Në fushatë të puthin dorën, pas zgjedhjeve të harrojnë
Pjesa më e madhe e shqiptarëve (51%) nuk njeh asnjë nga depu...
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ka treguar mbrëmjen e sotme se si e sheh Amerika Shqipërinë.
Kim tha në emisionin ?Open? se pavarësisht problematikave që ka në vendin tonë, SHBA-ja është krenare për arritjet e Shqipërisë në 35 vitet e fundit.
Diplomatja amerikane deklaroi se SHBA-ja ka parë se si Shqipëria hoqi dorë nga diktatura komuniste, hyri në NATO, kryesoi OSBE-në dhe se si sot po rreshtohet krah tyre në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të dhënë mesazhe pro Ukrainës.
Ajo theksoi gjithashtu se Shqipëria do të bëhet anëtare e BE-së, ndërsa kërkoi që populli të mos bëhet pesimist e të mos e humbë shpresën.
?Mendoj se ajo që kam vënë re, sidomos këto ditë, është se shqiptarët nuk kanë një imazh të saktë, të përditësuar të vetes së tyre. Mendoj se kur flas me shqiptarët, ju përshkruani vendin tuaj dhe njerëzit tuaj në mënyra të cilat sipas meje tregojnë se ju e shihni veten tuaj nëpërmjet një pasqyre që është e njollosur. Ndaj, si një mike, më lejoni t?ju them çfarë shohim ne: ne shohim një popull i cili është jashtëzakonisht punëtor, të cilët kanë këmbëngulur, të cilët kanë vuajtur, ata kanë vuajtur, 45 vjet diktaturë komuniste të paraprirë nga 500 vjet pushtim nga një perandori. Ne jemi krenarë dhe na bën shumë përshtypje ajo që shqiptarët kanë arritur, sidomos në 35 vitet e fundit. Ju hodhët tutje vargonjtë e diktaturës komuniste. Sfidat mbeten, natyrisht, dhe vendi juaj mund të jetë shumë më tepër sesa është, por mendoni për gjithçka që keni arritur. Mendoni, edhe një herë, faktin që jeni anëtarë të NATO-s; do të bëheni, do të bëheni anëtarë të BE-së dhe çdo shtet anëtar e pranon se populli shqiptar dhe qeveria shqiptare kanë bërë ndryshimet e nevojshme për të qenë anëtarë të plotë të BE-së. Ju keni qenë Kryesues të OSBE-së, një prej organizatave më të rëndësishme të sigurisë në të gjithë Europën. Ju tani uleni, fizikisht, në krahun tonë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke drejtuar përgjigjen botërore ndaj pushtimit rus të Ukrainës.
Kjo është një çështje themelore, një sfidë e cila do të ketë pasojat e saj jo vetëm për Europën, por për të gjithë botën, në çfarë bote jetojmë, çfarë rregullash vendosen, çfarë sjelljeje tolerohet, kush do të mbahet përgjegjës, si do të mbahen përgjegjës. Përfaqësuesi juaj në Këshillin e Sigurisë së OKB-së po bën një punë të mrekullueshme në përfaqësimin e vendit tuaj. Ne jemi shumë krenarë. Kur ne shohim këtë vend, ne shohim një vend plot potencial, ne shohim një vend ku kompani si Bechtel, Exxon, Excelerate dhe shumë kompani të tjera duan të jenë këtu. Dhe kjo, jo vetëm sepse kemi një lidhje emocionale. Kompanitë bëjnë llogaritë se ku do të shkojnë për të gjetur forcën më të mirë punëtore dhe kushtet më të mira për fitime, apo jo? Dhe kur ato shohin Shqipërinë, ato shohin një vend ku qartazi ka një forcë punëtore të arsimuar dhe të aftë. Shpresoj që edhe pjesa tjetër e vendit ta kuptojë këtë. Uroj që shqiptarët të vazhdojnë të kenë shpresë sepse edhe ne e kemi atë te ju.
E di që ka disa të cilët duan të dorëzohen, të cilët do të thonë se asgjë nuk ka ndryshuar. Ata hiqen sikur Reforma në Drejtësi ka dështuar. Ata pretendojnë se çdo gjë në Shqipëri është e tmerrshme. Ata pretendojnë se bota nuk mendon shumë për Shqipërinë. Ata janë gabim. Ata e kanë gabim. Ata po ju shpërqendrojnë dhe ajo që po përpiqen të bëjnë është që t?ju vrasin shpresën tuaj. Po përpiqen t?ju vrasin të ardhmen tuaj. Dhe ju nuk duhet ta pranoni këtë. Ju duhet të luftoni. Ju duhet ta mbani shpresën tuaj. Duhet të kujtoni se cilët jeni ? kjo është toka e Skënderbeut. Këmbëngulni! Luftoni!?, deklaroi ndër të tjera Yuri Kim./ CNA.al
Pjesa më e madhe e shqiptarëve (51%) nuk njeh asnjë nga depu...
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, është pyetur nëse...
Kryetari i grupit Parlamentar ‘Aleanca për ndryshim’, Fatmir...
Gazetari Artan Hoxha ka bërë një tjetër deklaratë të fortë, ...
Procedurat për zgjedhjen e Presidentit do të vijojnë sot me...
Pjesa më e madhe e shqiptarëve (58%) nuk e kanë dëgjuar depu...
Kthehet paqartësia për të ardhmen e Milanit. Klubi kuqezi du...
Kosova ka aplikuar sot për anëtarësim me të drejta të plota ...
Në mbledhjen e radhës së Komisionit të Organizimit dhe Kontr...
Pas shumë kohësh “i zhdukur”, deputeti Lulzim Basha është kt...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar sërish refuzimin ...
Ditën e nesërme në kryesinë e Kuvendit do të vijojnë negocia...
Rezoluta që dënon gjenocidin serb në Srebrenicë në Bosnjë-He...
Deputetja Flutura Açka ka deklaruar se në parlamentin shqipt...
Kreu i SPAK-ut, Arben Kraja, ka raportuar sot në Këshillin e...
Deputetja e PD-së, Grida Duma, gjatë fjalës së saj sot në Ku...
Gazetari Ylli Rakipi për emisionin “Arnautistan” të Mustafa ...
Në seancën e sotme parlamentare ka pasur përplasje mes deput...
Zbardhen detaje nga debati në Kuvend mes deputetit të PD-së,...
Ish-kryeministri Sali Berisha, me datën 13 maj në orën 16:00...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...