LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse Partia Demokratike duhet të ndryshojë lidership?

25 Tetor 2021, 14:03, Politikë CNA

Nënkryetari i degës së Partisë Demokratike në Pogradec Oligert Muçllari është shprehur se ka ardhur koha që PD duhet të ndryshojë lidership.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai shkruan se Lulzim Basha është përgjegjësi kryesor për situatën ku është katandisur PD, ndërsa shton se kryeministri Edi Rama është bërë diktator dhe i ?fortë? sepse këtë luks ja ka lejuar vetë kryeopozitari me veprimet dhe mosveprimet e tij.

Postimi i plotë:

Pse Partia Demokratike duhet të ndryshojë lidership?

Janë thënë dhe stërthënë shumë herë pothuajse të gjitha arsyet dhe argumentet se pse PD është në këtë gjëndje, dhe cili/cilët kanë qënë shkaktarët kryesorë të kësaj gjëndje.Dhe për këtë arsye nuk do të fokusohem shumë tek ato që të gjithë i dimë, pavarësisht nëse shprehemi ose jo publikisht.

E vërteta e madhe dhe e pamohueshme është që në të gjithë këtë derexhe Partinë Demokratike e kanë sjellë Lulzim Basha me veprimet dhe mosveprimet e tij, dhe Sali Berisha me veprimet dhe mosveprimet e tij.Në të gjithë këtë histori janë bashkëpërgjegjës, ku sigurisht z.Basha është përgjegjësi kryesor duke qënë se ka qënë edhe kryetar tashmë prej më shumë se 8 vitesh.

Pse edhe z.Berisha ka qënë përgjegjës për këtë situatë?

Sepse unë mendoj dhe besoj se z.Berisha duhet të kishte mbajtur këtë qëndrim që në 2017.Marrveshja e 17 Majit (një marrëveshje akoma shumë e dyshimtë dhe që cënon thelbësisht interesat e PD) i hapi një gropë shumë të madhe PD.Nqs z.Berisha do të kishte mbajtur qëndrim në 2017 ashtu si tani, padiskutim që z.Basha nuk do të ishte më kryetar i PD.Shumë mund të gjykojnë se atëhere nuk ishte momenti, personalisht mendoj të kundërtën.Në 2017 kam qëne kundër z.Basha dhe kam marrë edhe pjese në Lëvizjen që u zhvillua nga disa drejtues të PD në disa qytete, kjo për shumë arsye.

Pas 25 Prillit z.Basha duhet të kishte dhënë padiskutim dorëheqjen, nuk e dha.Pikërisht edhe ky është një moment ku z.Berisha duhet të kishte mbajtur qëndrim.Padiskutim që nqs do kishte mbajtur qëndrim, z.Basha nuk do të rizgjidhej përsëri në krye të PD.E kemi mbështetur më shumë se ç?duhet z.Basha, dhe na ka zhgënjyer dhe vazhdon ta bëjë këtë çdo ditë.

Besoja se në Shtator do të fillonte seriozisht aksionin opozitar.Përkundrazi, po vazhdon me avazin e vjetër ?RETORIKË BOSHE POLITIKE?.Nga Vermoshi në Konispol e dinë të gjithë shqiptarët se sa qeveri kriminale dhe antishqiptare është rilindja.E çfarë po bën opozita me këtë???!!!Thjesht denoncime pa vlerë, denoncime që nuk e cënojnë aspak rehatinë e kësaj qeverie.Në një shtet me demokraci funksionale opozita ka rolin dhe misionin që jo vetëm të denoncojë problemet, por t?i japë zgjidhje dhe të prijë qytetarët në aksione të forta.

Lulzim Basha ka 8 vite që dëmton Partinë Demokratike, duke krijuar edhe një perceptim shumë negativ ndër qytetarë:  ?LULI, KY HUMBËS I MADH?.Këtë perceptim ne si demokratë e vuajtëm shumë edhe gjatë fushatës së kaluar, dhe sigurisht kjo jo për fajin e demokratëve, por të lidershipit.

Njerzit na thoshin: ohooooo, akoma me Lulin ju o???!!!

Shpeshherë mblidhnim supat dhe nuk kishim çfarë t?ju thoshim.E çfarë mund të thoshim, fatkeqësisht ky ishte dhe mbetet fakt.

Dhe këtë fakt e ka krijuar padiskutim Lulzim Basha.Sepse unë besoj fort se mënyra se si sillet kundërshtari me ty, varet vetem nga ti.Edi Rama është bërë diktator dhe i ?fortë? sepse këtë luks ja ka lejuar z.Basha me veprimet dhe mosveprimet e tij.

Në këto kushte mbështes lëvizjen e z.Berisha (më mirë vonë se sa kurrë) si e vetmja zgjidhje për ta çuar PD në vëndin që asaj i takon, në piedestalin e demokracisë.Sepse ka qënë pikërisht ajo që ka sjellë, ka rritur dhe zhvilluar më tej demokracinë.

Oligert Muçllari

Nënkryetar i Degës Pogradec/CNA.al

Lajmet e fundit nga