web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Inceneratori i Sharrës nuk ekzistonte”/ Shehaj sjell detajet për SPAK, si përfitoi Zoto miliona nga TVSH

7 Prill 2022, 18:02, Aktualitet CNA

Nënkryetarja e LSI për Tiranën, Brisida Shehaj ka bërë denoncime të reja në lidhje me aferën e inceneratorëve.

Sipas Shehajt, Klodian Zoto ka përfituar miliona lekë nga TVSH-të pa patur leje ndërtimi për Inceratorin e Tiranës.

Ajo theksoi se është vepruar duke rimbursuar fatura që nuk ekzistonin, ndërsa shtoi se qeveria dhe administrata tatimore kanë pasur kërkesë nga Prokuroria e Tiranës në 2019 dhe informacione me listë kompanish që kanë kryer evazion fiskal.

Por jo vetëm kaq. Sipas nënkryetares së LSI për Tiranën turpi më i madh është që administrata tatimore nuk ka vepruar. Ajo deklaroi se qeveria ka qenë në dijeni të gjithçkaje që po ndodhte me inceneratorët por paratë janë shpërdoruar dhe drejtësia nuk ka vepruar.

Në përfundim ajo tha se po shikojnë të gjitha dokumentet që posedojnë dhe do t?ja dërgojnë SPAK që të veprojë.

?Ai zotëria që na përmend arbitrazhet, ai të shqetësohet për 70 mln euro abritrazh tek Damian Gjiknuri. Të të shpjegoj historinë sepse është mashtrim ajo që thotë ai. Fieri në mars duhet të kishte dorëzuar inceneratorin, jemi në prill 2022. Ka marrë paratë 98 për qind. Në vijim do dalin kontrata se sa debitor është nënkontraktori që ka bërë punimet në Fier. E njëjta situatë dhe në Tiranë.

Për herë të parë në histori shteti shqiptar lejon që prona jonë, toka, trualli jonë, prona jonë lihet pa kufizim me të gjitha i jepet kolateral bankës pa asnjë llojë garancie.

Nëse kredia nuk paguhet, çfarë ndodh, e vemtja që thotë kontrata, banka hyn në lojë dhe përcakton një kompani tjetër që të jetë me të njëjtat kushte dhe kritere që ka qenë kjo kompani në fillim.

Banka, kur i miratoi 8 mln euro, po të them nuk janë të vetmet kredi nga inceneratori i Tiranës, kreditë e tjera janë në tre forma, kredi afatmesme për 6-7 vite, oferdraft dhe lizingu i makinave që zotërinjtë kanë përdorur.

Janë të garantuar me pagesën që do bëjë shteti shqiptar dhe me kontratën. Tek banka janë vënë edhe asetet shtetërore. Si e përgjegjshme për paratë e veta, kur merr informacion në media, thotë se trazhin e fundit 1.1 mln euro nuk ta jap. I ka dhënë deri tani 6.9 mln euro një kredi.

Me nisjen e hetimeve, me çka dalë në media, banka i thotë kompanisë nuk të jap asnjë cent deri kur të sjellësh letër nga SPAK që ju si pronarë dhe si administratorë nuk keni kallëzim penal të regjistruar për ju në lidhje me këtë biznes që po kryeni që ne po investojmë.

Shteti e ka ditur. Sekuestrimet e para të SPAK në 8 tetor, ndodhi sekuestrimi i dokumenteve të para dhe faturave të para.

Shteti shqiptar dhe administrata tatimore ka pasur kërkesë nga prokuroria e Tiranës në 2019 dhe ka pasur informacione me listë kompanish që kanë kryer evazion, dhe janë dënuar në maj 2021 me vendim të formës së prerë, dhe nuk kemi asnjë veprim.

Do dalin sepse po studiojmë materialet, s?jemi për gjoba si shumica, nuk jemi Luli. Po shohim dokumtetet që do ja çojmë SPAK. Do ja krijojmë mundësinë me ekspertizën tonë.

Administrata tatimore nuk ka vepruar, turpi më i madh është që kontrata e firmosur nga Erion Veliaj që ne i paguajmë paratë, të deklaruar dhe të vulosur sipas kontratës, është dhe ka vetëm tre të ardhura inceneratori i Tiranës. 29 euroshin, shitrja e skrapit dhe përfitimi nga shitja e energjisë.

Jemi në 2022, po bëhet viti i pestë që ata marrin paratë. Ai zotëria që na ka marrë paratë ne i fut kontratë me Veliajn dhe këto makina, kompania i merr me qira të gruaja e Blendi Gonxhes për llogari të Bashkisë Tiranë, i përdor ka 2 vite.

Askush nuk flet. Kjo që keni parë deri tani nuk është asgjë nga ajo që do shikoni. Nuk ka qenë vendim individual i një ministri, por edhe kjo sot për pronat ka marrë miratimin e kryetarit të Bashkisë se e kërkon shkresa dhe banka.

Kërkohet konfimrimi i Bashkisë Tiranë me shkrim për të bllokuar këto prona. Ai dokument i KLSH në drejtorinë e VIP-ave ku thotë se koncesionari ankohet që nuk ka bërë dot punimet dhe investimet se leja e ndërtimit i është zbardhur me vonesë por ka akredituar qindra milionë lekë TVSH pa patur një leje ndërtimi, ka përfituar akreditim nga TVSH-ja kur nuk duhet ta bënte. Ka faturuar, ka bërë situata me ndërtim pa leje.”-tha Shehaj.

 





Lajmet e fundit nga