Në "zemër" të Devollit me kryebashkiakun Duro/ Historia, natyra dhe turizmi i së ardhmes
CNA TV udhëton drejt Devollit, një prej zonave më të veçan...
CNA TV udhëton drejt Devollit, një prej zonave më të veçan...
Ka një aksiomë të mirënjohur që spjegon përplasjen e një politikani me një intelektual në arenën publike: Sipas saj, i pari tenton të bindë, ndërsa i dyti kërkon të ketë të drejtë. Pra e përkthyer më thjeshtë, qëllimi i njeriut të politikës është që ti mbushë mendjen një shumice, qoftë dhe duke përdorur gënjeshtra, ndërsa njeriut të mendimit i intereson vetëm e verteta.
Pak a shumë ky dyluftim u zhvillua të enjten në mbrëmje, në Top Story, mes Lulzim Bashës dhe Fatos Lubonjës, lidhur me ngjarjet që pasuan vendimin për përjashtimin e Sali Berishës.
Nga ajo që u pa Basha nuk arriti ti jepte përgjigje shteruese asnjërës prej pikpyetjeve që u ngritën.
Tezat e publicistit dhe shkrimtarit ishin një sintetizim i dilemave që të gjithë shtrojnë për kryedemokratin. E para: Pse ai ndërmori një vendim personal me pretekstin për të ruajtur të bashkuar partinë dhe dështoi duke e përçarë më shumë se kushdo tjetër atë. Përgjigjja që mori ishte qesharake, për të gjithë ata që e shohin realitetin në sy. Basha e mohoi gjurulldinë e shkaktuar në PD.
E dyta, lidhej me një çështje që është shndërruar në kryetemën e debatit publik në radhët e opozitës, atë se deri në ç?pikë i duhet thënë ?po? pa kushte SHBA-së. Lubonja mbrojti tezën se misioni i një opozitari, sot, në këtë vend, është që ti kundërvihet jo vetëm qeverisë, por diplomatëve amerikanë që në shumë raste janë reshtuar padrejtësisht në mbrojtje të pushtetit. Në princip Basha e pranoi këtë qasje, ai tregoi raste se kur i ka thënë jo ambasadorëve, por u mbrojt me faktin se këtë rrefuzim e ka ndërmarrë kur ka qenë në pikpyetje interesi i shqiptarëve apo demokratëve dhe se s?do ta bënte kurrë për interesa pesonale të tijat apo të Berishës.
Por alibia e kryedemokratit ishte fare lehtë e demontueshme. Me asimetrinë që treguan ndaj goditjes së korrupsionit të tetë viteve më parë, duke mos thënë asnjë fajlë kundër këtij të sotmit, me kohën menjëherë pas zgjedhjeve kur goditën Berishën, me mënyrën arrogante sesi shantazhuan për përjashtimin e tij, diplomatët amerikanë e shndërruan ?non grata-n?, nga një problem vetjak, në një çështje të të gjithë shoqërisë dhe mbi të gjitha të opozitës. Por për këtë Basha nuk arriti të jepte përgjigje. Pikpyetja se përse ndonjëherë ka arritur ti thotë jo edhe diplomatëve më të lartë të SHBA-së, ndërsa në shtator u gjunjëzua përpara tyre mbeti sërish enigmë.
E treta, që ka lidhje me pikpyetjen e mësipërme ka të bëjë me mënyrën se si kryedemokrati e mori atë vendim. Për qasjen prej intelektuali të Lubonjës, është i paperceptueshëm qëndrimi se ti e vlerëson dikë, por duhet ta përjashtosh atë sepse kështu të ka urdhëruar superfuqia.
Edhe këtu Basha dështoi në përgjigje. Ndonëse shkrimtari dhe publicisti këmbënguli disa herë për të kuptuar logjikën dhe argumentat me të cilat, Ricker apo Yuri Kim e kishin bindur, ai u mjaftua me një përshkrim rutinë për mënyrën se si procedohet deri tek ?gon grata?.
Shefi ?de facto? i PD-së nuk ia doli të shkonte më larg se alibitë bajate dhe propagandistike të mbrojtësve të tij që flasin për partneritetin strategjik të demokratëve me SHBA-në.
Në përfundim, pas afro dy orësh, nuk qe e zorshme të kuptoje se intelektuali e përmbushi misionin e tij në kërkim të së drejtës, ndërsa politikani e humbi synimin për të bindur, qoftë edhe përmes gënjeshtrës. Nga përballja me Fatos Lubonjën, Lulzim Basha doli më i vogël dhe më i palegjitimuar në zgjedhjet që ka bërë. Pas dy orësh live, imazhi i tij u përafrua më tepër me vlerat e veta reale, duke dëshmuar edhe njëherë, se sa të dobishme për publikun janë ato raste të ralla, kur farsa e pyetjeve të gatshme i lë vendin ballafaqimit me të vërtetën./Lapsi
Kujtesë mbi pasojat e një lufte barbare të Serbisë së Millos...
Nga Kreshnik SpahiuVendim anti-kombëtar: Partia Demokratike ...
Mbreti Leka, do të mbahet mend dhe do të përkujtohet përjetë...
Në fillim të muajit Mars të këtij viti, Lulzim Basha, nxori ...
Ka një valë lajkatimesh hipokrite e habie të stisur mes përk...
Mënyra se si Lulzim Basha po e zhvillon betejën brenda forcë...
Nga Aurel BylykbashiNe këto dite te ngjeshura me debatin bre...
I dashur Albin, Së pari ju uroj 28 nëntorin, festën e flamur...
Kam vite të tëra që kërkoj fytyra të lumtura në këtë vend po...
Shqipëria mund të mësojë nga Kosova si zhvillohen zgjedhjet,...
-Duam edhe fjalën e jo vetëm xhestin zonja Kim!“Në momentin ...
Dëshëroni një “antipastë” të asaj që ka për të ndodhur me Pa...
Nga Ylli DylgjeriKu ndahen formularët për të marrë pjesë në ...
Nga Kostandin LuçiVasic Moisije, një personazh aq anonim dh...
Nuk është trekëndësh, por është rreth. Gjeometria politike, ...
Pasi doli rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit, Edi Rama e f...
Të përfshihesh në përballjen Berisha – Basha është e paevitu...
Nga Dr. Arian Starova, Ish- Ministër i Jashtëm Kryetar i Sho...
Kot e kanë dënuar aq rëndë me mospirje kafeje ambasadoren am...
Nga Avenir Peka Prej më shumë se dy muajsh Lulzim Basha përd...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka njoftuar masën e siguri...
Një 21-vjeçar është vënë në pranga, pasi së bashku me një ...
Policia e Fierit ka kryer një operacion ku ka goditur një ...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, tha se Shtetet ...
Një gjykatë në Paris ka dënuar gjashtë shtetas gjeorgjianë...
Zvicra do t’u drejtohet kutive të votimit këtë të diel për...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...