Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme ndërprerjen e kryerjes së analizave laboratorike në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza".
Deputeti i PD-së, Bardh Spahia, shprehet në një deklaratë për mediat se kjo ndodh çdo muaj pas datës 20, ndërsa shtoi se “mijëra pacientë lihen në mëshirë të fatit”. Lidhur me situatën e denoncuar, ai kërkoi interpelancë me ministren e Shëndetësisë, Evis Sala.
Sipas tij, kjo e fundit duhet t'u tregojë qytetarëve se kush është përgjegjës për ndërprerjen e analizave dhe se ku shkojnë fondet për ndërtimin e laboratorëve.
Deklarata e plotë:
Sot jemi dëshmitarë të një akti kriminal dhe të paprecedentë që po konsumohet në kurriz të jetës së qytetarëve shqiptarë. Pas datës 20 të çdo muaji, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUNT) ndërpret kryerjen e analizave laboratorike, duke lënë mijëra pacientë në mëshirë të fatit. Ky nuk është thjesht një dështim administrativ; ky është një krim i hapur kundër jetëve të bashkqytetarëve tanë.
Kam pritur prej shumë kohësh që Ministria e Shëndetësisë, si autoritet përgjegjës, të marrë masa për të rikthyer normalitetin e analizave laboratorike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Në të vërtetë, nuk kam pasur ndonjë iluzion se diçka do të ndryshonte shpejt nga ky realitet skandaloz gati 10-vjeçar.
Ajo që ndryshoi, për herë të parë, ishte pranimi i problemit: Ministrja e Shëndetësisë e tha vetë se sistemi ka probleme dhe premtoi se do ta rregullojë “brenda vitit”. Por që nga ai moment, qeveria, në vend që të merrej me zgjidhjen e problemit, është marrë me ndryshimin e së vërtetës. Një e vërtetë që, për vite me radhë, është mohuar nga Kryeministri dhe çdo ministër tjetër i Shëndetësisë.
Tani që kemi edhe pohimin e vetë ministres së Shëndetësisë, nuk ka më asnjë dilemë nëse problemi ekziston apo jo. Tani mbetet vetëm një pyetje: Pse kjo ndodh çdo muaj? Dhe një tjetër po aq e rëndësishme:
Kush mban përgjegjësi për këtë situatë që përsëritet rregullisht? Për koncesionin e analizave laboratorike nuk ka dy të vërteta. Ka vetëm një: ky sistem është ndërtuar nga qeveria Rama për të mbrojtur koncesionarin, jo qytetarin. Ndërkohë që qytetarëve u thuhet se “nuk ka buxhet” për analizat bazë, ne shohim se si paratë e taksapaguesve derdhen lumë në projekte korruptive.
Kanë para për të ndërtuar struktura hoteliere dhe parkingje fitimprurëse brenda territorit të QSUT-së, por nuk kanë para për analizat që shpëtojnë jetë pacientësh. Miliona euro vazhdojnë të paguhen për inceneratorë që nuk ekzistojnë, për aferën korruptive të sterilizimit dhe skemat e errëta të “Tigrit 1” dhe “Tigrit 2”. Si mund të justifikohen 50 milionë euro shtesë për një tunel dhe rrugë me kosto marramendëse, kur spitali më i madh në vend nuk ofron dot një analizë elementare?
Shqiptarët e ndershëm paguajnë taksa por nuk marrin as minimunin e shërbimeve mbrapsht dhe përballen vetëm me vjedhje në cdo institucion dhe zyrë shteti. ?Lekët janë aty, por vidhen në kurriz të shëndetit të popullit! Mënyra si është ndërtuar kjo kontratë e përcakton qartë: kur buxheti i parashikuar shkon drejt fundit, ndalet shërbimi normal për qytetarin dhe rrezikun e merr përsipër vetëm qytetari. Sepse është qytetari ai që:
-pret me javë,
-shtyn analizat,
-ose detyrohet të paguajë nga xhepi.Ky nuk është thjesht një problem teknik. Ky është një model qeverisjeje që vendos në qendër përfitimin e koncesionarit, jo shërbimin cilësor për pacientët.
?Sipas të dhënave të Organizata Botërore e Shëndetësisë, mbi 60% e shpenzimeve për shëndetin në Shqipëri paguhen drejtpërdrejt nga xhepi i qytetarëve. Kjo do të thotë se shumica e shqiptarëve paguajnë vetë për analiza, vizita apo trajtime, sepse nuk i marrin dot në kohë nga sistemi publik.
?Përballë këtij kolapsi total, ne kërkojmë Interpelancë me Ministren e Shëndetësisë.
?Ministrja duhet të dalë menjëherë para shqiptarëve dhe të japë llogari: Pse janë ndalur analizat? Ku kanë shkuar fondet e dedikuara për laboratorët? Si mundet që luksi i hoteleve dhe rrugëve të florinjta të ketë prioritet para jetës së një pacienti që pret në radhë te QSUT?
Çdo orë vonesë në dhënien e llogarisë është një dënim me vdekje për ata që nuk kanë mundësi t’i drejtohen spitaleve private.
Nga ana tjetër e konsiderojmë të papranueshme edhe mungesën e hetimit dhe marrjen e masave për këtë kontratë nga ana e SPAK. Ndërkohë që askush nuk ka shkuar para drejtësisë, të vetmit që paguajnë koston e korrupsionit në shëndetësi dhe koston e zvarritjes së hetimeve janë shqiptarët.
?
?Të nderuar bashkëqytetarë, mjekë dhe intelektualë, heshtja në këtë moment është bashkëfajësi. Kjo nuk është më çështje politike, është çështje mbijetese. Mos lejoni që paratë e djersës suaj të kthehen në vila dhe llogari bankare të pushtetarëve, ndërkohë që ju dhe të afërmit tuaj sorollateni dyerve të spitaleve pa marrë shërbimin minimal.?Mjaft me vjedhjen e jetës! Të reagojmë sot për atë që njeriu ka më të shtrenjtë: SHËNDETIN DHE JETËN! Kur vjedhja vret shendetin mbetet vetëm një ilaç, guximi ynë për të mbrojtur jetën. /CNA
Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, ka prezantuar këtë të m...
Prokuria e Tiranës ka dalë me reagim zyrtar për pezullimin...
Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, ka prezantuar një skemë...
Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka mbaj...
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari gjatë ceremonisë zy...
Pas emërimit në krye të Policisë së Shtetit, Skënder Hita ...
Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe strukturat ligj...
Ish-drejtori i burgut të Durrësit, Indrit Cerloj, është li...
Mbi 700 vrapues nga më shumë se 40 vende do të marrin pjes...
Gazetari Ylli Rakipi në emisionin “Të Paekspozuarit” ka fo...
Aktivistët Aurel Kujtimi dhe Andrea Bregu kanë depozituar ...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço i ftuar në emis...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit me anë të ...
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar fond ii vi...
Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian k...
Aktivisti Aulon Kalaja me anë të një postimi në rrjetet so...
GJKKO do të shqyrtojë ditën e nesërme kërkesën e ish-minis...
GJKKO ka pranuar kërkesën e Ajola Xoxës për ndryshimin e m...
Një i dënuar me burgim të përjetshëm ka ndërruar jetë në s...
Zbulo version e ri ultramodern të aplikacionit. Si gjithmo...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...