Miratohet projekti i liceut francez të Korçës/ Rezultat i bashkëpunimit mes 2 qeverive
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka bërë me dije se është...

Ditën e sotme shënohen 17 vjet nga anëtarësimi i Shqipërisë në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO).
Shqipëria u bë anëtare me të drejta të plota në NATO, më 1 prill 2009, pas përfundimit të ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit nga të gjitha vendet aleate dhe depozitimit të instrumentit të aderimit në NATO në Departamentin e Shtetit që është edhe mbajtësi ligjor i Traktatit të Uashingtonit.
Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO fillon në vitin 1992, me pranimin e Shqipërisë zyrtarisht në Këshillin e Bashkëpunimit të Atlantikut të Veriut (NACC), që ishte organizmi i parë që krijoi Aleanca për të ndërtuar marrëdhëniet me shtetet që dolën nga regjimet komuniste në Europën.
Një nga zhvillimet e rëndësishme në këtë proces është ai maji i vitit 2003, kur Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia e Veriut së bashku me SHBA-në nënshkruan "Kartën Adriatik 3 - SHBA", që sipas autoriteteve shqiptare u konsiderua si një nismë që do të përgatiste anëtarësimin e vendeve në NATO.
Shqipëria mori ftesën për anëtarësim në NATO në samitin e Bukureshtit më 2 prill të vitit 2008, ndërkohë më 25 prill të të njëjtit vit Shqipëria filloi zyrtarisht bisedimet për anëtarësimin në NATO, që përfshinin disa çështje politike, ushtarake, sigurie dhe ligjore.
Pas përfundimit të ratifikimit të protokollit të anëtarësimit nga të gjitha vendet anëtare dhe depozitimit të instrumentit të aderimit në NATO në Departamentin Amerikan të Shtetit, Shqipëria u anëtarësua zyrtarisht në NATO më 1 prill të vitit 2009, duke përmbushur një nga objektivat e saj të orientimit euroatlantik.
Shqipëria mori pjesë për herë të parë si anëtare me të drejta të plota e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior në samitin që u mbajt në Strasburg/Kehl më 4 prill të vitit 2009, ndërkohë që më 7 prill në selinë e Aleancës në Bruksel u zhvillua ceremonia zyrtare e ngritjes së flamujve të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO.
Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe NATO-s shënuan një stad të ri pas vendimit të Aleancës për të ndërtuar një bazë taktike ajrore në Shqipëri, që konsiderohet baza e parë ajrore e NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Më 4 mars 2024, në Kuçovë të Qarkut të Beratit u inaugurua Baza Ajrore Taktike e NATO-s, e vetmja bazë e Aleancës në rajon, që është konsiderua nga autoritetet shqiptare me një rëndësi të re gjeostrategjike për Shqipërinë.
Një aspekt tjetër i bashkëpunimit janë edhe operacionet dhe misionet paqeruajtëse. Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë angazhuar më parë dhe marrin pjesë në operacione ndërkombëtare dhe në misione të ndryshme jashtë vendit, si pjesë e operacioneve të drejtuara nga NATO, por edhe nga BE-ja dhe Kombet e Bashkuara (OKB).
Ushtarakët shqiptarë janë angazhuar në periudha të ndryshme në dhjetëra misione dhe operacione jashtë vendit, si në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë, Irak, Çad, Gjeorgji, në Detin Egje, Mali, Afganistan, Sudani i Jugut dhe Letoni. /CNA
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka bërë me dije se është...
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka përgënjesh...
Mazhoranca në Kuvendin e Shqipërisë ka vendosur të propozo...
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me burg përjetë pë...
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar rikthimin në burg të ish-k...
Provimi i shtetit, njohja e diplomave të fituara jashtë ve...
Deputeti Erion Braçe ka reaguar pas vetofrimit për të kand...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku tregon se ...
Jamarbër Malltezi ka deklaruar se Gjykata Europiane për të...
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka bërë sërish rekurs...
Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën që pritej të mbahej di...
Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar lidhur me sulmin kibe...
Hakerët e "Homeland Justice" kanë kryer sulm kibernetik nd...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër ndaj s...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, është shprehur se Reforma ...
Një zjarr ka rënë në një banesë në fshatin Veliternë të Ma...
"Një komb, një zemër, një e ardhme." Ministri për Europën...
Partia Demokratike ka zhvilluar ditën e sotme një takim të...
Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme ndërprerjen ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...