A do të marrin pjesë në seancë plenare? PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Partia Demokratike do të mbledhë nesër paradite Grupin Par...
Partia Demokratike do të mbledhë nesër paradite Grupin Par...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi vizitoi ditën e sotme mjediset e Shkollës së Trupës në Bunavi, ku bisedoi me studentë të vitit të parë si dhe ndoqi disa orë stërvitore të tyre.
Gjatë fjalës së tij, Peleshi iu tregoi rekrutëve të rinj rreth ambicieve të qeverisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes, sa i takon modernizimit të Forcave të Armatosura.
Peleshi bëri me dije se tashmë kanë nisur diskutimet me Akademinë ushtarake të West Point në SHBA, nga i cili do të adoptohen modelet, standardet dhe arritjet edhe në Akademinë e FA. Po ashtu ministri tregoi edhe projektet që janë në funksion të kësaj akademie.
?Një kampus i ri nga fillimi, në një sipërfaqe të dedikuar për të do të fillojë ndërtimin nga viti që vjen. Jemi gati me projektet, jemi gati me planin, jemi gati me buxhetet edhe projektbuxheti i këtij viti na e ka dhënë të gjithë hapësirën për të ndërtuar nga e para me një standard shumë të lartë europian kampusin, klasat, hotelerinë dhe gjithë infrastrukturën tjetër në mbështetje të aktivitetit tuaj.
Ne do ta bëjmë institucionin e Akademisë së FA një institucion model edhe për institucionet e tjera të edukimit të lartë, ndaj po hapim dhe dimensione të tjera përveç atij tradicionalit?, tha Peleshi.
Ministri i Mbrojtjes gjithashtu vuri në dukje vlerësimet që Forcat e Armatosura shqiptare kanë marrë nga vendet partnere të NATO-s, ndaj edhe Shqipëria mund të bëhet sërish vendi mikpritës i stërvitjes më të madhe ?Defender? në vitin 2023.
?Jemi anëtarë të denjë në NATO, kemi përfaqësuar vendin tonë, një vend të vogël me burime të kufizuara, por me shpirt të madh në misione ndërkombëtare duke fituar një emër të mirë në radhët e NATO-s.
Unë dëgjoj vetëm fjalë të mira në takimet, në samitet e NATO-s, ministerialet e NATO-s, ministerialet rajonale për përfaqësimin e vajzave dhe djemve shqiptarë në botë, në misionet ndërkombëtare. Këtë vit patëm shansin të integrohemi në një shkallë më të gjerë, në stërvitjen më të madhe të zhvilluar në 30 vite në rajonin tonë ?Defender ?21?. Pas dy vjetësh me shumë mundësi ?Defender ?23? do të ketë si vend pritës Shqipërinë.
Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme e juaja për t?u ballafaquar me forca të tjera të ushtrive të tjera, për t?u integruar me ta, për të rritur ndërveprueshmërinë edhe për të fituar mbi të gjitha besim se dhe një vend i vogël si Shqipëria mund të luajë një rol të madh?, deklaroi ministri Peleshi.
Së fundmi ai u uroi mirëseardhjen në FA rekrutëve të rinj dhe theksoi se edhe procesi i rekrutimit do të ngrihet në një nivel tjetër, në mënyrë që të përthithen sa më shumë djem e vajza nga rinia shqiptare./CNA.al
Të miturit janë më të ekspozuar për të qenë viktimë të dhunë...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të kallëzojë penalisht ...
Përfaqësues të partive kryesore politike dhe ekspertë në Shq...
Policia Rrugore vijon kontrollet intensive në të gjitha rrug...
Ngjarja e ndodhur dy ditë më parë në Përputhen Prime, ku Alv...
Gazetarja Anila Hoxha i është përgjigjur dietologes, Blerina...
Sot moti paraqitet me vranësira të shpeshta, me kthjellime t...
Mediat koreane raportojnë se ambasadorja aktuale e SHBA në T...
Gazetarja e njohur investigative, znj. Anila Hoxha (Top Chan...
Në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Elbasan, me datë 15 Janar...
Diplomati amerikan, krahu i djathtë i Donald Trump, Richard ...
Nga Klodian TomorriSulmi frontal që liberalët e majtë dhe pë...
Programi Botëror i Ushqimit tha të hënën se numri i njerëzve...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manast...
Nga Mitro ÇelaBUJAR LAKO…– Në qershor të vitit 2001 isha pje...
Deputetja e LSI, Erisa Xhixho ka bërë të ditur nismën e saj ...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka njoftuar sot pagat pë...
Disa muaj më parë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për ...
Kur Sigurimi i Shtetit survejonte aktoren Mimika Luca e në k...
Të tjerë të dënuar në burgun e Drenovës në Korçë janë përkeq...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...