LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Artan Hoxha nxjerr zbuluar politikanët/ Ky është programi që komunikojnë, nuk përgjohet

26 Tetor 2021, 20:56, Aktualitet CNA
Artan Hoxha nxjerr zbuluar politikanët/ Ky është programi që

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se është kërcënuar nga kriminelë përse ka dhënë intervistë për SKY.

Në një intervistë për emisionin Opinion të Blendi Fevziut në Tv Klan, Hoxha tregoi edhe një rast kur grupet kriminale dhe autoritetet amerikane instaluan të njëjtin program.

?Po tregoj vetëm një rast që kanë përdorur grupet e krimit të organizuar. Ka qenë Encrochat, që u dekriptua. Ky aplikacion përdorej nga 60 mijë njerëz. Nga ai operacion u pa se Shqipërët e përdornin. Madje pjesa më e madhe ishin shqiptarë. Dhe kur erdhën më panë që unë kisha një Sky më thanë si ka mundësi sepse mafia shqiptare u godit. Nuk u godit u thashë sepse Encrochat nuk përdoret më por përdoret Sky. Kështu unë kisha kohë që komunikoja me ata të Amerikës Latine. U detyrua qendra e Sky që të bënte deklaratë e të thoshte se aplikacioni nuk ishte thyer. Ata në Amerikën Latine më thanë na prishe punë, pse e the këtë. Dhe çfarë ndodhi, në Mars u thye Sky dhe u kapën 28 ton kokainë. Na u ndërpre dhe komunikimi. Çfarë bënë? Autoritetet amerikane instaluan një tjetër program dhe të gjithë grupet kriminale e instaluan. U zbuluan 300 grupe më vonq dhe u kapën 150 milionë dollarë?, deklaroi Hoxha.

Hoxha zbuloi po ashtu programin e ri me të cilin komunikojnë kriminelët dhe politikanët. Bëhet fjalë për Signal.

?Ministrat, zyrtarët dhe politikanët kanë aplikacion të ri tashmë. Ata nuk përdorin më whatsApp. po të takon një politika, gjëja e parë që thotë është ?a ke Signal ti??. Përdorin Signal për të komunikuar, është më i sigurtë?, tha Hoxha./CNA.al

Lajmet e fundit nga