
Çrregullimet mendore po përparojnë me shpejtësi në popullatën shqiptare, por fenomeni pësoi rritje të shpejtë pas pandemisë COVID-19.
Të dhënat zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë në 4-mujorin e parë të vitit aktual, numri i personave të shtruar në pavijonet e psikiatrisë u rrit me rreth 50%, duke arritur në 1122 pacientë nga 749 që ishin në 4-mujorin e parë 2022.
Shtrimet pësuan rritje edhe në shërbimet e tjera spitalore. Në 4-mujorin e parë rreth 99,500 persona u shtruan në spitale me një rritje vjetore 15%. Aktivitetet e spitaleve publike kanë shënuar rritje për të gjitha shërbimet tregojnë të dhënat.
Teksa barra e sëmundjeve po përparon në popullatë për shkak të plakjes së popullsisë dhe stilit të jetesës, disa shërbime shihet se kanë mangësi si në stafe dhe ambiente. Në një situatë të tillë janë edhe shërbimet spitalore për sëmundjet mendore dhe sëmundjet e zemrës.
Shqipëria ka një numër të ulët mjekësh për banorë, por numri i mjekëve psikiatër është shumë i ulët në raport me nevojat.
Mjekët psikiatër vlerësojnë se përhapja e sëmundjeve mendore në popullatë është me e lartë se raportimet zyrtare, pasi ka nëndiagnostikim të ulët për shkak të kulturës së ulët që ka popullata për të pranuar sëmundjen.
Më herët mjeket psikiatër të spitalit psikiatrik në QSUT pohuan për "Monitor" se në spitalet psikiatrike gjithmonë shfaqet kjo tendencë, numri i pacientëve herë ulet dhe rritet. Kjo pasi disa pacientë kronikë të shtruar në psikiatri që përfundojnë mjekimin, rikthehen sërish për shtrime, pasi gjendja e tyre përkeqësohet nga përdorimi i substancave narkotike.
Pavarësisht se ankthi nuk mjekohet apo trajtohet nga spitalet psikiatrike, mjekët e poliklinikave pohojnë se rastet e pacientëve që vuajnë nga ankthi gjatë kësaj periudhe janë në rritje të lartë krahasuar me vjet.
Mjekja psikiatre, Arjana Rreli, pranë Qendrës Komunitare të Shëndetit Mendor Nr. 3 në Tiranë tha se pas ngjarjes së tërmetit të vitit 2019 dhe pandemisë së COVID-19 vijon tendenca rritëse e pacientëve me shenja ankthi dhe depresioni.
Mjekja psikiatre Rreli veçoi se ngjarjet e shumta në vend, duke përfshirë aksidentet me humbje jetësh apo vrasjet, të transmetuara nga mediat, por edhe përcjellja e tyre nga modelet e tjera të teknologjisë së informacionit po ndikojnë negativisht në shtimin e këtyre pacientëve, duke u shkaktuar ankth dhe pasiguri.
Një tjetër faktor në shtimin e pacientëve me ankth mjekja psikiatër veçoi edhe ndryshimin e shpejtë të temperaturave.
Pandemia COVID-19, ndër simptomat më të rënda që la pas ishte shëndeti mendor. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje për rritjen e kapaciteteve në shëndetësi për trajtimin e problemeve mendore.
Stresi, depresioni dhe sëmundjet mendore në përgjithësi u stimuluan nga disa ngjarje të paparashikuara vitit e fundit. Fillimisht tërmeti i vitit 2019, më pas pandemia COVID-19, lufta në Ukrainë dhe më pas çmimet e larta kanë krijuar destabilitet mendor dhe kanë përkeqësuar situatën e atyre me predispozitë depresioni.
Pas një stabilizimi në vitin 2022, numri i pacientëve në spitalin psikiatrik iu kthye rritjes. Mjekët pohojnë se të sëmurët neglizhojnë simptomat dhe trajtimin me medikamente derisa vijnë në gjendje të rëndë që kërkojnë trajtim spitalor.
Një nga studimet më të mëdha të kryera (deri më tani) mbi efektet mendore që lë COVID-19, ka zbuluar se personat që shërohen nga virusi rezultojnë të vuajnë nga probleme psikiatrike ose neurologjike deri gjashtë muaj më vonë.
Studimi i botuar në revistën “Lancet Psychiatry” mori në vëzhgim të dhënat shëndetësore të mbi 23 mijë pacientëve që ishin rikuperuar nga COVID-19 dhe zbuloi se 34% e tyre kishin probleme neurologjike ose psikiatrike brenda gjashtë muajve./Monitor.al
Përfaqësuesi ligjor i PD-së së vulës Indrit Sefa ka reagua...
Dy ditë më parë disa njoftime dolën në rrjetet sociale se ...
Ish deputeti Myslim Murrizi përmes ironisë therëse ka kome...
Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), në përmbushje të d...
Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugor...
KLGJ ka hapur procedurat për aplikimin e kandidatëve për a...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në një takim me homol...
Pas problemeve me numëruesit e votave në Rrogozhinë, kreu ...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, zhvilloi një takim ...
Kreu i grupit të PD-së së vulës, Gazment Bardhi, ka bërë m...
Ministri Niko Peleshi në një deklaratë për mediat ka bërë ...
7 deputetë të PD-së së vulës kanë kërkuar nga kreu i grupi...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se me vjedhjen ...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, do të zhvillojë një t...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat ...
Procesi gjyqësor për inceneratorin e Fierit është shtyrë p...
Një aksident tragjik, mbrëmjen e djeshme, ka ndërruar jetë...
SPAK i ka kërkuar Interpolit që të shpallë në kërkim ndërk...
Kandidati i PS-së për Bashkinë Rrogozhinë, Edison Memolla,...
Mbas përfundimit të procesit të votimit në zgjedhjet lokal...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...