Mbiçmim i lekut?/ Zëvendësministri i Ekonomisë sqaron situatën
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Ka disa dite që në treg është hedhur teza e Partisë Demokratike për të ashtuquajturin draft të Vettingut të politikës.
Teza nuk është e re dhe ajo u hodh në treg edhe pak kohë përpara se PD të dorëzonte mandatet.
Ajo që nuk ka ndryshuar janë argumentat që rrëzonin fllusken e PD si në atë kohë ashtu edhe sot.
Komisioni i Venecias rrëzoi nismën si absurde duke argumentuar qartë dallimin midis Vettingut të gjyqësorit dhe atij të propozuar nga PD.
Venecia pranoi Vettingun në gjyqësor si një masë e jashtëzakonshme dhe e përkohshme për një grup njërëzish që pushtetin e marrin për ta ushtruar gjithë jetën, nga ku askush nuk mund t?i heqë përveçse kur vetëlargohen. Kjo sepse mënyra e re e emërimit në sistem të magjistratëve, parashikohej qe t’i bënte ata magjistratë të përjetshem.
Politikanët nuk janë njerëz të emëruar. Janë njerëz që votohen. Figura e tyre morale, niveli edhe pasuror, abuzimi etj, janë çështje që kalojnë rregullisht filtrin e votës. Ndaj një proces Vettingu si ai i propozuar dikur nga PD nuk kishte sens as juridik e as logjik.
E njëjta gjë vlen edhe sot.
Por sot drafti i ofruar nga PD ka kapërcyer jo vetëm kufijtë e logjikës, por duket sikur ka shterruar edhe kufijtë e budallallëkut.
Vettingu sipas konceptit të propozuar nga PD është proces administrativ, i cili duhet të niset kryesisht nga SPAK!!!
Por prokuroria, SPAK, është organ i hetimit penal! Nuk është organ që verifikon kryesisht çdo akt apo deklarim, nëse ai është ose jo në rregull me ligjin penal dhe as lëshon çertifikata virgjërie rast pas rasti.
Hetimin administrativ për çështje të pasurisë e kryen ILDKPKI.
Kur ka dyshim për vepër penale, atëhere çështja përcillet zyrtarisht për hetim nga SPAK.
PD po kërkon të ngarkojë SPAK me kompetenca hetimi administrativ. Dhe këto komptenca ja jep që ti ushtrojë kryesisht, apriori për gjithe klasën politike!
Është çështje tjetër se si ka përzgjedhur PD klasën që e quan pilitike, kur janë shtuar për shembull, Guvernatori i Bankës dhe drejtuesi i SHISH!
Nuk kuptohet pse këto funksione i ngjajnë politike PD-së, por nuk ka vlerë të merremi më gjatë me këtë detaj!
Për t’u kthyer tek mekanizmi dhe organi që citohet nga Luli Basha si kompetent për procesin e propozuar të Vettingut. Është jashtë natyrës së SPAK hetimi administrativ dhe ky lloj hetimi bie ndesh (shumë ndesh) me dispozitat që përcaktojnë fushën e veprimtarisë së SPAK. Mjafton të lexosh nenet hyrëse të ligjeve që rregullojnë veprimtarinë e SPAK dhe e kupton kollaj këtë.
E kupton edhe nëse nuk je jurist!
Askush nuk e ndalon Luli Bashën të ngrejë çdo strukturë të brendshme në PD që të hetojë paraprakisht çdo kandidaturë. Ata “juristët” që sot po mbrojnë draftin e Lulit për shembull, mund të përbëjnë strukturën e Vettingut në PD.
Luli Basha nëse e ka seriozisht, mund të propozojë mekanizma kontrolli paraprak në nivel partish politike. Duke kërkuar hartimin e ligjit të ri të partive politike. Ai ligj mund të detyrojë kryetarët e partive politike që të ngrenë mekanizma kontrolli dhe filtrimi të çdo kandidature si për çështje të pasurisë, integritetit dhe arsimimit.
Në vend të kësaj, Luli Basha vetëofrohet si subjekt hetimi nga SPAK!
Të vetëofrohesh kryesisht si subjekt hetimi nga SPAK dmth që të vetëvlerësohesh kryesisht si hajdut potencial!
E shtrirë kjo kërkesë për vetëofrim nga gjithë klasa politike, dmth që në vend që të punosh seriozisht dhe me sinqeritet që klasa politike të pastrohet, po i kërkon gjithë të tjerëve që të pranojnë të paracaktohen kryesisht si hajdutë potencial.
Ligji i Luli Bashës kriminalizon kryesisht gjithë klasën politike.
Këtë mund ta bëjë vetëm një idiot.
Me draftin e atij ligji, Luli Basha pasi është bindur qe ai vetë duhet të trajtohet si hajdut, kërkon që gjithë të tjerët të votojnë një ligj, nëpërmjet të cilit pasi të binden vetë që janë potencialisht hajdutë, të dalin përpara popullit e të hetohen publikisht si të tillë. PD ka hartuar një ligj me të cilin kërkon të bindë gjithë popullin që politikanët e PD e meritojnë të trajtohen si hajdut në sytë e tij.
Nisma kushtetuese për Vettingun është nismë gjasme dhe e padenjë si lëvizje politike.
PD edhe këtë herë e ka mbushur pushkën me fishekë manovër. Duke ja bërë shumë të lehtë kundërshtarit rrëzimin e kësaj nisme.
PD-së në gjendjen që është i duhen fitore. Në gjendjen që është për të fitore mund të jenë vetëm ato lëvizje politike që bindin demokratët, bindin popullin, bindin ndërkombëtarët dhe nënshtrojnë kundërshtarin.
Kjo e Vettingut vetëm i bën njerëzit të vënë duart në kokë!
Me sa duket ka një Vetting që duhet bërë në këtë rast!
Lidershipi i PD përpara se të kërkojnë që të vetohen nëse janë apo jo hajdutë, duhet të vetohen nëse janë apo jo idiotë.
Të vetohen kryesisht!/CNA.al
Gati 1/3 e qytetarëve shqiptarë (32,7%) janë të bindur se nu...
37,8% e shqiptarëve shprehet se janë prekur nga COVID-19. Th...
Drejtuesja e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë Jon...
Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka, ka folur për aferën e inc...
Nëse jeni gjobitur për mosmbajtje të maskës në rrugë pas tet...
Klasa e pestë në shkollën 9-vjeçare Avni Rustemi në Bashkinë...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE ka nj...
Qeveria e Shqipërisë duhet të rishikojë skemën e asistencës ...
Katër turist rus humbën jetën në mëyrë misterioze pak ditë m...
Është ndarë nga jeta në moshën 98- vjeçare ish- prokurori dh...
Mbrëmjen e djeshme u pezulluan nga detyra 6 punonjës të poli...
Ish shefi i Kadastrës në Vlorë Klodian Troci u arrestua pak ...
Kontrolli i Lartë i Shtetit, së fundi ka ushtruar një kontro...
Një 38 vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës . Shteta...
Gjyqtari dhe prokurori i kohës së komunizmit Aranit Çela ka ...
Policia e shtetit, si rezultat i kontrolleve me OSHEE-në ka ...
Emërimi i Gledis Nanos dhe dorëheqja e ish-Drejtorit të Përg...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organ...
Indeksi i Pasaportave Henley kanë përcaktuar se cilat janë p...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dorëzon në SPAK kallëzimin...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...