Ilaçet kontrabandë/ Ekspertët: Mungojnë origjinalët, tregu i mbushur me barna joefektivë
Medikamente t% ndryshme q% po hyjnë në mënyrë të jashtëligjs...
Ish-drejtori i Agjencisë së Kontrollit të Barnave, Besnik Jakaj thotë se ndryshimet në ligj i hapën rrugë abuzimeve me cilësinë e medikamenteve.
?Në fakt nën pretekstin e uljes së çmimit, nuk çuan në ulje të çmimeve, por në mënyrë të strukturuar dëmtuan cilësinë dhe sigurinë e barnave. Lejoi me pak fjalë importin paralel. Importi paralel është një rrezik i madh që nuk e lejon asnjë vend i zhvilluar i botës, sepse barnat kanë një rrezik, një problem madhor që është ripaketimi dhe falsifikimi. Duke qenë se janë më të kushtueshëm, bëhet ripaketim dhe falsifikim. U ndryshohet data e skadencës dhe data e prodhimit?, shprehet ai.
Po çfarë do të thotë import paralel?
?Kompanitë e mëdha prodhuese, autorizojnë distributorin për ta distribuuar këtë lot në Shqipëri. Në rastin tonë i është lënë hapësira kryesisht tregut turk për të futur ilaçe në vendin tonë. Kompania e dërgon për Turqinë dhe bën edhe monitorimin e barit në vendin që e dërgon. Dhe këtu ndodh gjëja, vinë ilaçet në vendin tonë, por jo nga distributor direkt. Vijnë të ripaketuara. Dhe t?i mund të shesësh pastaj një produkt, për komplet tjetër dhe të mos marrësh pastaj efektin e duhur e në rastin më të keq të marrësh efektin negativ?, thoë Jakaj.
Medikamentet ndahen në dy tipe; patentë dhe gjenerike. Diferenca mes tyre është e madhe. Kur një kompani farmaceutike zbulon një medikament të ri ajo merr patentën për ta prodhuar dhe shitur me një marke apo emër të caktuar. Gjatë periudhës së patentimit që shkon deri 10 vjet, vetëm ajo ka të drejtë ta prodhojë, ta shesë dhe të marrë përfitime nga ky medikament. Pasi kësaj patente i mbaron afati, kompani të tjera farmaceutike mund ta prodhojnë dhe ta shesin këtë medikament, por me emra të tjerë që quhen gjenerike . Barnat gjenerike janë bioekuivalent, pra të ngjashëm me barnat origjinal patentë. Ato mund të ndryshojnë nga përqendrimi i lëndës së parë kimike-vepruese dhe nga përberja e lëndëve të tjera dytësore, mënyra e fabrikimit, formulimi, ngjyra, paketimi dhe emri tregtar. Nga ana tjetër barnat gjenerikë janë më të lirë se barnat patentë sepse kur shumë kompani krijojnë të njëjtin medikament, kjo ndikon në uljen e çmimit.
?Turqia dhe India janë vendet që prodhojnë masivisht medikamente gjenerikë dhe Serbia nga ku lanë filluan të vijnë lirisht në Shqipëri. Këto medikamente gjenerikë që nuk janë të ngjashëm me produktin e patentuar, pra me mallin origjinal të kompanive farmaceutike por nuk kanë të njëjtin efikasitet në trajtimin e sëmundjes dhe po ashtu kanë efekte anësore të shtuara, tashmë janë dominant në listën e barnave të rimbursueshme dhe normalisht qytetarët shpesh herë detyrohet të mos marrin atë që rekomandohet dhe është i pari në listë që subvencionohet por detyrohet të shtojë një vlerë monetare për të marrë atë produktin origjinal?, deklaron farmacisti.
Vetëm pak ditë më parë, pas hetimeve të SPAK, u arrestuan 6 persona në Tiranë për kontrabandë ilaçesh. Mes tyre pronarë të depove farmaceutike, që zënë një pjesë të mirë të tregut mediatik në kryeqytet me furnizim dhe shitje ilaçesh. Po çfarë kishte bërë ky grup farmacistësh e grosistësh? Përgjatë pandemisë e sidomos në fillim të saj, në publik përflitej për protokolle turke e kura gjermane qe të shpëtonin jetën nëse prekeshe nga Covid. Një pjesë e mirë e këtyre medikamenteve që lëshoheshin pa recetë, por me mesazhe nëpër telefona nga vetë mjekët, nuk ekzistojnë në tregun shqiptar të barnave. Nën panik, qytetarët rritën kërkesat për këto produkte me çdo kosto. Pikërisht këtë mungesë shfrytëzoi grupi i kontrabandistëve për t?i futur të paregjistruar në vendin tonë.
Diana Toma, kryetare e Urdhrit të Farmacistëve kërkon që t?i shkohet më thellë problemit të kontrabandës së ilaçeve. Gjithçka sipas saj nis nga nevoja që kanë pacientët për t`u kuruar e në shumë raste deri aty sa një bar mund të jetë rruga e vetme për t`u shpëtuar jetën.
?Ky treg informal nëse bari do ishte prezent, nëse nga kompani farmaceutike me seriozitetin që kanë garantojnë tek produkti cilësinë dhe si rezultat efikasitetin, do kishe larmi të molekulave atëherë të jeni shumë të sigurt që ky treg informal në sistemin farmaceutik thuajse nuk do ekzistonte?, shprehet ajo.
Ish-ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, pohon se edhe në kohën kur ai drejtonte dikasterin, kishte medikamente gjenerikë. Por prania e tyre e kufizuar dhe rregulluar nga ligji i barnave, lejonte tregtimin e shumë barnave patentë.
?Ka pasur gjenerikë edhe para 2013, por ka patur edhe barna që quhen patentë. Kur ka rregulla të qarta, konkurrenca është e ndershme. Në momentin që t?i krijon favore të caktuara, për interesa ekonomikë të caktuara, i ke rënë ndesh interesit të qytetarëve?, shprehet ai./euronews
Medikamente t% ndryshme q% po hyjnë në mënyrë të jashtëligjs...
Gazetari Artan Hoxha ka folur mbrëmjen e sotme për aktivitet...
Gazetarja Klodiana Lala, foli për situatën e kriminalitetit ...
Gjatë emisionit “Shock”, analistët Andi Bushati dhe Baton Ha...
Vettingu në sistemin e drejtësisë, ka qenë në qendër të disk...
Dritan Ulqinaku, nëndrejtor i Institutit të Shëndetit Publik...
Partia Demokratike dorëzoi në Kuvend amendimet për ndryshime...
Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi i ftuar në A...
Ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik, Rovena Daja ka d...
Për të paktën 3-4 vite, shqiptarët nuk do të njohin një rrit...
HAPAT E PARË NË TREGUN E PUNËSDeloitte Albania prezanton rez...
Ndotja e ujit në qytetin e Krujës, që për pasojë solli edhe ...
Më shumë se 8 persona vihen nën hetim nga prokuroria çdo dit...
Gjykata e Lartë ka vendosur ditën e sotme mospranimin e reku...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në kryeq...
CNA.al me dokumente ekskluzive dhe zyrtare ka mundur të zbër...
Katër persona kanë humbur jetën pas përmbytjes së anijes me ...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehu ka folur rreth borxhit publik...
Deputetja e partisë demokratike, Jorida Tabaku, nëpërmjet nj...
Ministrja Ogerta Manastirliu ka reaguar lidhur me helmimin e...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...