LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Atentati me armë në Fushë-Krujë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

9 Janar 2022, 19:14, Kronika CNA
Atentati me armë në Fushë-Krujë/ Zbardhet dinamika e

Është zbardhur dinamika e atentatit në Larushk të Fushë-Krujës, ku mbetën të plagosur me armë zjarri Gentjan Bejtja dhe Klodian Stafuka.

Mësohet se ata po udhëtonin me një automjet kur drejt tyre u qëllua me armë zjarri pranë një pike karburanti.

Gentjan Bejtja ka marrë një plumb në krah, ndërsa shoku i tij, Klodjan Stafuka është lënduar pasi makina me të cilën ata udhëtonin ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar.

Dyshohet se shënjestër e atentatit ka qenë i plagosuri Gentjan Bejtja, i cili rezulton emër i njohur për policinë dhe i skeduar në disa ngjarje kriminale. /CNA.al

Lajmet e fundit nga