LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Doktori nuk e njeh indjetron”/ Këlliçi tregon nëse do të kandidojë për kreun e PD

8 Prill 2022, 20:09, Aktualitet CNA
“Doktori nuk e njeh indjetron”/ Këlliçi tregon nëse

Deputeti i PD Belind Këlliçi deklaroi mbrëmjen e sotme se nëse Sali Berisha do të tërhiqej nga gara, do të kandidonte për kryetar i Partisë Demokratike.

I ftuar në emisionin e gazetarit Arjan Çani, ?Zonë e Lirë?, Këlliçi u shpreh më tej se Berisha nuk njihet për detajin që nuk kthehet pas duke lënë të kuptohet se nuk ka vend ?për garë?.

Pjesë nga intervista:

Arian Çani: Sa shanse ka të bëhesh kryetar i ri i PD-së nëse doktori tërhiqet nga gara?

Belind Këlliçi: Kjo do të ishte interesante, ky është i vetmi skenar. Por doktori njihet për një detaj që unë kam thënë dhe këtu tek ty: Nuk bën hap pas, nuk e njeh indjetron.

Arjan Curi: Nëse doktori do të tërhiqej, por do të caktonte Këlliçin, ka shumë shanse.

Arian Çani: Jo, pa caktuar njeri po flasim, në këtë kohë që po flasim?

Arjan Curi: Është 50 me 50.

Arian Çani: Pse kush e konkurron Këlliçin brenda Partisë Demokratike?

Arjan Curi: Brenda PD-së nuk e konkurron njeri sepse konkurrimet bëhen brenda foltores, pastaj nga ana tjetër janë Gazi, Alibeaj dhe Jorida, këta nuk e konkurrojnë dot. Brenda foltores mund të ketë 2.

 

Lajmet e fundit nga