
Përplasje me armë zjarri/ Plagosen 6 policë, humb jetën një person në Greqi
Një përplasje me armë me policinë ka ndodhur në Greqi.Ngjar...
Një video që zgjati dy orë e gjysmë me imazhe nga çastet më interesante të samiteve të BE-së me një kolonë muzikore me piano. Një fjalim, në të cilin u theksua, një samit i BE-së pa Angela Merkel-i është si Parisi pa kullën Eiffel apo si Roma pa Vatikanin. Dhe një skulpturë si dhuratë lamtumire, që paraqet Këshillin Europian në Bruksel. Kështu iu shpreh lamtumira Merkelit prej kreut të Këshillit të BE-së, Charles Michel dhe 26 homologeve dhe homologëve të kancelares gjermane nga vendet anëtare. Nisur nga fakti që me gjasë në dhjetor në samitin e radhës postin e kancelarit si pasues i Merkelit do ta marrë socialdemokrati Olaf Scholz, ky takim i 107 i BE-së në nivel të lartë është i fundit për kancelaren Merkel.
Ndërsa kancelari austriak Alexander Schallenberg e përshkroi Merkelin si ?oaz i qetësisë brenda BE-së” dhe si ?padyshim një europiane të madhe”, kryeministri i Luksemburgut nxorri në pah një të fshehtë, kur tha, se: “Shumica e njerëzve nuk e dinë, por zonja Merkel ishte një makinë kompromisi.” Dhe: “Mua do të më mungojë shumë ajo.”
Faktikisht është pikërisht aftësia e Merkelit, që ka mundur të ndërmjetësojë mes pozicioneve të ndryshme në BE, ajo çfarë mund t’u mungojë këtej e tutje të 26 krerëve të BE-së.
Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, e quajti atë ?një faktor stabiliteti”, që në kohë të vështira politike ka qenë absolutisht i nevojshëm. Për këtë, tha ai, e vlerësoj shumë atë.
Angela Merkel vet zgjodhi fare pak fjalë emocionuese kur doli para gazetarëve pas takimit dyditor në Bruksel. Ajo tha, se largohet në një kohë, që i krijon asaj shqetësim. ?Ne kemi mundur të përballojmë shumë kriza.” Por: “Problemet e hapura për pasuesin tim janë të mëdha.”
Dy tema, që sipas Merkelit preokupojnë më së shumti unionin janë migracioni dhe mbrojtja e shtetit ligjor, e këto dy tema dominuan edhe samitin e BE-së.
Kryeministri polak Mateusz Moraviecki ishte në fokus. Polonia prej vitesh është duke e rikonceptuar sistematikisht sistemin e drejtësisë. Edhe pse kjo temë prej kohësh po e përçan unionin, Gjykata Kushtetuese polake e ka nxitur debatin në një nivel të ri, pasi gjykoi, që pjesë të së drejtës së BE-së nuk përputhen me të drejtën kombëtare në Poloni. Në një konferencë shtypi pas samitit Moraviecki i akuzoi disa shtete të BE-së, se nuk po e kuptojnë drejt reformën në drejtësi të Polonisë. Polonia nuk ka problem me shtetin ligjor, sipas tij.
Por shumë kryetarë shtetesh dhe qeverish të BE-së kanë një mendim tjetër për këtë. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kërkoi ?gjeste konkrete” nga qeveria polake.
Polonia luan një rol vendimtar në Bruksel edhe lidhur me grindjen e mbetur në vend-numëro për politikën e azilit dhe të migracionit në BE. Ashtu si edhe shtetet e tjera të BE-së Polonia akuzon kreun e shtetit fqinj Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko, se po nxit ardhjen e të arratisurve dhe migrantëve përmes Polonisë, Lituanisë dhe Letonisë drejt BE-së.
Angela Merkel e quajti këtë veprim si një ?kërcënim hibrid” dhe ?instrumentalizim politik” në kurriz të njerëzve. Të gjitha shtetet e BE-së ndajnë këtë mendim, por nga ana tjetër nuk janë në unanimitet se si duhet të reagojnë ndaj kësaj situate.
Ndërsa Gjermania propozon sanksione, një sërë vendesh të BE-së, ndër to Polonia, Letonia dhe Lituania kërkojnë më shumë para dhe ndihma për të mbrojtur kufijtë e jashtëm të BE-së.
