LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Humbën jetën në mënyrë misterioze në Qerret/ Prokuroria zbardh dosjen për katër turistët rus

21 Tetor 2021, 15:54, Aktualitet CNA
Humbën jetën në mënyrë misterioze në Qerret/

Katër turist rus humbën jetën në mëyrë misterioze pak ditë më parë në Qerret, teksa ndodheshin në SPA-në e një hoteli.

Prokuroria ka zbardhur dosjen e plotë të ngjarjes, ndërsa thekson se nga verefikimet e kryera rezultojnë se viktimat janë në marrëdhënie të posaçme mes tyre, dy prindër, vajza dhe dhëndërri i tyre.

Prokuroria gjithashtu ka zbardhur me saktësi edhe vendin se ku u gjenden viktimat.

Dosja e plotë e prokurorisë:

Më datë 15.10 rreth orës 22.10 është marrë njoftimi se në Qerret, Golem Kavajë në Hotel Gloria Palace, në ambjentet e SPA-së janë gjendur 4 persona pa shenja jete. Në vendngjarje ka shkuar grupi I hetimor dhe nën drejtimin e prokurorit janë kryer veprimet e para hetimore ku rezultoi se shtetasit rus: Sergei Burenkov, 60 vjec, Natalia Burenkova, 58 vjece, Ekatetina Burenkova 31 vjece dhe Nikita Belousov, 37 vjec të akomoduar me pushime në hotel, që më datë 10 tetor 2021 janë gjendur pa shenja jete në ambjentet e SPA-së nga personeli i hotelit rreth orës 22.00 datë 15.10.2021. Nga kqyrja e jashtme e kufomave nuk u konstatuan shenja dhune. Keta shtetas në orën 10.07 datë 15.10.2021 kanë dalë nga pika kufitare e Qafe Thanës dhe janë kthyer në orën 17.07 datë 15.10.2021 nga pika kufitare Tushemisht. Rreth orës 20.00 janë kthyer në hotel ku dhe kanë prenotuar ambjentet e SPA-së. Kufomat janë trasportuar në morgun e QSU, Tiranë ku do t?i nënshtrohen ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Nga verefikimet e kryera rezultojnë se viktimat janë në marrëdhënie të posacme mes tyre, dy prindër, vajza dhe dhëndërri i tyre.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes u konstatua se: Kufomat u gjetën në katin perdhe (kati 0) të godinës së hotelit ku në anën verioe të këtij kati ndodhet zona e pishinës së ngrohtë dhe SPA-së. Të vendosur në një ambjent me permasa 22.2 -8.4 m, në qendër të të cilit ndodhet pishina me përmasa 11.5 x 6.5 m me volum 60m3uji. Në skajin veri perëndimor të këtij ambjenti gjendet e vendosur, sauna e cila në momentin e kqyrjes rezulton në punë dhe në pultin e saj lexohet shënimi elektronik 19.14 dhe temperature 63 gradë celcius. Përreth perimetrit të pishinës gjenden të vendosura radhazi shezllone plastike me ngjyrë të bardhë.

Në cepin verilindor të pishinës pranë shezlongut të parë në radhë, përdhe gjendet e shtrirë në mënyrë të crregullt kufoma e një shtetasi mashkul i identifikuar më pas si ajo e shtetasit Sergei Burenkov. Në anën lindore të pishinës në mesin e gjatësisë së saj gjenden pranë njëri-tjetrit dy kufoma të tjera një mashkull dhe një femër e identifikuar si Natalia Burenkova dhe Nikita Belousov dhe këto dy kufoma të shtrira në gjendje të çrregullt. Në anën perëndimore të pishinës në shezllonin e mesit gjendet e shtrirë dhe pa asnjë jete në shezllon kufoma e shtetases Ekaterina Burenkova./CNA.al

Lajmet e fundit nga