web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama të sqarojë si do kalojnë nga Luton Aeroport, paratë e amnistuara

8 Prill 2022, 08:32, Aktualitet CNA

Pak analizë, për amnistinë fiskale, për të ardhura nga emigracioni, nga puna e ndershme, që po reklamon Rama. Kryeministri dhe agjentët e tij politik në terren duhet të sqarojnë disa pikëpyetje që nuk i kemi shumë të qarta.

Çfarë do amnistojë Rama? Ku mendohet se gjenden këto paratë që do amnistohen? Janë nëpër dysheqet e çunave të Londrës? (siç i pëlqen Ramës t?i quajë).

Pse nuk futet deklarimi vjetor i të ardhurave për të gjithë shtetasit, si në gjithë shtetet e tjera?Kështu çunat e Ramës nuk do kishin nevojë më për “amnisti”.Kështu të paktën do ju lejohej që të deklaronin të ardhurat vjetore që i kanë siguruar në ato punët e ndershme!

Si do i kategorizojë Rama punët e ndershme? Këta çunat e Ramës, si do i sjellin lekët e punëve të ndershme, në Shqipëri? Nëpërmjet bankave të Londrës?

Rama do amnistojë edhe për llogari të Anglisë? Apo është marrë vesh me Jonson që anglezët mos i rrasin çunat në burg sapo të shkojnë t?i depozitojnë nëpër banka? Kanë në plan që paralelisht me këtë “amnistinë” të fusin edhe deklarimin e detyrueshëm të të ardhurave?

Jo për gjë, por pasi të kenë zgjidhur gjithë përgjigjet e pyetjeve, mos kenë nevojë që çdo 5 vjet të amnistojnë të ardhurat e çunave të Ramës!

Se ata do duhet të vazhdojnë të punojnë, nëse janë akoma në Londër!

Nëse 1 shtetas italian, do kërkojë të fusë në sistemin bankar italian, të ardhura, qoftë edhe të ligjshme, (pra të siguruara nga puna e formalizuar jashtë Italisë, dhe të depozituara në bankat e shteteve respektive), por që nuk i ka deklaruar në deklarimin e të ardhurave vjetore, E RRASIN NË BURG.

Ai italiani që nuk i ka deklaruar si pjesë e deklarimit vjetor të të ardhurave, mund të amnistohet në Itali. Dhe thjesht i bën transfertë ato të ardhura drejt bankës së preferuar në Itali.

Por është praktikisht e pamundur të amnistohen të ardhura që janë jashtë shtetit, jashtë sistemit bankar. Lekët e dysheqeve në krevate jashtë shtetit, është praktikisht e pamundur të amnistohen.

Rasti i Italisë, nuk mund të jetë rasti i shqiptarëve. Sepse shqiptarët nuk bëjnë deklarim të ardhurash.

Por duhet të fillojnë ta bëjnë.Për italianin funksionon.Për shqiptarin nuk mund të funksionojë. Duhet amenduar ligji i të ardhurave personale. Dhe duhet futur detyrimi i deklarimit vjetor të të ardhurave për gjithë shtetasit. Bëhet kjo amnistia, (që duhet kuptuar fillimisht se çfarë është) dhe futet deklarimi vjetor si detyrim për të ardhmen.

Apo do bëjnë amnisti çdo 5 vjet për çunat e Ramës? Apo kjo teza e amnistisë, do eci paralelisht me amnistinë e kanabisit? Tani që do legalizohet kanabisi, do transferohen këtu çunat e Ramës në Londër? S’do kenë më nevojë për amnistira që të sjellin lekët pas kësaj!

Por mbetet çështja: çunat e Ramës në Londër i kane lekët në dyshek! Si parashikohet qe t?i transportojnë? Me Toyota Yaris?

Si do i kalojnë? Me çanta krahu? Do i lënë të kalojnë në Luton Aeroport të Londrës me çantat me parà? Se Rinasin e dimë që e kanë kollaj! Si konkluzion nuk ka dhe nuk mund te ketë amnisti për lekët që janë jashtë, sepse, ato lekë kanë hyrë ndërkohë.

Janë në dysheqe në Tiranë.. Ramës i duhen në Bankë. Ndaj po sajojnë këtë amnistinë! Kaq e thjeshtë është./ CNA.al





Lajmet e fundit nga