web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skema korruptive e inceneratorëve/ Arrest me burg për Stela Gugallen dhe Klodian Zoton

14 Dhjetor 2021, 14:58, Politikë CNA

Pas një hetimi të SPAK në lidhje me dosjen e inceneratorëve, sot është vënë në pranga ish-ministri i Mjedisit në bashkëqeverisjen PS-LSI, Lefter Koka.

Por përmes një njoftimi zyrtar, SPAK bën me dije se ka shtrirë arrestimet edhe më tej.

Masa arrest me burg është edhe për Stela Gugallen dhe Klodian Zoton.

?Caktimi ndaj personit nën hetim Klodian Zoto i masës së sigurimit personal ?arrest në burg?, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprat penale të 245 e 25 dhe 287/2 i Kodit Penal.

Caktimi ndaj personit nën hetim Stela Gugallja i masës së sigurimit personal ?arrest në burg?, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, si e dyshuar për veprat penale të 245 e 25 dhe 287/2 i Kodit Penal?, thuhet në njoftimin e SPAK.

Stela Gugallja është bashkëjetuesja e Mirel Mërtirit, e cila rezulton aksionere në inceneratorin e Elbasanit. Ndërsa Klodian Zoto dhe Mërtiri janë aksionerët kryesorë në inceneratorët e Tiranës dhe Fierit./E.K-CNA.al

Nga Klodian Zoto, Stela Gugallja dhe Lefter Koka/ SPAK zbardh hetimet për inceneratorët

Dosja e inceneratorëve/ Shpallet në kërkim Mirel Mërtiri

Pa pranga në duar/ Lefter Koka mbërrin në Drejtorinë e Policisë, Tiranë

128 milionë euro për një incenerator që nuk ekziston/ Kontrata PPP, që i vuri prangat Lefter Kokës

Ish-ministri Ramës në duar të SPAK/ Si tentoi të largohej pa zhurmë nga politika

Afera e shekullit/ Dosja e inceneratorëve prangos ish-ministrin e Ramës

Arrestohet ish-ministri Lefter Koka





Lajmet e fundit nga