Zvarrit pafundësisht proceset gjyqësore/ Sot, seanca e radhës e Veliajt në GJKKO
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...
Kontrolli i Lartë i Shtetit, së fundi ka ushtruar një kontroll mbi ecurinë e procesit të legalizimit në të gjithë vendin, zyrat e Kadastrës.
Në raportin e KLSH, ndër të tjera thuhet se reduktimi i kritereve të legalizimit, ka ulur nivelin e garancive ligjore që mbrojnë pronën publike, veçanërisht zonat bregdetare.
Fokusi i auditimit krahas shqyrtimit në tërësi të zbatimit të politikave qeveritare ka përfshirë edhe çështjet që kanë të bëjnë me pronat publike dhe shtetërore.
Fillimisht ky proces qe parashikuar të mbyllej në 2013, më pas në 2020, dhe përsëri afati është shtyrë në 2028.
Nga auditimi që i është bërë Agjencisë së Kadastrës nga KLSH rezulton se për periudhën 2006-2019, nga rreth 600 mijë vetëdeklarime vetëm për afro 179 mijë janë dhënë leje legalizimi, ose rreth 30%.
Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit objektiva e procesit të legalizimit nuk janë shoqëruar me plane veprimi të qarta. Megjithëse i supozuar të ishte një proces i përkohshëm, legalizimi duket si një proces i pambarimtë, deklaron KLSH.
Në përfundim të auditimit, grupi i auditimi ka konkluduar, ndër të tjera, në mesazhin si vijon: ?Shtrirja në kohë e procesit të legalizimit, përtej afateve ligjore të parashikuara, e ka shndërruar në një proces të tejzgjatur, duke denatyruar objektivin kryesor të tij ?për të rregulluar efektin e madh social të ndërtimeve informale?, dhe ka ?inkurajuar? tërthorazi ndërtimet informale, dhe jo reduktuar ato. Ecuria e tij ka hasur paqëndrueshmëri ndër vite në miratimin e lejeve të legalizimit, kjo e ndikuar kryesisht nga fakti se planet rregulluese vendore të bashkive nuk kanë qenë të përditësuar me ndryshimet demografike që kanë ndodhur në një zonë të caktuar. Qasja e deritanishme legjislative dhe organizative për procesin e legalizimeve është e drejtuar kah përmirësimit por ende evidentohen problematika thelbësore. Reduktimi i kritereve për legalizim nuk ka eliminuar tërësisht aspektet burokratike ndaj shërbimit të qytetarëve, njëkohësisht vërehet se ka ulur nivelin e garancive ligjore që mbrojnë pronën publike (veçanërisht zonat bregdetare)?
Vala e ndërtimeve pa leje nuk është ndaluar edhe pas 2014, i cili ishte afati ligjor i legalizimit. Nuk janë identifikuar dhe adresuar problematikat e njësive të qeverisjes vendore apo institucioneve qendrore në kontrollin e territorit, ndalimin e ndërtimeve informale, në hartimin e dokumenteve të planifikimit të territorit dhe në lidhje me lejet e ndërtimit.
Me vendimin nr.71 datë 21.06.2021 të Kryetarit të KLSH-së është miratuar raporti përfundimtar ku janë rekomanduar 6 masa për përmirësim ligjor, kryesisht me fokus mbrojtjen e zonave bregdetare nga ndërtimet informale dhe mbrojtjen e pasurive shtetërore si dhe 23 masa organizative, ndër të tjera, për unifikimin e hartave mes ish-ALUIZNI-t dhe ish-ZRPP.
Ndër dobësitë e vërejtura nga auditimi i KLSH janë:
Ndryshimet e shpeshta në kuadrin rregullator.
Dokumente strategjikë të vjetër, dhe pa plane veprimi të bazuar në objektiva konkretë dhe të matshëm.
Mangësi dhe paqartësi në kuadrin rregullator.
Mungesë unifikimi ligjor mes veprimtarisë së regjistrimit të ZRPP-së dhe proceseve të legalizimit të kryera nga ALUIZNI
Përdorimi i hartave të ndryshme mes ALUIZNI-t dhe hartave hipotekore.
Legalizime të objekteve pa respektuar distancat nga rrugët, hekurudhat, lumenjtë, çka tregon për dobësi në zbatimin e kuadrit ligjor.
Objektivat e strategjive në fushën e legalizimit nuk janë realizuar dhe nga formulimi i tyre rezulton se këto objektiva nuk janë shoqëruar me plane veprimi të qarta, të cilat do të individualizonin proceset e punës të secilit institucion që ndërlidhet me fushën e legalizimeve të ndërtimeve informale./CNA.al
Një 38 vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës . Shteta...
Gjyqtari dhe prokurori i kohës së komunizmit Aranit Çela ka ...
Policia e shtetit, si rezultat i kontrolleve me OSHEE-në ka ...
Emërimi i Gledis Nanos dhe dorëheqja e ish-Drejtorit të Përg...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organ...
Indeksi i Pasaportave Henley kanë përcaktuar se cilat janë p...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dorëzon në SPAK kallëzimin...
Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve, Ministri i Br...
Banka Credins ka kënaqësinë të informojë që jemi anëtarësuar...
Një 33 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrest...
Pezullohen nga detyra 6 punonjës të policisë së Korçës, mes ...
Ish-kryeprokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi ka deklarua...
Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka deklaruar se vettingu i po...
Avokati Sajmir Vishaj ka deklaruar se nuk mund të përdoret ...
Ish zv.kryeprokurori, Shkëlqim Hajdari ka folur rreth vettin...
Unioni i Noterëve Shqiptarë, përfaqësuar nga Admir Drago, ka...
Analisti Andi Bushati tha gjatë emisionit ‘Shock’ në Euronew...
Ish-zv.Ministrja e Arsimit, Nora Malaj nëpërmjet një statusi...
Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka propozuar shkarkimin e...
Gjykata e Kukësit ka pushuar çështjen ndaj ish-kreut të kësh...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...