LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PS fitoi mandatin e tretë/ Petro Koçi: Bashkëpunuam me PD

25 Tetor 2021, 18:09, Politikë CNA
PS fitoi mandatin e tretë/ Petro Koçi: Bashkëpunuam me PD

Deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi u shpreh se mazhoranca qeverisëse arriti të siguronte mandatin e tretë në zgjedhjet e 25 prillit falë bashkëpunimit me PD.

Koçi thekson se PD-ja braktisi zgjedhjet vendore duke përfunduar pa asnjë bashki e duke i dhënë përparësi PS-së në pushtet.

?Janë mëkatet tuaja që u bënë bashkëpunëtore të fitores sonë në zgjedhjet e 25 prillit. Ishit ju që organizuar një bandë të armatosur që tmerroi qytetarët në Elbasan. Ishit po ju që dogjët kutitë e votimit në Shkodër e që bashkëdekretuar me presidentin shtyrjen e zgjedhjeve lokale.

Ishit po ju që braktisët zgjedhjet lokale dhe sot nuk keni asnjë bashki. Dhe e gjitha kjo sigurisht që ishte një avantazh për një parti që qeveris dhe që i shërben njerëzve dhe qytetarëve.?, tha ndër të tjera Koçi./CNA.al

Lajmet e fundit nga