GJKKO dënon Ylli Barutin për korrupsion zgjedhor/ I konvertohet në shërbim prove
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe ...

Jamarbër Malltezi ka deklaruar se Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut GJEDNJ rrëzoi vendimet e gjykatave shqiptare në çështjen e tij kundër Taulant Ballës për shpifje.
Sipas Malltezit, gjykatat shqiptare kanë vepruar nën presion politik, duke vonuar vendimet, duke refuzuar ankimet dhe duke pamundësuar aksesin në dosje.
Ai tha se GJEDNJ ka konfirmuar shkeljet e së drejtës për një gjykim të drejtë dhe efektiv.
“GJEDNJ sot ndëshkoi praktikën antiligjore të gjykatave në Shqipëri të cilat janë nën frikën e Edi Ramës dhe japin vendime politike ekstraligjore.
GJEDNJ njoftoi sot vendimin e saj në lidhje me padinë time ndaj Taulant Ballës për shpifje. Në këtë vendim ajo rrëzoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese që u bë mburojë e shpifjeve të Ballës dhe manipulimeve të prokurorëve të SPAK, duke më refuzuar mua ankimin mbi pretendimin e pabazuar të kalimit të afatit 4-mujor.
14 vite më parë Taulant Balla shpifi në lidhje me tokën e pronarëve privatë tek ish-klubi Partizani. Unë bëra padi civile dhe Gjykata e Shkallës së Parë më dha të drejtë dhe dënoi Ballën për shpifje. Gjykata e Apelit mori vendimin sipas të cilit e drejta e Ballës për lirinë e fjalës përfshin të drejtën e deklaratave të rreme.
Gjykata e Lartë nuk guxoi të merrte vendim për 8 vjet (2014-2022), e më pas rrëzoi rekursin me pretendimin që ka ndryshuar Kodi i Procedurës Civile në 2017 – pra 3 vite pasi që ishte depozituar çështja në GJL, kur vetë Kodi ka një nen që tregon se çështjet që ishin në gjykim do vijonin të trajtoheshin me kodin e vjetër. Jo vetëm kaq, por nuk njoftuan vendimin deri pas më shumë se 3 muajsh me qëllim që të pengohej ankimi në Gjykatën Kushtetuese.
Qëllimit politik i shërbyen drejtësia politike me mashat e saj – prokurorët Millonai dhe Kraja – duke sekuestruar dosjen origjinale të procesit civil, pa asnjë nevojë, sepse për çfarëdo qëllimi që t’u duhej dosja mund t’i bëhej një kopje zyrtare.
Në mungesë të dosjes gjyqësore, me gjithë kërkesat me shkrim pranë gjykatës, dosja nuk na u vu në dispozicion – prapë mundësoi aksesin në gjykatë.
Kjo është e padëgjuar në asnjë vend të botës dhe është shpërdorim detyre nga prokurorët kamikazë të Edi Ramës dhe Taulant Ballës.
GJK e kontrolluar nga Edi Rama rrëzoi kërkesën kinse u paraqit pas afatit 4-mujor, në kundërshtim me jurisprudencën e konsoliduar të GJEDNJ mbi çështjen e afatit 4-mujor nga momenti i njoftimit të palës dhe jo nga momenti i marrjes së vendimit që merret në fshehtësi, pasi këtë të fundit pala nuk mund ta dijë.
Të gjitha këto veprime arbitrare të një drejtësie të deformuar dhe bërë njësh me soros-politikën pamundësuan aksesin tim në gjykatë.
Vendimi i GJEDNJ vërtetoi se në Shqipëri gjykatat u bënë urë ndaj pushtetit për të luftuar “armiqtë e Partisë” dhe se procesi është ndotur nga pushteti i sulltanit.
Falenderoj GJEDNJ për konfirmimin e standardeve konventore për të drejtat e njeriut, detyrimin e gjykatave shqiptare që ta shqyrtojnë ankesën duke respektuar të drejtat e mia kushtetuese dhe konventore, si edhe pagesën e dëmit moral për këtë vonesë. Me këtë rast shpresoj që gjyqtarët shqiptarë të ngrihen në nivelin e detyrës duke u bërë shtetarë e jo lepe-peqe të pushtetit”, tha Malltezi./ CNA
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka bërë sërish rekurs...
Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën që pritej të mbahej di...
Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar lidhur me sulmin kibe...
Hakerët e "Homeland Justice" kanë kryer sulm kibernetik nd...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër ndaj s...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, është shprehur se Reforma ...
Një zjarr ka rënë në një banesë në fshatin Veliternë të Ma...
"Një komb, një zemër, një e ardhme." Ministri për Europën...
Partia Demokratike ka zhvilluar ditën e sotme një takim të...
Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme ndërprerjen ...
Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, ka prezantuar këtë të m...
Prokuria e Tiranës ka dalë me reagim zyrtar për pezullimin...
Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, ka prezantuar një skemë...
Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka mbaj...
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari gjatë ceremonisë zy...
Pas emërimit në krye të Policisë së Shtetit, Skënder Hita ...
Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe strukturat ligj...
Ish-drejtori i burgut të Durrësit, Indrit Cerloj, është li...
Mbi 700 vrapues nga më shumë se 40 vende do të marrin pjes...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...