web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Situata e zjarreve/ Peleshi u “tërheq veshin” kryetarëve të bashkive

24 Korrik 2023, 14:00, Aktualitet CNA

Situata e zjarreve/ Peleshi u “tërheq veshin” kryetarëve

Ministri Niko Peleshi në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se dy vatrat më të nxehta të zjarrit janë ajo në Peshtan të Fierit dhe zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë.

Peleshi u shpreh se ka një sërë strukturash që janë të angazhuara për shuarjen e zjarreve, duke nisur nga urgjencat këmbësore e deri tek ato ajrore.

Gjithashtu u "ka tërhequr veshin" kryetarëve të bashkive, të cilët nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen e sotme dhe e quajnë emergjencën si rast i dorës së dytë.

Peleshi është shprehur se ata nuk duhet të presin gjatë për të njoftuar një emergjencë, sinjalizimi është shumë i rëndësishëm. 

Ai shtoi se zjarri në fushën e mbetjeve po suportohet nga FA të Shqipërisë, 50 efektivë, 50 forca bashkiake dhe 50 efektivë policie, edhe helikopteri është aty.





Lajmet e fundit nga