LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Do të ketë vetëm një Kuvend Kombëtar”/ Jorida Tabaku flet për debatet në PD

16 Nëntor 2021, 14:31, Politikë CNA
“Do të ketë vetëm një Kuvend Kombëtar”/

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku,  e ftuar në rubrikën ?Opinion?, në ?Neës 24?, ka folur për zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike.

Sipas Tabakut, nuk do të ketë Kuvend Kombëtar me 11 Dhejtor, por me 18 Dhjetor ashtu siç u vendos në kryesinë.

Ajo tha, se siç u deklarua një ditë më herët, do të ketë vetëm një Kuvend Kombëtar, e do të mbahet me datë 18 dhjetor.

Më tej ajo ka thënë se qëllimi i Kuvendit do të jetë se si do të vijohet me aksionin politik, duke qenë se jemi para zgjedhjeve lokale, si dhe shtoi se do të diskutohet për rifreskimin e strukturave.

Zhvillimet në PD, dje ka qenë fokusi te ju se është zhvilluar një mbledhje kryesie?

 Jorida Tabaku: Ka qartazi një vendim të kryesisë për 18 dhjetorin. Kemi pasur një mbledhje të gjatë të kryesisë, prej 6 orësh, patëm shumë ide. Ndihem krenare kur diskutohet në një ambient me mendime të ndryshme. Por në fund u vendos që data e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të jetë 18 dhjetori. Çdo parti perëndimore, ka disa rregulla të funksionimit që është statuti i partisë. Aty pati diskutime edhe brenda propozimit të datës 18, të shtohen në rendin e ditës të gjitha çështjet që kërkonin anëtarët e kryesisë. Por njëkohësisht edhe për të diskutuar momentin që po kalon PD

Pati debate, e në fund pati tre kundër dhe tre abstenime, cilët janë personat që votuan kundër?

 Jorida Tabaku: Nuk dua të dal e të etiketojë kolegë. Vlen që vota ka rëndësi dhe në fund të mbledhjes së kryesisë, vendimi për mbledhjen e 18 dhjetorit u votua nga shumica. Shpesh ndihem e dëshpëruar nga demokratët dhe mesazhin që përcillet te ato. Është një proces i vazhdueshëm. Ideja e përbashkët është që të bëhet një Kuvend dhe ai po bëhet me 18 dhjetor. Mendimet kundër që ishin dje, e dinë si funksionon PD. E dinë se si organizohet Kuvendi, e dinë që ka standarde rregulla që duhet zbatohet dhe të gjithë e dinë që ka një vendim për mbledhjen e kuvendit të 11 dhjetor.

 Zoti Berisha thotë kemi zbatuar statutin për mbledhjen e Kuvendit dhe u vendos data 11 dhjtetor. Ju pse u mblodhët fill pas kësaj?

 Jorida Tabaku: PD ka qenë duke pritur firmat, për të ndjekur procesin zyrtarë, ligjor, të rregullt. Me aq sa kam parë formularët, nuk shprehet vullneti për një datë, ata duan të mblidhet Kuvendi e ne kemi vendosur 18 dhjetor. Për të kaluar këtë situatë thërrasim të gjithë demokratët. Një vendim kryesie është i drejtë për të gjithë.

 Ju vendosët sipas statutit, me mbledhje kryesie për këtë datë?

 Jorida Tabaku: Pavarësisht mekanizmit që vendos në lëvizje thirrjen e Kuvendit, u shpreh dëshira për mbajtjen e një kuvendi kombëtar që i thërret të gjithë demokratët. Unë besoj që kjo është një çështje politike dhe çdo gjë është e bazuar në statut dhe në rregullat e brendshme, ishte dhe një vendim politik për mbajtjen e kuvendit me datë 18 dhjetor, që të gjithë të jenë pjesë. Unë besoj se ka pasur një komunikim ku deputetët kanë qenë në terren.

Nuk besoj se ka kompleks askush, as zoti Basha për të dalë përpara demokratëve. Por diskutimi ka qenë që të mos merren akte përçarëse. PD do e vijojë këtë proces në mënyrë civile. Ka pasur një komunikim të të gjithë anëtarëve të PD, më pas mediatizohet është gjë tjetër. Çështja e parë e rendit të ditës është strategjia për aksionin politik të opozitës. Më pas si do të vijohet, një rifreskim të strukturave. Përgatitja e PD me një aksion të qartë opozitar, që do të shoqërohet edhe me aksione reale në terren.

 Nuk do të diskutohen ndryshime statuti?

 Jorida Tabaku: Një kuvend ka dhe ajo është caktuar me vendim kryesie. Kuvend do të jetë ai i datës 18 dhjetor. Më pas takime çdokush mund të mbajë. Por Kuvendi zyrtar e që merr vendime do të jetë ai 18 dhjetorit.

 Pse nuk i shihni firmat në PD?

 Jorida Tabaku: Sekretari i Përgjithshëm ka folur gjatë për këtë. Është bërë debat diskutimi statuti i PD, e është hequr fokusi se çfarë po kalojnë qytetarët. Besoj që vendimi i djeshëm i kryesisë sqaron të gjitha dilemat.

Lajmet e fundit nga