Deklaratat e ministrave britanikë për emigrantët shqiptarë/ Dua Lipa: Fjalët të dhembin, dritëshkurtër
Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka reaguar ...

“Ky vit ka qenë më ndikuesi për Ballkanin Perëndimor, duke shënuar pikën e shumëpritur të kthesës drejt përmbushjes së angazhimeve të marra nga qeveritë e rajonit, për krijimin e Tregut të Përbashkët Rajonal (CRM).
Me integritet, kolegjialitet dhe kompetencë, tri fjalë të traditës dhe sfidës, ne si KBR, së bashku me organizatat e tjera rajonale e në partneritet të ngushtë me BE-në, u bëmë bashkë për një sfidë që ishte ndyshe nga të tjerat: Të sigurojmë një bashkëpunim rajonal gjithëpërfshirës: Bashkimin e forcave për të përforcuar edhe më tej përpjekjet rajonale”, tha Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (KBR), Majlinda Bregu, në hapjen e Takimit të 15-të Vjetor të KBR-së sot në Budva.
Në nëntor 2022, në Samitin e Procesit të Berlinit, gjashtë krerët e qeverive të Ballkanit Perëndimor nënshkruan tri marrëveshjet e lëvizshmërisë, si pjesë e Lëvizshmërisë së Tregut të Përbashkët Rajonal (CRM) - për Lirinë e Lëvizjes me Kartë Identifikimi, për Njohjen e Kualifikimeve të Arsimit të Lartë, dhe për Njohjen e Kualifikimeve Profesionale për Doktorë të Mjekësisë, Stomatologë dhe Arkitektë.
Vetëm një muaj më vonë, në Samitin BE-Ballkani Perëndimor të mbajtur në Tiranë, në kuadër të CRM të lehtësuar nga KBR dhe Komisioni Evropian, operatorët e telekomunikacionit nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Ballkani Perëndimor nënshkruan Deklaratën Roaming që mundëson reduktimin e tarifave të roaming-ut ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që nga 1 tetori 2023.
“Plani prej katër shtyllash i njoftuar së fundmi nga Presidenti i Komisionit Europian që synon afrimin e rajonit drejt Tregut Unik të BE-së, përputhet plotësisht me përpjekejet e rajonit dhe KBR-së për të thelluar integrimin ekonomik rajonal si dhe për të pasur gjithnjë e më shumë akses në tregun e BE-së nëpërmjet politikës 'phasing in', e cila mundëson përfitime më të prekshme përpara anëtarësimit të plotë në BE, dhe kjo është për t'u vlerësuar.
Koha nuk mund të ishte më e duhura, pasi tani jemi duke bërë përmbledhjen e arritjeve të Tregut të Përbashkët Rajonal si dhe po hedhim themelet për fazën tjetër të integrimit brenda Ballkanit Perëndimor si dhe me Tregun Unik të BE-së.
Ne jemi dëshmitarë ditë për ditë të zhvillimeve, të cilat na rikujtojnë se bashkëpunimi rajonal nuk mund të merret si dicka e mirëqenë. Ballkani Perëndimor mund të jetë një skenë e politikave konkurruese dhe mosmarrëveshjeve, madje edhe frustrimeve, por ka një hapësirë të madhe për të vepruar së bashku, të motivuar nga një mirëkuptim i përbashkët për të përparuar – afrimi i njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit, flet për perspektivën inkurajuese të ndërlidhshmërisë me qëllim, dhe jo si të rastësishme”, përfundoi Bregu.

Përveç Sekretares së Përgjithshëm të RCC-së, e cili kryesoi takimin, Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi përcolli përmes një videomesazhi urimin ndaj KBR-së për një vit me rezultate mbresëlënëse, duke nënvizuar angazhimin e organizatës për integrimin rajonal dhe përpjekjet në ndihmë të zbatimit të Tregut të Përbashkët Rajonal.
"Integrimi ekonomik rajonal i bazuar në rregullat e BE-së e sjell rajonin gradualisht më afër tregut të përbashkët të unionit, përpara anëtarësimit të plotë." Varhelyi nënvizoi rolin instrumental të KBR-së në arritjen e marrëveshjeve të telefonisë së lëvizshme dhe roaming-ut dhe njoftoi mbështetjen e vazhdueshme të Komisionit Evropian për KBR-në në tri vitet e ardhshme.
Radovan Bogojevi?, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm për Çështjet Shumëpalëshe në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Malit të Zi që përfaqëson Kryesimin në detyrë të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) në fjalën e tij hapëse falënderoi KBR-në për mbështetjen dhe Sekretaren e Përgjithshme për angazhimin e saj, duke theksuar organizata po e përmbush detyrën e promovimit dhe afrimit të rajonit më afër integrimit në BE. Ai komentoi aktivitetet e RCC-së në lehtësimin e zbatimit Tregut të Përbashkët Rajonaë dhe bashkëpunimin e strategjisë 2023.
Dzenk Sejfula, drejtor i BE-së/Iniciativave Rajonale nga Shkupi, përfaqësues i C-i-O-së së ardhshme të SEECP-së, theksoi piketat e tri marrëveshjeve të lëvizshmërisë të sjella në rajon si dhe informoi proceset e ratifikimit të tij, pasi Maqedonia e Veriut është depozituesi i marrëveshjeve. Ai paralajmëroi se SEECP C-i-O e ardhshme e Shkupit do të prezantojë moton dhe prioritetet në takimin ministror që do të mbahet nesër.
Sekretarja e Përgjithshme e KBR-së do të shpallë sot fituesin e vitit 2022 me çmimin Kampioni i Bashkëpunimit Rajonal Dr. Erhard Busek, në ceremoninë speciale të ndarjes së çmimeve që po zhvillohet në Budva. Çmimi Kampion i Bashkëpunimit Rajonal Dr. Erhard Busek organizohet në bashkëpunim me Ministrinë për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë.
Delegacioni i KBR-së, i udhëhequr nga Sekretarja e Përgjithshme, do të marrë pjesë nesër në ngjarjet e SEECP-së - takimi i ministrave të integrimit të BE-së SEECP dhe takimi i ministrave të jashtëm të SEECP, ku pritet të miratohet Raporti Vjetor i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal./ CNA.al
Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka reaguar ...
Dubai është kthyer në “shtëpinë” e bosëve të drogës dh...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa nga fotot më t...
Operacioni i fundit i SPAK-ut, si dhe rasti tjetër në gjyk...
Kryeministri Edi Rama po vlerësohet si Qytetar Nderi i Vac...
Shumë banorë të njësisë administrative Gjoricë në Bulqizë ...
Në Parkun e Liqenit Artificial u zhvillua sot gara e vrapi...
Një shtëpi është përfshirë nga flakët e zjarrit në qytetin e...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier- Berat) ka arre...
Moti do të jetë me vranësira mesatare të pasuara nga reshje ...
Një aksident me 7 persona të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e ...
Një turiste polake ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në afër...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Përmet mbrëmjen e së shtun...
Gazetari Aulon Kalaja ka denoncuar një ngjarje të ndodhur ...
Popullsia shqiptare është ulur me mbi 31 mijë persona në k...
SPAK ka zbardhur detaje nga arrestimi i dy zyrtareve të Mi...
Zbulohen dhe shkatërrohen 6 minisera në Velipojë ku ishin të...
Vihet në pranga nje 33-vjeçar teksa tentoi të trafikonte lën...
Finalizohet operacioni policor i koduar "Postmail" në Korçë....
Ku janë pushimet verore më të lira në Evropë për gjermanët d...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...