LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha “show” në parlament/ “Qeveria ngelet në klasë si derri maç”

25 Tetor 2021, 15:39, Politikë CNA
Basha “show” në parlament/ “Qeveria ngelet në

Në fjalimin e tij në parlament, kryetari i PD Lulzim Basha ka publikuar raportin, i cili tregon se Shqipëria është një nga vendet ku korrupsioni dhe sundimi i ligjit nuk përbën lajm.

Basha ka hedhur akuza mbi qeverinë, duke thënë se ka krijuar një shtet të kapur dhe të korruptuar.

Sipas tij në këtë aspekt, qeveria ka mbetur në klasë.

?Dhe kur vjen fjala te korrupsioni, një nga faktorët e matur nga ?World Justice Project?, Shqipëria e drejtuar nga ju mban vendin e 105-të në botë, pra jo vetëm korrupsionin më të lartë në Europë dhe rajon, por na keni renditur pas Beninit, Egjiptit, që mbajnë vendin e 103-të dhe të 104 dhe ndiqemi nga Zambia dhe Mozambiku, të 106-tët dhe 107-tët. Shikoni, është i vetmi europian në listë. Ky është pozicioni në të cilin mertion të jetë Shqipëria?Fryhet lartë e poshtë ekraneve, duke nanuritur se po bën shtet. Ky është shteti që ke bërë?

Me këtë nivel korrupsioni, mund të hapësh negociatat me Unionin Afrikan, se në Bruksel, të 105-tët në botë për, nuk na pranon njëri. Një tjetër faktor i matur nga ?World Justice Project? është sa e respekton qeveria ligjin, sa fuqi kanë autoritetet audituese të kontrollojnë qeverinë, sa pavarësi ka gjyqësori, sa të pavarura janë mediat dhe nëse hetohen dhe dënohen zyrtarët e lartë që shkelin ligjin

Dhe këtu situata është edhe më e keqe se treguesi i mëparshëm. Sepse nga 139 shtete, Shqipëria nën drejtimin e këtij regjimi, mban vendin e 109-të. E rrethuar nga Angola, Kazakistani, Afganistani dhe Mozambiku.

Prapë, i vetmi europian në listë, dhe megjithëse brenda një diapazoni afrikano-aziatik, qeveria Rama mbetet në klasë si derri maç?, është shprehur Basha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga