EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
Nëpërmjet një adrese në Twitter të quajtur ?EU NEAR? përfaqësia e Bashkimit Evropian në Tiranë ka shpërndarë një postim në rrjete sociale ku i cilëson raportimet për Vettingun nga media si ?fushatë dezinformimi?.
Shkruan adresa EU NEAR në Twitter:
?Shpërndarja rishtazi e akuzave të pabaza dhe dezinformimit drejtuar kundër organeve të vetingut dhe ONM-së është e papranueshme. Kjo fushatë e orkestruar synon të krijojë mosbesim dhe të minojë reformën në drejtësi?.
Ky mesazh u përhap me shpejtësi nga media BIRN-Tiranë (Reporter.al) e cila financohet nga projekti i Vettingut për ndjekjen e seancave, ndërsa së fundmi kjo media ka dalë zbuluar si e kompromentuar me një axhendë personale në raportime, duke fshehur fakte kompromentuese të dala gjatë gjykimit të subjekteve të rivlerësimit.
Hashtag.al ka luajtur rol të dorës së parë në zbulimin e disa elementëve kompromentues gjatë rivlerësimit të prokurores Elisabeta Imeraj.
Hashtag.al ka zbuluar se prej përfaqësuesit të ONM-së Theo Jacobs dhe Komisionerit Publik Florian Ballhysa janë keqpërdorur tre të ashtuquajtur dëshmitarë denoncues.
Nga tre denoncuesit ne kemi zbuluar se dy prej tyre nuk ekzistojnë dhe janë emra fals (Rrahim Shehu dhe Valentino Ymeri) ndërsa denoncuesja e tretë është një person me çrrregullime të shëndetit mendor.
Jemi absolutisht të interesuar të dimë nëse përfaqësuesit e BE-së në Tiranë, nëpërmjet kësaj deklarate në Twitter, u është dashur të bëjnë thjeshtë një qokë për Theo Jacobs apo vërtetë besojnë se bëhet fjalë për një fushatë dezinformimi.
Nëse e kanë qokë për zotin Jacobs, nuk ka problem. Është e drejta e tyre të mbështesin në Twitter cilindo person të kapur gafil në shpërdorim detyre me shpërdorim arbitrar nëpërmjet denoncuesëve inekzistentë ose me çrregullime të shëndetit mendor.
Por nëse përfaqësuesit e BE-së besojnë vërtetë se raportimet tona përbëjne fushatë dezinformuese, ata duhet të shpalosin hetimin e bërë rast pas rasti, pasi Hashtag.al ka folur konkretisht, bazuar në raportimet ligjore të seancës në KPA.
Nëse hetimi i BE-së ka zbuluar me prova një narrativë të ndryshme nga ajo që ka raportuar Hashtag.al, ne kemi gjithë gatishmërinë të kërkojmë falje publike për secilën gërmë që kemi publikuar.
E sfidojmë Bashkimin Evropian dhe çdo entitet tjetër të hedhë poshtë raportimet tona me evidenca.
Hashtag.al posedon të dhëna gjyqësore që flasin për keqpërdorimin nga përfaqësuesi i ONM-së Theo jacobs të instrumenteve denoncues, ai ka shpërdoruar besimin e publikut dhe detyrën duke ingranuar si denoncues dy persona që nuk ekzistojnë (Rrahim Shehu dhe Valentino Ymeri) dhe më pas ka ingranuar bashkë me komisionerin Florian Ballhysa dhe një të sëmurë mendore, të cilën ne e kemi raportuar me nofkën ?Threla?.
Hashtag.al njeh shumë mirë sensin e solidaritetit që ekziston ndërmjet trupës diplomatike dhe arrin të kuptojë nëse një postim në Twitter është një qokë apo nëse përbën shqetësim real.
Gjykojmë se në rastin konkret bëhet fjalë për një qokë solidarizimi mes tyre, por ndoshta gjykimi ynë është i gabuar, kësisoj mbetemi të hapur për çdo ballafaqim profesional.
Hashtag.al në mënyrë publike ka mbështetur procesin e Vettingut në princip, ama konsiderojmë se transparenca mbi këtë proces e përmirëson Vettingun, ndërsa hermetizimi është në dëm të procesit dhe në dëm të interesit publik shqiptar në tërësi.
Klasifikimi si ?fushatë dezinformimi? i raportimeve të pavarura dhe korrekte nga ana jonë, është një thirrje e tërthortë e zyrës së BE-së në Twitter për censurë ndaj këtij procesi.
Hashtag.al sfidon cilindo entitet, shqiptar ose të huaj për të hedhur poshtë evidencat e bëra publike gjatë raportimeve tona.
Ne nuk kemi nevojë për financime nga Delegacioni i BE-së apo USAID-it për të mësuar principet e raportimit mediatik.
Këto principe i kemi mësuar falas nga Melvin Mencher dhe Indro Montanelli.
Janë këta dy autorë që na kanë mësuar se shpesh krimet më të ndyra bëhen në emër të kauzave të drejta.
Kushdo që i fryn censurës është duke dëmtuar Vettingun.
Transparenca na bën mirë të gjithëve, ndoshta i bën mirë dhe vëzhguesit Theo Jacobs, se ku i dihet, dikush mund ta ketë manipuluar dhe atë duke e implikuar deri dhe me denoncues me çrregullime të shëndetit mendor. / Hashtag
Kryeministir Edi Rama gjatë debatit në ‘Opinion’, është pyet...
Kryeminisitri Edi Rama, është i ftuar mbrëmjen e sotme në “O...
Avokati Spartak Ngjela e mbështet legalizimin e kanabisit pë...
Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës dhe dështimi i negociatave për...
Nënkryetarja e LSI për Tiranën, Brisida Shehaj ka bërë denon...
Ipeshkvi i Rrëshenit, Dom Gjergj Meta ka reaguar pas deklara...
Nënkryetarja e LSI për Tiranën, Brisida Shehaj, ka komentuar...
Ditën e nesërme, disa nga rrugët e kryeqytetit do të jenë të...
Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso e ka konsider...
Shuhet në moshën 90 vjeçare historiani dhe studiuesi i njohu...
Sekretarja e Gjykatës së Lezhës Klaudja Marku, e cila u shpa...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ...
GJKKO dënon me 10 muaj burg ish-zv.ministren e Brendshme Rov...
Është gjetur punonjësja e Gjykatës së Lezhës, Klaudia Marku ...
Kompania importuese e çokollatave ‘Kinder’ ka nisur tërheqje...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ...
Nënkryetari i LSI Petrit Vasili, në një deklaratë për mediat...
Situata hidrike po përmirësohet dita-ditës. Reshjet e dendur...
Seanca në KPA për prokuroren Elisabeta Imeraj zbuloi një gam...
“Toka e cila nuk punohet më, duhet t’i kthehet shtetit”. Kë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...