Emri/ Zgjidhet kreu i ri i Policisë së Shtetit
Skënder Hita është zgjedhur kreu i ri i Policisë së Shteti...

Skënder Hita është miratuar nga qeveria si drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Hita është një person me karrierë në Policinë e Shtetit, pasi ka mbajtur detyra drejtuese në qarqe me sfida të konsiderueshme për sigurinë.
Një ndër këto qarqe është edhe Shkodra, ku Hita ka shërbyer dhe si zëvendësdrejtor i hetimit të krimit. Periudha në këtë detyrë konsiderohet si një nga etapat që ka konsoliduar profilin e tij profesional, duke qenë se zona ka qenë historikisht një prej pikave ku strukturat policore janë përballur me ngjarje të rënda kriminale dhe nevojën për një koordinim të vazhdueshëm mes strukturave operacionale dhe hetimore.
Hita ka qenë po ashtu drejtor i policisë në qarkun e Durrësit. Edhe ky qark cilësohet si një nga zonat më të ndjeshme të vendit për shkak të portit më të madh në Shqipëri, aktivitetit të lartë ekonomik dhe lëvizjes së madhe të njerëzve e mallrave.
Gjatë periudhës së drejtimit të strukturave policore në Durrës nga Hita janë zbardhur edhe disa ngjarje të rënda kriminale. Një ndër to përmendet zbërthimi i dëshmisë së vëllezërve Indrit dhe Gentjan Beqiraj, që hodhi dritë mbi disa ngjarje të rënda kriminale në Durrës, Tiranë dhe në zona të tjera të vendit.
Lajmin për emërimin e tij në këtë detyrë e dha ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari. Ky i fundit shprehet se Hita ka rezultuar ndër kandidatët më të vlerësuar nga një proces konkurrues, duke dëshmuar përvojë të spikatur, vizion të qartë strategjik dhe angazhim të palëkundur ndaj ligjit dhe qytetarëve.
Lamallari shprehet se nën drejtimin e tij "Policia e Shtetit do të vijojë të forcojë performancën, të rrisë besimin e qytetarëve dhe të përmbushë me përkushtim misionin e saj në shërbim të sigurisë dhe shtetit të së drejtës".
Hita pason në këtë detyrë Ilir Prodën, i cili u shkarkua nga detyra pak javë më parë. Ndërkohë në garën për Policinë e Shtetit morën pjesë edhe 13 kandidatë të tjerë, të cilët ishin: Afrim Tafa, Alfred Çepe, Arjanit Arapi, Elidon Çela, Gentian Berberi, Gentjan Shehaj, Idajet Faskaj, Lorenc Panganika, Neritan Nallbati, Pëllumb Seferi, Rebani Jaupi, Saimir Boshnjaku, dhe Tonin Vocaj. /CNA
Skënder Hita është zgjedhur kreu i ri i Policisë së Shteti...
Radhë dhe pritje janë krijuar në dalje të doganës së Kapsh...
Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka dalë sot në ...
Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh vlerësimi pë...
Drejtori i Doganave, Besmir Beja, ka zhvilluar një takim m...
Klevis Balliu, në emër të PD-së, ka depozituar në Kuvend k...
Dy dekrete janë firmosur nga presidenti Bajram Begaj lidhu...
Kryeministri Edi Rama shprehet përmes një postimi në rrjet...
Një tërmet është regjistruar para dy orësh në vendin tonë....
Dega e PD-së në Elbasan ka reaguar lidhur me përjashtimin ...
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në degën e PD-...
Dega e PD-së në Durrës ka zhvilluar ditën e sotme zgjedhje...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet social...
Ditën e sotme është shënuar një vit nga Fronëzimi i Fortlu...
Nënkryetar i PD-së dhe njëkohësisht bashkëkryetar i Komisi...
Detajet nga proceverbali i lexuar në seancën e dytë në the...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka ndarë një njo...
Partia Demokratike ka nisur përgatitjet për zgjedhjet në s...
Kabineti qeveritar dhe Grupi Parlamentar i Partisë Sociali...
Gazetarja Klodiana Lala u shpreh ditën e sotme se një depu...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...