Buxheti 2022 për Policinë/ Çuçi: Ndryshimi nga 2013, si dita me natën
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi në fjalën e mbajtur gjatë p...
Në kufirin Poloni-Bjellorusi rritet presioni i ardhjes së migrantëve. Presidentja e Komisionit Europian, von der Leyen kërkon sanksione të reja kundër Bjellorusisë. Lituania do të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.
Për shkak të ashpërsimit të grindjes për refugjatët me Bjellorusinë, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen kërkon sanksione të reja kundër regjimit në Minsk. Ky regjim duhet të ndalë “instrumentalizimin cinik të migrantëve”, për qëllime politike është shprehur von der Leyen në Bruksel. Ajo kërkoi nga shtete anëtare të BE, “miratimin e zgjerimit të rregullores së sanksioneve kundër autoriteteve bjelloruse, që janë përgjegjëse për këtë sulm hibrid”. Von der Leyen ka diskutuar edhe me krerët e qeverive e vendeve fqinje si Polonia, Lituania, Letonia, masat për mbështetjen në këtë krizë të re.
Përplasje verbale
Lituania ndërkohë po ndërmerr masa të ashpra. Qeveria e vendit balltik, anëtare e BE kërkon të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, për këtë ajo i ka paraqitur parlamentit në Vilna një vendim të posaçëm për miratim. Kabineti qeveritar iu përgjigj kështu propozimit të ministres së Brendshme, Agne Bilotaite. Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki dhe ministri i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczack vizituan kufirin me Bjellorusinë të martën, zonën Kuznica (09.11.) Kreu i qeverisë falënderoi në një postim në Facebook policët, ushtarët dhe mbrojtjen kufitare në këtë situatë të tensionuar.
Kurse Bjellorusia ka paralajmëruar të martën Poloninë nga provokimet. “Duam më parë ta paralajmërojmë palën polake, të mos përdorë provokime të çfarëdolloji, me qëllim që të (…)justifikojë aksione të mundshme ushtarake kundër njerëzve të paarmatosur e të pambrojtur”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme në Minsk.
Ndërkohë BE po punon sidomos për sanksionimin e shoqërive të fluturimit nga shtete të treta, që “janë pjesëmarrës në transportimin e migrantëve nga Bjellorusia”, tha von der Leyen. Sipas të dhënave, zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Margaritis Schinas do të udhëtojë së shpejti në vendet origjinë dhe tranzit të migrantëve “për të siguruar që shtetasit e këtyre vendeve të mos bien në grackën e krijuar nga autoritetet bjelloruse.” BE akuzon pushtetmbajtësin, Aleksander Lukashenko se po sjell me qëllim refugjatë nga Lindja e afërt në BE për t’u hakmarrë për sanksionet e Brukselit.
Mijëra vetë i afrohen gardhit
Polonia, Letonia, Lituania kanë njoftuar për kalimin ilegal të kufirit nga Bjellorusia në mijëra raste. Të hënën zëdhënësi i qeverisë polake bëri të ditur, se ishin grumbulluar 3000 deri në 4000 migrantë në afërsi të kufirit polak. Ministri i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak shkroi në twitter, se do të angazhohen tani 12.000 ushtarë në kufi, 2000 më shumë se më parë. Forca të tjera janë vendosur në gatishmëri. “Shumica e njerëzve në Poloni e mbështesin kursin e ashpër të qeverisë”, tha korrespondentja e Deutsche Welles, në Poloni, Magdalena Gwozdz-Pallokat, nga ana tjetër “ka organizata humanitare që përpiqen të furnizojnë refugjatët me ushqime e batanije.” Ajo vetë ka qenë ditët e fundit në zonën kufitare për të parë gjendjen.
SHBA ka kërkuar nga Bjellorusia të ndalë menjëherë “fushatën e orkestrimit dhe nxitjes ilegale të fluksit të refugjatëve pëmes kufijve të saj në BE”. Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price tha, se Uashingtoni dënon përdorimin e “njerëzve të cënueshëm” nga “qeveria Lukashenko”.
Për shkak të fluksit të refugatëve në kufirin me Poloninë, ministri federal i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer ka kërkuar mbështetje nga BE. “Këtë nuk mund ta bëjë vetëm as Gjermania dhe as Polonia”, tha Seehofer për gazetën “Bild”. “Ne duhet t’i ndihmojmë qeverisë polake në sigurimin e kufijve të jashtëm të BE. Kjo është në të vërtetë detyrë e Komisionit Europian. Prandaj ndaj tij apeloj që të aktivizohet.” Seehofer akuzoi Lukashenkon, se përdor fatet e refugjatëve “për të destabilizuar” BE./ DW
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi në fjalën e mbajtur gjatë p...
Është zbardhur vendimi i gjykatës për ish-ministrin e Brend...
Katër punonjës të Drejtorisë së Tatimeve në Durrës janë vënë...
SPAK ka kryer një kontroll të befasishëm në Kadastrën e Durr...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi vizitoi ditën e sotme mje...
Të miturit janë më të ekspozuar për të qenë viktimë të dhunë...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të kallëzojë penalisht ...
Përfaqësues të partive kryesore politike dhe ekspertë në Shq...
Policia Rrugore vijon kontrollet intensive në të gjitha rrug...
Ngjarja e ndodhur dy ditë më parë në Përputhen Prime, ku Alv...
Gazetarja Anila Hoxha i është përgjigjur dietologes, Blerina...
Sot moti paraqitet me vranësira të shpeshta, me kthjellime t...
Mediat koreane raportojnë se ambasadorja aktuale e SHBA në T...
Gazetarja e njohur investigative, znj. Anila Hoxha (Top Chan...
Në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Elbasan, me datë 15 Janar...
Diplomati amerikan, krahu i djathtë i Donald Trump, Richard ...
Nga Klodian TomorriSulmi frontal që liberalët e majtë dhe pë...
Programi Botëror i Ushqimit tha të hënën se numri i njerëzve...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manast...
Nga Mitro ÇelaBUJAR LAKO…– Në qershor të vitit 2001 isha pje...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...