“Depresioni gati sa nuk më vrau”, rrëfimi tronditës i futbollistit: Do hidhesha nën një tren

8 Janar 2022, 09:59, Sport CNA
“Depresioni gati sa nuk më vrau”, rrëfimi tronditës i

Emanuel Mammana trondit me deklaratën e fundit. Mbrojtësi i River Plate ka rrëfyer për gazetën Olé tentativën e tij për vetëvrasje dhe dha detaje të atij momenti të vështirë. 25-vjeçari, në prill të vitit 2020, tregoi se pas humbjes së prindërve kishte menduar vetëvrasjen dhe se River e kishte ndihmuar shumë.

?Mendova të lija futbollin, mendoja edhe për çmendurinë e vetëvrasjes. Doja ta bëja dy herë. Ishte shumë e vështirë, shumë e vështirë. Por pavarësisht dhimbjes arrita të dal prej saj. Më duhej të realizoja ëndrrën e babait tim: ai donte që unë të arrija Kombëtaren. Një ditë po prisja trenin dhe kur pashë se po vinte vendosa të hidhesha.

Një i huaj më kapi nga qafa e këmishës dhe më hodhi pas murit. Nuk e di kush është ai person, por e falënderoj nga zemra. Sot kam familjen dhe fëmijët e mi. Prindërit e mi nuk donin që unë të bëja vetëvrasje?.

Mbrojtësi u largua nga River Plate për t?u bashkuar me Lyon në vitin 2016, më pas filloi aventurën e tij me Zenit në 2017. Argjentinasi e përfundoi përvojën e tij në Rusi në fillim të vitit 2022, pas huazimit te Sochi. 25-vjeçari është kthyer në shtëpi te River, klubi që e ndihmoi të kapërcejë vdekjen e prindërve.

Lajmet e fundit nga