Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), në përmbushje të detyrimeve që rrjedhin nga neni 48 i ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe me qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të akteve nënligjore, të cilat synojnë të rregullojnë mjedisin mediatik audio dhe/ose audioviziv, gjithnjë dinamik, fton dhe mirëpret rekomandime apo sugjerime nga të gjithë subjektet OSHMA operuese në tregun audioviziv, mbi disa amendime të propozuara në rregulloren “Për kriteret dhe procedurat e dhënies së autorizimeve”, miratuar me Vendimin nr. 99, datë 07.06.2017 të AMA-s.
Bashkëlidhur këtij njoftimi gjeni, për referencë:
· Dokumentin me propozimet për shtesa dhe ndryshime në disa nene të rregullores “Për kriteret dhe procedurat e dhënies së autorizimeve”, miratuar me Vendimin nr. 99, datë 07.06.2017 të AMA-s.
· Tabelën e përputhshmërisë së aktit.
· Rregulloren ekzistuese, miratuar me Vendimin nr. 99, datë 07.06.2017 të AMA-s.
Në kuadër të procesit të konsultimit publik, projekti me propozimet për shtesa dhe ndryshime të rregullores gjendet i publikuar edhe në faqen zyrtare të AMA-s, si vijon: http://ama.gov.al/ova_doc/keshillim-publik/
Palët e interesuara mund të japin kontributin e tyre deri më datë 20 gusht 2023, në adresën elektronike: [email protected].
AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE
PROJEKT PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË RREGULLOREN “PËR KRITERET DHE PROCEDURAT E DHËNIES SË AUTORIZIMEVE’”, MIRATUAR ME VENDIMIN NR. 99, DATË 07.06.2017 TË AMA-S
Në mbështetje të nenit 19, pika 1, gërma “ë”, nenit 54, pika 5 dhe nenit 64 të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, në vendimin nr. 99, datë 07.06.2017 të AMA-s “Për miratimin e rregullores ‘Për procedurat e inspektimit të veprimtarisë audiovizive të ofruesve të shërbimit mediatik audio dhe/ose audioviziv’,”, bëhen shtesat dhe ndryshimet si më poshtë:
Neni 1
Neni 14 i rregullores ndryshon si më poshtë:
Neni 14
Shqyrtimi i Aplikimit
1. AMA merr në shqyrtim aplikimin e subjektit, që ka paraqitur kërkesë për marrjen, rinovimin e autorizimit, ose zgjerimin e zonës së ofrimit të shërbimit për subjektet e pajisur me autorizim, pasi subjekti ka shlyer pagesën përkatëse të përpunimit të dokumentacionit.
2. AMA vendos për aplikimin e depozituar brenda 30 ditëve nga depozitimi i aplikimit për marrje autorizimi ose për zgjerim zone, të plotësuar me të gjitha kërkesat ligjore dhe ato të kësaj rregulloreje, për autorizim. Nëse AMA nuk shprehet zyrtarisht brenda këtij afati, autorizimi konsiderohet i miratuar.
3. Pika 2 e këtij neni nuk zbatohet në rastin e aplikimit për rinovimin e autorizimit, si dhe për aplikimet për marrje autorizimi apo zgjerim zone, të cilat rezultojnë me të meta dhe jo në përputhje me kërkesat ligjore dhe ato të kësaj rregulloreje.
4. Vendimi i AMA-s për pranimin ose rrëzimin e aplikimit për marrje, rinovim autorizimi, ose zgjerim të zonës, merret në përputhje me ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe dispozitave të ligjit nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për funksionimin e organeve kolegjiale të administratës shtetërore dhe enteve publike”.
5. Autorizimi për shërbimin e programit audio dhe/ose audioviziv dhe përsëritjen e programit audio/audioviziv të të tretëve, nuk i jepet subjektit që i është hequr ose i është bërë e pavlefshme licenca apo autorizimi, me vendim të AMA-s, nëse nuk ka kaluar të paktën një periudhë 5 vjeçare nga data kur i është hequr licenca e transmetimit ose autorizimi.
6. AMA nuk lëshon autorizim ose rinovon autorizim ndaj personave juridikë, aksionarë/ortakë të të cilëve janë individë që kanë qenë, ose janë aksionarë/ortakë në subjekte të cilëve:
i. iu është hequr licenca ose autorizimi me vendim të AMA-s;
ii. licenca ose autorizimi iu është bërë e pavlefshme për shkak të ligjit;
iii. AMA ka nisur procedurën për heqjen e licencës ose autorizimit;
iv. kanë detyrime financiare të pashlyera ndaj AMA-s;
v. Kanë sanksione me gjobë të pashlyera.
7. Forma dhe përmbajtja e autorizimit përcaktohet me vendim të AMA-s.
8. Kundër vendimit të AMA-s, për rrëzimin e aplikimit për marrje autorizimi, rinovimin e autorizimit dhe zgjerimit të zonës së ofrimit të shërbimit mund të bëhet ankim në gjykatë, në përputhje me ligjin nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar.
Neni 2
Në nenin 16 të rregullores bëhen shtesat dhe ndryshimet si më poshtë:
Neni 16
Detyrime të subjekteve të autorizuar
1. Subjekti që pajiset me autorizim ose i rinovohet autorizimi nga AMA, është i detyruar të japë të dhëna/informacionin e duhur pranë AMA-s, në zbatim të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Subjekti që pajiset me autorizim nga AMA për shërbimin OTT, është i detyruar të deklarojë çdo tre muaj, të dhënat mbi numrin aktual të abonentëve dhe tarifën mujore/vjetore të aplikuar për paketat e ofruara.
