takimet që përfshinin ministra dhe përfaqësues të nivelit të lartë të Evropës Juglindore u kryesuan nga Dritan Abazovic, Kryeministri i Malit të Zi, Kryesia aktuale e SEECP-së (C-i-O).Të dy takimet e Ministrave të Çështjeve Evropiane dhe të Punëve të Jashtme të SEECP u zhvilluan nën ombrellën e Kryesisë së SEECP në detyrë (CiO) malazeze që vijon nga 1 korriku 2022. Samiti i liderëve të SEECP që do të mbahet më 27 qershor pritet të miratojë Raportin Vjetor të RCC. Në Samit, Maqedonia e Veriut merr përsipër kryesimin e SEECP nga Mali i Zi për vitin e ardhshëm./ CNA.al
Thomson Media, së bashku me partnerët e tij, inkurajon gaz...
Lulzim Basha dha dorëheqjen në 21 Mars të vitit 2022 pas h...
Gazetari Igli Çelmeta është shprehur se një minë me teleko...
“Ky vit ka qenë më ndikuesi për Ballkanin Perëndimor, du...
Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka reaguar ...
Dubai është kthyer në “shtëpinë” e bosëve të drogës dh...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa nga fotot më t...
Operacioni i fundit i SPAK-ut, si dhe rasti tjetër në gjyk...
Kryeministri Edi Rama po vlerësohet si Qytetar Nderi i Vac...
Shumë banorë të njësisë administrative Gjoricë në Bulqizë ...
Në Parkun e Liqenit Artificial u zhvillua sot gara e vrapi...
Një shtëpi është përfshirë nga flakët e zjarrit në qytetin e...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier- Berat) ka arre...
Moti do të jetë me vranësira mesatare të pasuara nga reshje ...
Një aksident me 7 persona të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e ...
Një turiste polake ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në afër...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Përmet mbrëmjen e së shtun...
Gazetari Aulon Kalaja ka denoncuar një ngjarje të ndodhur ...
Popullsia shqiptare është ulur me mbi 31 mijë persona në k...
SPAK ka zbardhur detaje nga arrestimi i dy zyrtareve të Mi...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...