Ndërtimi i rrugës Kardhiq-Delvinë/ Rama publikon komentet e qytetarëve
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjete sociale, disa rea...

Me 8 guisht 1991, mijëra shqiptarë tejmbushën anijen “Vlora”, e ankoruar në Portin e Durrësit, duke thyer edhe masat e sigurisë të vendosura nga Sigurimi i Shtetit dhe Policia e diktaturës, për t'u larguar drejt Barit të Italisë.
Gjithçka ndodhi më 8 gusht 1991, kur në anijen "Vlora", njerëzit qëndronin ku të mundnin, hipnin përmes litarëve, dhe kërkonin lirinë dhe “tokën e premtuar”, Italinë. Qytetarë të mbledhur nga të 4 anët e vendit, të vuajtur dhe të varfër, thyen barrierat dhe frikën, pavarësisht se aventura e tyre zgjati jo më shumë se dy javë, pasi autoritetet italiane, preferuan të mbanin jo më shumë se 8 % të numrit të atyre që ndodheshin në anije.


Gazetat italiane të datës 9 gusht 1991 flasin për 11 mijë shqiptarë, por në lajmet e darkës jepet shifra prej 20 mijë shqiptarësh. Por e vetmja gjë e sigurtë është lumi i jashtëzakonshëm i shqiptarëve.
Fotografitë e Luca Turit dhe Vittorio Arcierit tregojnë se si njerëzit, burra e gra, hidhen në det.
Në orën 11:30 të mëngjesit, emigrantët fillojnë të kërkojnë ujë e bukë. Policia i drejton drejt stadiumit të vjetër të Barit.
Kryeministri Giulio Andreotti, deklaron se: “Nuk jemi në gjendje të presim shqiptarët që mbërrijnë në brigjet tona dhe qeveria e Tiranës është dakord me ne që emigrantët të riatdhesohen”.
Në stadium nis lufta. Më të rinjë që fillojnë t’i gjuajnë policisë. Përplasjet zgjatën për tri ditë—më të dhunshmet ndodhën më 11 gusht, me 40 policë të plagosur dhe disa qindra të tjerë të plagosur mes emigrantëve. Ushqimet hidhen nga ajri me helikoptera. Janë skena të një bote tjetër.

Ndërkohë, qeveria fillon të organizojë riatdhesimet. Operacioni më i madh i ndodhur ndonjëherë në historinë e republikës italiane.
Morrën pjesë 11 avionë ushtarakë dhe 3 avione tregtarë.
Në njërin prej tyre futet edhe gazetari i gazetës “Il Messagero” Marco Guidi, duke u hequr si shqiptar për të dëgjuar historitë e emigrantëve.
Në fillim, shumë prej tyre nuk e dinin që do të ktheheshin në shtëpi. “Është e vërtetë që po na coni në Venezia”, tregon gazetari.
U riatdhesuan 17 400 persona, sipas lajmeve të kohës, plus disa emigrante të mbërritur më parë.
Në Itali mbetën 1 500, vetëm ata që kishin kërkuar azil politik.
Gianni de Michelis, ministri i Jashtëm italian vizitoi Tiranë me një plan ndihmash: 90 miliardë lireta për ushqime, 60 miliardë për rimëkëmbjen e industrisë, furnizime për të hapur shkollat në tetor, dhe bashkëpunim me forcat e rendit për të ndaluar nisjet e reja.

Në parlamentin italian u diskutua shumë për mënyrën e dhunshme të trajtimit të emigrantëve.
Në një konferencë për shtyp, deputetët e Partisë Demokratike italaianr thanë se “edhe pse mbështesim vendimin e dhimbshëm të riatdhesimeve të refugjatëve në Shqipëri” denoncojmë “zgjedhjen e nxituar për të mos respektuar të drejtat e njeriut, duke u mohuar një ndihmë normale”.
Kjo është e vërteta e atyre ditëve.
Por ajo çfarë më vonë ndodhi ishte se Itali dhe në veçanti Puglia, mikpriti mijëra shqiptarë.
Roma dhe Tirana, më pas, firmosën një marrëveshje model, për emigracionin e rregullt të shumë shqiptarëve.
Ky është eksodi më i madh i shqiptarëve në Itali, pas marsit të vitit 1991.
Në vitin 2012, regjisori italian Daniele Vicari regjistroi një dokumentar mbi refugjatët shqiptarë në anijen Vlora./CNA.al
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjete sociale, disa rea...
Bllokimi i mjeteve detare pas ngjarjes së 2 gushtit në Pot...
Pas rreth 12 orësh është bërë e mundur shuarja e zjarrit q...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është rikthyer 31 vit...
Sot përfundon ultimatumi 72-orësh që qytetarët i vendosën ...
DW: Z.Joseph, ju keni një eksperiencë të gjatë pune në...
Të hënën në 19:30 do të ketë sërish një protestë për 7...
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e E...
Avokati Spartak Ngjela, ka reaguar në lidhje me çështj...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka re...
Pas tragjedisë ku humbi jetën Jonada 7-vjeçare, polici...
Kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, vijon inspekt...
Gazetarja ruse Daria Aslamova është arrestuar nga Policia ...
Bllokimi i mjeteve lundruese nga Policia ka paralizuar spo...
Sot, PD-ja ka përkujtuar Ardit Gjoklajn, 6 vite pasi u...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, ka nxjerrë një video me...
Policia ka bërë bilancin e javës me ato ngjarje që ata i k...
Për 5 netë më radhë, në datat 17-21 gusht, Bashkia e K...
Anëtari i Këshillit Kombëtar, Jamarbër Malltezi, në një da...
Gazetari Agim Xhafka, ka treguar një situatë të ndodhu...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...