2. Subjekti që pajiset me autorizim ose i rinovohet autorizimi për ofrimin e njërit apo më shumë shërbimeve të parashikuara në këtë rregullore, është i detyruar që:
a. Të garantojë ruajtjen e ambienteve ku ndodhen pajisjet transmetuese audio/audiovizive për të ndaluar përdorimin e tyre nga persona të paautorizuar;
b. Të garantojë ofrimin e shërbimit për përdoruesit pa ndërprerje 24/7 dhe me cilësi në përputhje me standardet teknike te përcaktuara ne kushtet e autorizimit.
c. Të garantojë prezencën e të paktën një punonjësi ose të një personi të autorizuar prej tij, në çdo kohë (24 orë në ditë, për 7 ditë të javës), në vendin/ambientin ku janë të vendosura pajisjet audiovizivedhe në çdo ambient ku emetohet sinjali i transmetimit audio dhe/ose audioviziv, si dhe të lejojë inspektimin e tyre nga inspektorët e AMA-s, në bazë të rregullores përkatëse të AMA-s “Mbi procedurat e inspektimit të veprimtarisë audiovizive të ofruesve të shërbimit mediatik audio dhe/ose audioviziv”.
d. Të përdorë në marrëdhënie me të tretët emrin tregtar si OSHMA, në përputhje me autorizimin e lëshuar nga AMA.
e. Të paraqesë kanalin informativ që përdor subjekti OSHMA si kanalin e parë në renditjen e programacionit, ku të jenë të paraqitura logoja e subjektit, data dhe ora e transmetimit. Në këtë faqe duhet të jenë të paraqitura të dhënat e kontaktit dhe nuk lejohet asnjë transmetim tjetër audio/audioviziv brenda kanalit.
3. Subjekti që pajiset me autorizim ose i rinovohet autorizimi nga AMA, është i detyruar:
a. të jetë përgjegjës në lidhje me interesat dhe ndjeshmërinë publike, të respektojë mirëkuptimin dhe bashkekzistencën shoqërore të të gjithë individëve në Republikën e Shqipërisë, të respektojë kërkesat e ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe kushtet e autorizimit, të përcaktuara nga AMA.
b. të nxisë vlerat demokratike të përcaktuara në Kushtetutën e Shqipërisë dhe në veçanti të drejtën e lirisë së shprehjes dhe të informimit, të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.
4. Subjekti që pajiset me autorizim ose i rinovohet autorizimi nga AMA, duhet të njoftojë AMA-n për çdo ndryshim në të dhënat e paraqitura për marrjen e autorizimit, brenda 30 ditëve nga kryerja e tyre. Në mënyrë të veçantë, ndryshimi i ambientit (studios) ku janë të instaluara pajisjet transmetuese audiovizive dhe/ose shtimi i një ambienti të ri duhet të bëhet vetëm pas njoftimit në AMA dhe dorëzimit të dokumentacionit të mëposhtëm:
a. adresa e detajuar e ambientit (studios) së ndryshuar, ose të shtuar;
b. kopje e noterizuar e dokumentit të pronësisë;
c. dokumenti që vërteton të drejtën e shfrytëzimit (kontratë përdorimi, qiraje, etj.) në rast se ambienti i ri nuk është në pronësi të subjektit.
d. Projekti teknik i detajuar ku të pasqyrohen ndryshimet përkatëse.
5. Autorizimi është i patjetërsueshëm dhe vlen vetëm për të autorizuarin. Në rast se i autorizuari hyn në marrëdhënie juridike civile, objekt i të cilave është edhe veprimtaria e autorizuar, atëherë për cedimin ose kalimin e të drejtave që burojnë nga autorizimi kërkohet miratimi i AMA-s. Subjektit që ka fituar këto të drejta, miratimi i jepet në formën e një autorizimi të ri me të njëjtën përmbajtje. Kur AMA nuk e miraton kalimin, për shkaqe të parashikuara në ligj, autorizimi bëhet i pavlefshëm.
6. Subjekti i pajisur me autorizim nga AMA dhe subjekti të cilit i kalohen të drejtat e autorizimit paraqesin pranë AMA-s, njoftim të përbashkët për ndryshimet e kryera si dhe kërkesën për miratimin e kalimit të të drejtave të autorizimit, shoqëruar me kontratën noteriale të shitjes/dhurimit dhe ekstraktet historike për të dhënat e subjekteve tregtare palë të kontratës së shitjes/dhurimit.
Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugor...
KLGJ ka hapur procedurat për aplikimin e kandidatëve për a...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në një takim me homol...
Pas problemeve me numëruesit e votave në Rrogozhinë, kreu ...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, zhvilloi një takim ...
Kreu i grupit të PD-së së vulës, Gazment Bardhi, ka bërë m...
Ministri Niko Peleshi në një deklaratë për mediat ka bërë ...
7 deputetë të PD-së së vulës kanë kërkuar nga kreu i grupi...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se me vjedhjen ...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, do të zhvillojë një t...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat ...
Procesi gjyqësor për inceneratorin e Fierit është shtyrë p...
Një aksident tragjik, mbrëmjen e djeshme, ka ndërruar jetë...
SPAK i ka kërkuar Interpolit që të shpallë në kërkim ndërk...
Kandidati i PS-së për Bashkinë Rrogozhinë, Edison Memolla,...
Mbas përfundimit të procesit të votimit në zgjedhjet lokal...
Prej disa ditësh Greqia ndodhet nën pushtimin e zjarreve m...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale disa pam...
Janë numëruar më shumë se gjysma e kutive të votimit në Ba...
Ka nisur numërimi i votave pas zgjedhjeve vendore në Ba...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...