web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Krihte flokët në mbledhje kur flisnim”/ Ish-kryetari i Hetuesisë nxjerr të pathënat për Enver Hoxhën

31 Mars 2022, 20:41, Aktualitet CNA

Kryetari i Hetuesisë së Përgjithshme të Shqipërisë 1982, Qemal Lame ka folur për diktatorin Enver Hoxha.

I ftuar në një studio televizive, Lame tha se fjalimet e diktatorit përgatiteshin nga shkrimtarë të shquar shqiptarë, teksa rrëfen një rast në mbledhjen e byrosë politike, ku Enver Hoxha krihte flokët me krehër.

?Në mbledhjen e byrosë politike për shembull ai gjithë kohës ai krihte flokët me krehër. Njerëzit ndoshta nuk e  besojnë, po ky ishte realiteti. Kur e dëgjon udhëheqësin e dashur që fliste me fjalimet e përgatitura nga njerëzit më të mirë që kishim nga shkrimtarët e talentuar se vet nuk besoj se i ka bërë, e kupton ndryshimin si flet. Shkrimtarë tanë të dëgjuar kanë kontribuar për veprat e tij, janë shkruar 100 vepra por besoj se janë produkt i elitës së asaj kohe?,-tha Lame./E.T-CNA.al





Lajmet e fundit nga