LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

5 objekte që duhet t’i mbani në shtëpi/ Thuhet se tërheqin paratë

5 Nëntor 2021, 09:16, Kuriozitete CNA
5 objekte që duhet t’i mbani në shtëpi/ Thuhet se

Ka disa objekte që përflitet që duhet t?i mbajmë në shtëpi në mënyrë që të tërheqim sa më shumë lekë. Edhe pse të gjitha këto janë ?bestytni? të trashëguara brez pas brezi nuk na gjen gjë ta provojmë.

Më poshtë keni listën e ketyre objekteve:

Elefantë

Elefantët konsiderohen kafshë të mençura, besnike e jetëgjata, arsyeja pse janë edhe simbol fati. Mbajtja e një statuje elefanti në shtëpi e bën jetën financiare tuajën më të pasur. Siugrohuni ta vendosni diku në qendër të shtëpisë.

Bretkosa me monedhë në gojë

Ky është një objekt i zakonshëm që gjendet në dyqanet e dhuratave, sidomos në vendet aziatike. Kjo bretkosë e cila ulet mbi një perlë, me një monedhë në gojë, është e shkëlqyer për të tërhequr para dhe e bën shtëpinë tuaj një burim mirëqenieje dhe bollëku.

Lule të freskëta

Për feng shui-n, përdorimi i luleve të freskëta përveçse e bën më të bukur dhe çlodhës ambientin, sjell më shumë freski në shtëpi. Kur lulet janë të freskëta sjellin lumturi dhe mbarësi, por duhet të keni kujdes të mos përmbajnë gjemba.

Temjan

Shumë njerëz e përdorin temjanin për të aromatizuar shtëpitë e tyre, por edhe për të larguar energjitë negative dhe për të ndihmuar në krijimin e një realiteti më të lumtur dhe me bollëk. Për feng shui, temjani është një aleat i fuqishëm për jetën financiare që dëshirojmë.

Pasqyra

Thuhet se pasqyra tërheq energjitë pozitive, por duhet pasur kujdes për zgjedhjen e vendit ku do të qëndrojë në shtëpi. Është e rëndësishme që të reflektojë një pamje të bukur, mundëissht jashtë shtëpisë, si kopshti apo lulet për të mbushur ambientin me energji pozitive. Këto janë disa elemente që tërheqin bollëkun në  shtëpinë tuaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga