web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga referendumi, tek rikthimi i Berishës në politikë/ Ish deputeti “zbërthen” zhvillimet në PD

14 Dhjetor 2021, 15:19, Politikë CNA

Zhvillimet në selinë blu vijojnë të sjellin një sërë reagimesh nga eksponentë të politikës.

Ditën e shtinë, në datën 18, nga njëra anë do të mbahet referendumi në çdo degë të PD, ndërsa nga ana tjetër kreu i shkarkuar i PD Lulzim Basha do të mbajë Kuvendin.

Ish deputeti Aldo Bumçi, në një intervistë televizive komentoi zhvillimin e mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit në ambientet e selisë blu. Sipas tij, ajo mbledhje ishte zbatimi i Kuvendint të 11 dhjetorit, ndërsa shtoi se Basha është shkarkuar me mbi 4000 vota.

?Ishte zbatimi i kuvendit të 11 dhjetorit. Nëse ka tregim force ishte kuvendi i 11 dhjetorit. Shkallët e stadiumit ishin plot me mbi 9 mijë persona dhe ky manifestim i besimit dhe entuziazmit u kurorëzua me kuvendin e 11 dhjetorit. Demokratët e shprehën qartë. Gjërat tashmë kanë ndryshuar. Ne shkuam për të zbatuar atë vendim pasi Basha është shkarkuar me mbi 4000 vota. Më 18 dhjetor ne ftojmë të gjithë demokratët të shkojnë të votojnë dhe të shprehin vullnetin e tyre të lirë?, tha Bumçi.

Ish deputeti komentoi edhe procesin e referendumit, që do shtrihet në çdo degë, ku u shpreh: ?Tani të gjithë ne jemi të angazhuar për referendumin e datës 18, do ketë shtrirje në çdo degë, do njoftohet ora ku demokratët në çdo zonë do shprehin vullnetin e tyre dhe ringritjen e PD. Tashmë Basha i takon së kaluarës dhe unë i bëj thirrje deputetëve të përfaqësojnë demokratët aty ku ata i thërrasin. Aty ishin ata. Basha përfaqëson të kaluarën?.

Bumçi beson në një rikthim të Berishës në politikë, ku shton se do krijohet një opozitë e fortë kundër qeverisë së Edi Ramës. ?Në politikë edhe në vende të tjera ka pasur rikthime. Nuk është vetëm dëshira e tij. Foltoret e mbushura plot me entuziazëm tregojnë qartë që demokratët i kërkojnë Berishës të bëhet guri i themelit. Demokratët me votën e tyre do përcaktojnë përfaqësuesit e tyre. Duhet të fillojmë projekte të fuqishme, demokratët le të jenë edhe kritikë por të jenë pjesë e krijimit të një fronti opozitar kundër Edi Ramës?, tha Bumçi./E.K-CNA.al





Lajmet e fundit nga