"Një nga goditjet që iu bë interesit qytetar"/ Berisha: Reforma territoriale e PS-së solli spastrimin e vendit
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, është shprehur se Reforma ...

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër ndaj situatës ekonomike në vend, duke akuzuar qeverinë për propagandë dhe mungesë masash konkrete për përballimin e rritjes së çmimeve.
Deputeti deklaron se, ndërsa qeveria promovon turin e saj, qytetarët përballen me vështirësi në përballimin e produkteve bazë ushqimore.
Ai solli shembuj nga tregje në qytete si Shkodër dhe Korçë, ku, sipas tij, çmimet e ushqimeve janë rritur.
Sipas Këlliçit, pensionistët janë ndër më të prekurit, duke theksuar rastin e një qytetareje që, për shkak të të ardhurave të ulëta, mund të blejë vetëm produkte bazike si kastravec, qumësht dhe kos.
Ai shtoi gjithashtu se shumë qytetarë po kalojnë kufirin për të blerë ushqime dhe karburant në Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, për shkak të çmimeve më të ulëta, pavarësisht kostove të udhëtimit.
Në deklaratën e tij, Këlliçi kritikoi edhe procesin e integrimit europian, duke akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për pengimin e tij.
Në përfundim, ai u bëri thirrje qytetarëve të reagojnë dhe të marrin pjesë në protestën e paralajmëruar më 17 prill, duke e cilësuar këtë si një detyrim qytetar përballë situatës aktuale.
“Ndërkohë që qeveria ka nisur me daulle e fanfara turin, për punët e mëdha që ka kryer, në ato pak media të lira u shfaqën qytetarë, pensionistë në tregjet e vendit, nga Shkodra në Korçë, të cilët nuk blinin dot domate dhe speca.
Një kg domate 380 lekë, një kg speca, 400 lekë.
Një zonjë u shpreh se merr vetëm kastraveca, qumësht dhe kos. Kaq mund të përballojë me pensionin e saj.
Mijëra ikin çdo ditë nga kufinjtë për tu furnizuar me naftë e për të blerë ushqime në Mal të Zi e në Maqedoninë e Veriut. Pra ja vlen dhe kostoja e udhëtimit, madje dhe lodhja.
Dikush nga jashtë që sheh këto pamje e dëgjon këto dëshmi, mund të mendojë: A ka qeveri ky vend, nëse ka, a ka marrë masa?!
Qeveria ishte duke u mburrur me integrimin, kur dihet mirë se Brukseli e ka ndaluar procesin, pas vendimit të Edi Ramës për të mbrojtur korrupsionin me vota në Kuvend.
Qeveria ishte duke mbushur ekranet me punët për Shqipërinë… punë imagjinare!
Edhe sa do ta durojnë qytetarët këtë padrejtësi e tallje?
Reagimi, ngritja e zërit, nuk është më thjesht një e drejtë.
Eshtë një detyrim, një thirrje për vendin.
Në 17 prill, takohemi sërish në sheshin e protestës”, shkruan Këlliçi./ CNA
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, është shprehur se Reforma ...
Një zjarr ka rënë në një banesë në fshatin Veliternë të Ma...
"Një komb, një zemër, një e ardhme." Ministri për Europën...
Partia Demokratike ka zhvilluar ditën e sotme një takim të...
Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme ndërprerjen ...
Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, ka prezantuar këtë të m...
Prokuria e Tiranës ka dalë me reagim zyrtar për pezullimin...
Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, ka prezantuar një skemë...
Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka mbaj...
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari gjatë ceremonisë zy...
Pas emërimit në krye të Policisë së Shtetit, Skënder Hita ...
Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe strukturat ligj...
Ish-drejtori i burgut të Durrësit, Indrit Cerloj, është li...
Mbi 700 vrapues nga më shumë se 40 vende do të marrin pjes...
Gazetari Ylli Rakipi në emisionin “Të Paekspozuarit” ka fo...
Aktivistët Aurel Kujtimi dhe Andrea Bregu kanë depozituar ...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço i ftuar në emis...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit me anë të ...
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar fond ii vi...
Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian k...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...