Çmenduria e një avokati të pandehur
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
"Një komb, një zemër, një e ardhme."
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, njoftoi mbajtjen e Samitit IV të Diasporës në Tiranë, në datat 13-14-15 prill.
Përmes një postimi në rrjetin social "X", Hoxha shkroi se “përmes rrënjëve lartësohemi dhe të bashkuar forcohemi", duke iu referuar kështu sloganit zyrtar të samitit të këtij viti.
Ministri i Jashtëm publikoi ftesën zyrtare, drejtuar bashkëkombësve përtej kufijve, ftesë që mban firmën e Kryeministrit Edi Rama.
Në mesazhin e dërguar nga Rama përmes kësaj ftese, shkruhet se "samiti i prillit është hapësira ku do të diskutojmë se si ta kthejmë këtë stad të ri marrëdhënieje në një energji të re, për një motor të shtuar të zhvillimit të Shqipërisë."
"Dija juaj në shoqëritë ku jetoni, përvoja juaj në çdo nivel të punës dhe lidhjet tuaja janë një pasuri e madhe e kombit tonë. Ju ftoj të jeni pjesë e Samitit të 4-t të Diasporës Shqiptare për të projektuar së bashku rolin tuaj në rrugëtimin drejt Shqipërisë 2030 në BE dhe Ju pres me mirënjohje për gjithçka bëtë, e me besim në gjithçka do të vazhdoni të bëni", shkruan Kryeministri Rama për shqiptarët e diasporës.
Sipas Ramës, shqiptarët e diasporës janë ndërtues aktivë të së ardhmes së atdheut tonë të përbashkët.
Të dashur bashkëatdhetarë,
Në prill do të mblidhemi sërish në Samitin e 4-t të Diasporës Shqiptare. Ky ritakim nuk është thjesht një tjetër kuti në kalendarin e vendit, por një moment bashkëbisedimi e reflektimi, po edhe shprehjeje e mirënjohjes nga ana jonë, në një kapitull të ri të marrëdhënies mes nesh, pas një viti që shënoi një kthesë historike për demokracinë tonë.
Zgjedhjet që lamë pas treguan se Shqipëria nuk është më një vend me kufij të ngushtë gjeografikë, por një komb që merr frymë dhe vendos kudo ku rreh një zemër shqiptare. Për herë të parë, zëri juaj u konkretizua përmes votës suaj të drejtpërdrejtë. Dhe në atë votë, ishte e gjithë Shqipëria jashtë Shqipërisë: ishte forca e punëtorëve tanë që me djersë kanë ndërtuar jetë të reja dhe i kanë bërë më të mira jetët e të tjerëve. Ishte guximi i sipërmarrësve tanë të vegjël që nga ikanakë të dëshpëruar prej vendit të tyre janë kthyer në kontributorë të respektuar të vendeve që sot janë edhe të tyret. Ishte talenti i atyre që sot udhëheqin në frontet e reja të kohës së re të botës ku jetojmë.
Nga ata e ato që shërbejnë me dinjitet në çdo cep të botës, në timonin e një taksie në rrugët e metropoleve e deri në zyrat e kateve të epërme të shërbimeve, në auditorë ku jepet dija më e përparuar e në platformat e Inteligjencës Artificiale dhe ekonomisë e dijes, ju dëshmuat se kur vendi thërret, distanca nuk e asgjëson përgjegjësinë qytetare.
Pjesëmarrja juaj aq kuptimplotë i dha një legjitimitet të ri rrugëtimit tonë drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian. Ju treguat se pavarësisht nëse kontribuoni me krahë pune, me sipërmarrje modeste, me fashikuj leksionesh apo me kodet më të sofistikuara kompjuterike, dëshira për ta parë Shqipërinë të vazhdojë të bëjë përpara e të bëhet më në fund e barabartë mes të barabartësh në shtëpinë e Europës, është një forcë që na bashkon të gjithëve.
Ju nuk jeni më thjesht lekëdërgues bujarë e vëzhgues të kujdesshëm të Shqipërisë, por edhe ndërtues aktivë të së ardhmes së atdheut tonë të përbashkët.
Samiti i prillit është pikërisht hapësira ku do të diskutojmë se si ta kthejmë këtë stad të ri marrëdhënieje në një energji të re për një motor të shtuar të zhvillimit të Shqipërisë. Dija juaj në shoqëritë ku jetoni, përvoja juaj në çdo nivel të punës dhe lidhjet tuaja janë një pasuri e madhe e kombit tonë.
Ju ftoj të jeni pjesë e Samitit të 4-t të Diasporës Shqiptare për të projektuar së bashku rolin tuaj në rrugëtimin drejt Shqipërisë 2030 në BE dhe Ju pres me mirënjohje për gjithçka bëtë, e me besim në gjithçka do të vazhdoni të bëni.
Në pritje për t’u takuar,
Edi Rama.
Partia Demokratike ka zhvilluar ditën e sotme një takim të...
Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme ndërprerjen ...
Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, ka prezantuar këtë të m...
Prokuria e Tiranës ka dalë me reagim zyrtar për pezullimin...
Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, ka prezantuar një skemë...
Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka mbaj...
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari gjatë ceremonisë zy...
Pas emërimit në krye të Policisë së Shtetit, Skënder Hita ...
Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe strukturat ligj...
Ish-drejtori i burgut të Durrësit, Indrit Cerloj, është li...
Mbi 700 vrapues nga më shumë se 40 vende do të marrin pjes...
Gazetari Ylli Rakipi në emisionin “Të Paekspozuarit” ka fo...
Aktivistët Aurel Kujtimi dhe Andrea Bregu kanë depozituar ...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço i ftuar në emis...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit me anë të ...
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar fond ii vi...
Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian k...
Aktivisti Aulon Kalaja me anë të një postimi në rrjetet so...
GJKKO do të shqyrtojë ditën e nesërme kërkesën e ish-minis...
GJKKO ka pranuar kërkesën e Ajola Xoxës për ndryshimin e m...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...