LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bibilushi, si veteran lufte

14 Prill 2022, 10:51, Satire Politike CNA
Bibilushi, si veteran lufte

Arben Bibilushi, shkon çdo pasdite nëpër shkolla, por jo për heroizma nga lufta. U mëson të rinjve si mund të bëhen të pasur si ai. Ja, dje ishte në një prej tyre. U rehatua te katedra pranë dritares e ia nisi leksionit:

Që të bëheni të pasur në Shqipëri, së pari mësoni të shani e të shpifni pa pushim. Rrini pranë dikujt që ka para shumë ose një post që siguron të ardhura nga buxheti e bëja qejfin. Lëpiju pas tij.

I thuaj që për çdo gjë ka të drejtë dhe mëso cilin ka armik. Më pas gërmo rreth këtij armiku.

Në se ka familje, ti shaje, në se ka shtëpi ti ulërit që ai ka vila, në se ka makinë, bubullit që ai ka dhjetë makina. E në fund sulmoje duke e quajtur hajdut, matrapaz, batakçi, rryshfetxhi dhe intrigant.

Këto fjalë thuaja botërisht, shkruaja dhe në gazetë, në radio e kryesorja theksoja në TV. Shih te kamerat me syrin e hapur, trego që armiku i padronit tënd është një shitës i interesave të atdheut.

Së dyti, jepe me qira gojën tënde. Mos u çudisni të dashur nxënës.

Goja me qira të jep plot para.

Të tjerët punojnë e lodhen deri sa blejnë një apartament për ta dhënë me qira.

Kur ju mund të gjeni rrugën më të lehtë dhe më të frytshme. Jepni me qira…gojën.

Bibilushi u qetësua pak dhe vazhdoi:

Nuk u lëviz goja nga vendi, vetëm duhet të thoni ato që u dikton ai që ju jep lekët.

U thotë, sulmoni me shpifje filanin e kaq duhet. Vini në punë gojën dhe nxirrini fjalët fyese si kallashnikov. Bëni atë që ju porositin. Kaq e thjeshtë është. Më pas merrni shpërblimin e bëhuni gati për të nesërmen.

Bibilushi bredh shkollë më shkollë çdo ditë. Po përgatit brezin e ri si të pasurohet shpejt përmes shpifjeve, fyerjeve dhe intrigave. Dhe e besojnë.

Se ai ashtu ka krijuar një perandori me prona./CNA.al

Lajmet e fundit nga