LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përjashtimi i Berishës/ Basha: Do veproj për interes të demokratëve, është në luftë me SHBA

13 Nëntor 2021, 16:34, Politikë CNA
Përjashtimi i Berishës/ Basha: Do veproj për interes të

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka theksuar sërish qëndrimin e tij ndaj ish kryeministrit Sali Berisha.

Basha, duke shkëputur një pjesë nga intervista e djeshme, thotë se do të veprojë në interes të demokratëve dhe në interes të së nesërmes së PD dhe Shqipërisë.

Ai thekson se PD nuk do të bunkerizohet nga interesat personale të askujt. Luftën, thotë Basha, Berisha nuk e ka me atë por me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

?Qëndrimi im si kryetar i Partisë Demokratike ka qenë dhe do të jetë në interesin më të mirë të demokratëve dhe në interes të së nesërmes së Partisë Demokratike dhe të Shqipërisë??. Interesat personale të askujt nuk mund ta bunkerizojnë Partinë Demokratike. Sali Berisha nuk e ka luftën me mua, nuk po e bën luftën për asnjë demokrat, luftën e ka me SHBA, luftën po e bën për interesat e tij personale?, shkruan Basha në Facebook./CNA.al

Lajmet e fundit nga