LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paralajmëron Topalli/ “Pa ikur Basha nuk kthehem në PD”

7 Dhjetor 2021, 20:02, Politikë CNA
Paralajmëron Topalli/ “Pa ikur Basha nuk kthehem në PD”

Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli theksoi se shpreson që shpallja non grata e liderit historik, Sali Berisha të korrigjohet.

Ajo shtoi se për sa kohë Basha do të jetë në krye të PD-së, ajo nuk mendon të rikthehet në politikë dhe e kundërta do të ndodhte nëse Berisha merr partinë.

?SHBA kanë patur një aleancë të veçantë me Berishën. Kam shpresë se korrigjohet sepse kam informacion se edhe UÇK ka qenë në listën e zezë. Besoj se çdo gjë do sqarohet, unë e uroj!

Foltorja është ajo që unë kam dashur. Kam refuzuar të pranoj se instikti i forcës sime politike të vyshkej, të zbehte parimët kryesore demokratike. Kam thënë që për sa kohë të jetë në krye Basha, nuk do jem aty se s?dua të bëhem bashkëfajtore me proceset e regresit që bëhen aty. Fenomeni i mbivendosjes?

Unë do jem tek familja ime, shtëpia ime, ku më kanë besuar për vite me radhë me një kusht. Nëse do shoh se pas 11 dhjetorit do ketë një proces serioz të rikthimit të vlerave në PD. Komunikoj por s?më ka kërkuar asgjë sepse nuk është në natyrën e Berishës të kërkojë. Nuk e ka bërë as në ?97-ën. 

Gjej veten time në PD, të vërtetën, çdo tezë që kam hedhur. Nuk pres të kem oferta, të gjithë bashkë duhet të punojmë atë që njerëzit kërkojnë. Kemi një shoqëri të ndarë mes njerëzve shumë të pasur e atyre tmerrësisht të varfër?, tha Topalli./CNA.al

Lajmet e fundit nga