Kancelari austriak Alexsander Schallenberg kërkoi, që BE të financojë dronë dhe gardhe kufiri. ?Përse duhet që vetëm taksapaguesit lituanezë ta mbajnë këtë barrë, kur në fakt ata na mbrojnë edhe ne”, tha Schallenberg. Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen , e hodhi poshtë këtë propozim. Gardhe me tela me gjemba dhe mure, sipas saj, nuk financohen nga BE.
Kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel tha, se BE-ja duhet të gjejë ?ekuilibrin” e duhur për të vepruar konform të drejtave të njeriut.
Grindja për politikën e azilit dhe migracionit e preokupon prej vitesh BE-në. Ndonëse Komisioni i BE-së në vjeshtën 2020 prezantoi një pakt të ri migracioni, qysh atëherë asgjë nuk ka lëvizur. Gerald Knaus, kryetar i think-tank Nisma Europiane e Stabilitetit, sheh me shqetësim gjendjen në kufijtë e jashtëm të BE-së me Bjellorusinë: ?Ne do të përjetojmë, se si njerëzit në dimër vdesin, sepse BE-ja nuk i lejon ata të hyjnë. Kjo është e tmerrshme.”
Që tema e migracionit në union nuk është zgjidhur ende, tha kancelarja Angela Merkel, kjo e bën BE-në të brishtë nga jashtë. Merkel vet pas 16 vjetësh në post nuk ia ka dalë të negociojë një zgjidhje, edhe pse ajo vlerësohet si ?makinë kompromisi”./DW
Një përplasje me armë me policinë ka ndodhur në Greqi.Ngjar...
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka deklaruar pasditen e s...
Megjithë përpjekjet gjermano-franceze për ndërmjetësim, grin...
Një tragjedi ka ndodhur në New Mexico. Aktori i njohur Alex ...
Kryemafjozi i shumë kërkuar turk, Sedat Peker ka publikuar s...
Mbretëresha Elisabeth e Britanisë, anulloi në mënyrë të papr...
Rreth 200 mijë kontejnerë të ngarkuar kanë mbetur stok në po...
Kritika ndaj Bashkimit Evropian për mospërmbushje të premtim...
Në Bruksel ka filluar sot takimi i parë i grupit të punës pë...
Gjigandi mediatik gjerman Axel Springer shkarkoi kryeredakto...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kundërshtuar ashpër k...
Një sulm me bombë në një autobus ushtarak ka ndodhur ne Siri...
Agjentët federalë zhvilluan “aktivitet për zbatimin e ligjit...
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar nd...
Ish-sekretarja e Ministrisë së Brendshme të Serbisë, Diana H...
Në Kosovë është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve me Co...
11 persona, anëtarë të një bande italo-shqiptare, e cila mer...
Para një viti u ndalua partia ekstremiste “Agimi i Artë” dhe...
Greqia është zgjuar nga lëkundjet e tërmetit, i cili raporto...
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur rreth mundësiv...
Pak javë më parë, CNA bëri një vëzhgim dhe investigim,...
Botuesi dhe pronari i disa mediave, Carlo Bollino, i c...
“Stop” shkoi në rrugën “Jordan Misja”, në Tiranë pranë fam...
“Stop” shkoi në Bashkinë e Kurbinit për problemin e familj...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Festim Bexhdili, i akuzuar për rrëmbimin me pasojë vdekjen...
Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar...
Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi vendimin për sekuestr...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të...
Pjesa e parë e ditës do të sjellë në Shqipëri mbizotërim t...
Fundjava do të ndikohet nga kushte atmosferike të qënd...
Kjo fundjavë do të ndikohet nga kushte atmosferike të ...
Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët për herë...
Krerët e Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve ...
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballk...
Qeveria franceze do të përballet me dy mocione mosbesimi m...
Rusia ka hapur një çështje penale kundër prokurorit dhe gj...
Revista prestigjoze amerikane “Time” i ka dedikuar një art...
Sot, lumi Vjosa në Shqipëri, një nga lumenjtë e fundit të ...
Shkrimitari nga Kosova, Arbron Gashi, ka prezantuar li...
Aktori Florjan Binaj ka reaguar për lajmin e shpalljes...
Gjigandi bankar zviceran, Union Bank of Switzerland, UBS, ...
Sot më 20 mars 2023, dollari amerikan blihet me 106.9 ...
Banka më e madhe e Zvicrës, UBS, raportohet se është n...
Sot më 19 mars 2023, dollari amerikan blihet me 106.9 ...