web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skënder Hita merr detyrën/ Lamallari: Njeriu i duhur për të udhëhequr Policinë e Shtetit

31 Mars 2026, 09:48, Aktualitet CNA

Skënder Hita merr detyrën/ Lamallari: Njeriu i duhur për të

Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari gjatë ceremonisë zyrtare për dhënien e detyrës si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitës, shprehu bindjen se është njeriu i duhur për të udhëhequr Policinë e Shtetit.

“Kjo ditë shënon fillimin e angazhimit tonë për një organizatë në funksion të qytetarëve.

Lidhur me kandidatin fitues Skënder Hita jam i bindur se Hita është njeriu i duhur për të udhëhequr Policinë e Shtetit në një moment të rëndësishsëm për Shqipërinë dhe qytetarët. Skënder Hita është oficer karriere profesionist, i udhëhequr nga integriteti, kam bashkëpunuar prej 9 vitesh me të.

Do të vazhdojmë sot e tutje të bashkërendojmë punët së bashku ndaj vendit dhe qytetarëve. Integrimi i vendit në BE ky mision bëhet më i rëndësishëm për momentin ku ndodhet sot Shqipëria”, tha Lamallari./ CNA





Lajmet e fundit nga