LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mbyllja e burgut të Zaharisë/ Ish-ministri i Ramës: Fatkeqësi shtetërore e shoqërore

9 Nëntor 2021, 12:21, Aktualitet CNA
Mbyllja e burgut të Zaharisë/ Ish-ministri i Ramës:

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë ?Rama 1?, Ylli Manjani ka komentuar vendimin për të mbyllur burgun e Zaharisë.

Në një lidhje në emisionin ?Shqipëria Live?, Ylli Manjani u shpreh se gjithmonë në muajin nëntor ndodh që të hapet tema për këtë burgun.

?Edhe në nëntor të vitit 2016 është bërë e njëjta gurgule, e gjithashtu do të gjeni deklaratën time për ta mbyllur atë. Por që nuk e ekzekutonim dot. Është fjalë goje për ta mbyllur, por një hendek i madh për një plan veprim. Nga fillimi i vitit 2017 do hapej burgu i Reçit në Shkodër, për të dërguar atë të Zaharisë në Shënkollë. Vendimi nuk është marrë sot, por më parë?, tha ish-ministri i Drejtësisë.

Sipas Manjanit, burgu i Zaharisë është ?një fatkeqësi shtetërore e shoqërore?.

?Është gjë e turpshme, për çdo zyrtar të shtetit, pasi në  burgun e Zaharisë mbijetonin në kufijtë e çnjerëzores?, shtoi ai.

Ish-ministri i Drejtësisë, tha se nuk është problemi vetëm si infrastrukturë, por aty mungonte trajtimi për të burgosurit me probleme mendore.

?Aty kishte persona në gjendje të rëndë psikike, trajtimi për ta mungonte. Nuk është e rëndësishme se do i transferojmë, por kush do i trajtojë ata persona. Trajtimi mjekësor është kryesorja. Familjarët akuzonin punonjësit e burgut kur shikonin njolla gjaku në mur. Por imagjinoni një gardian që duhej të jepte edhe ilaçet?, tha Manjani.

Lajmet e fundit nga