LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha merr në mbrojtje Lefter Kokën?/ ‘Paratë e kujt po pastronte ish-Ministri i arrestuar”

14 Dhjetor 2021, 13:03, Politikë CNA

Lulzim Basha, kryetari i shkarkuar ka dalë sot me një apel për drejtësinë në lidhje me aferën e inceneratorëve.

Reagimi i tij ka aradhur pas arrestimit të ish-ministrit Lefter Koka.

Sipas Bashës pa shkuar tek peshqit e mëdhenj, gjithçka do të mbetet një farsë gjë që rrezikon besimin e drejtësisë.

?Emrat e vërtetë që rrinë pas kësaj afere korruptive janë Edi Rama, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj dhe Erion Veliaj.

Sa kohë nuk ka veprim të plotë, nuk ka drejtësi të plotë për këtë aferë korruptive që ka varfëruar më shumë xhepat e shqiptarëve.

Është vetëm një proçes që sapo ka nisur. Nis me kreun e qeverisë.

Paratë e kujt po pastronte ish mininistri i arrestuar sot?

Me refuzimin për t?u përgjigjur në kohë, fajtorët janë zbuluar në syrin e publikut.

Kjo betejë do të vazhdojë dhe pavarësisht vullnetit të drejtësisë, të cilës sot i kërkoj të bëjë punën e saj duke nisur nga kokat, jo një apo dy emra.

Skema e inceneratorëve është një skemë që varfëron xhepat e shqiptarëve?, ka thënë Basha./E.S-CNA.al

Lajmet e fundit nga