
Shtetet me pasaportat më të fuqishme dhe më pak të fuqishme në botë
Indeksi i Pasaportave Henley kanë përcaktuar se cilat janë p...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr. 251, të vitit 2020, për veprat penale ?Kultivim i bimëve narkotike? kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ?Grup i strukturuar kriminal?, si dhe ?Kryerje e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal?, parashikuar nga nenet 284 e 28/4, 333a dhe 334/1 të Kodit Penal, si dhe për veprat penale ?Prodhim dhe shitje e narkotikëve?, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal dhe ?Shpërdorim detyre?, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Në kuadër të këtyre hetimeve njëvjeçare është arritur të dokumentohet veprimtaria e disa grupeve kriminale të përfshira në kultivimin e bimëve narkotike në zonat malore ndërmjet territorit të bashkive Pukë dhe Mirditë, të cilët kanë bashkëvepruar me njëri-tjetrin për të siguruar shitjen e lëndëve narkotike, si dhe kanë siguruar mbështetje për të vazhduar këtë veprimtari nga strukturat e policisë, të cilët i informonin për kontrollet që do ushtroheshin në zonë. Gjatë ndjekjes së këtij procedimi penal është arritur të evidentohen disa raste të aktivitetit kriminal dhe janë sekuestruar ndër të tjera provat materiale:
Në datë 02.12.2020 është sekuestruar sasia prej 37 kg e 450 gr lëndë narkotike ?Cannabis sativa?.
Në datë 04.08.2021 në vendin e quajtur Qafa e Helmit mbi fshatin Shkozë, Pukë janë asgjësuar afro 4000 bimë narkotike të dyshuara ?Cannabis sativa?, të kultivuara në tre parcela dhe janë evidentuar tre ambiente të përshtatura për të qëndruar personat që kanë kultivuar bimët e dyshuara narkotike.
Në datën 01.10.2021 është sekuestruar sasia prej 12 kg lëndë narkotike ?Cannabis sativa? në zonën e fshatit Pletë, Pukë.
Në datën 01.10.2021 është gjetur vendi ku kryhej përpunimi i bimës narkotike dhe është sekuestruar ndër të tjera sasia e gatshme e lëndës narkotike ?Cannabis sativa? me peshë 28 kg e 73 gr dhe një sasi tjetër e papërpunuar.
Mbi bazën e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. 82 akti, datë 17.10.2021 ka vendosur caktimi i masave të sigurimit personal si më poshtë:
Për 13 (trembëdhjetë) shtetas, njëri prej të cilëve me detyrë oficer i policisë gjyqësore (si pjesëmarrës në grupin e strukturuar kriminal), masa e sigurimit personal ?Arrest në burg?, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale;
Për 3 (tre) shtetas, masa e sigurimit personal ?Arrest në shtëpi?, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale.
Për 4 (katër) shtetas, punonjës të policisë gjyqësore, masa e sigurimit personal ?Detyrim për t?u paraqitur në policinë gjyqësore?, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale.
Nga ana e policisë gjyqësore janë ekzekutuar masat e sigurimit ?arrest në burg?, për personat nën hetim L.N; Gj. K.; M.RR.; Z.L.; I.P.; L.K.; T.L.; A.K. dhe Y.V.; Ndërkohë që janë shpallur në kërkim personat nën hetim T.SH.; G.M.; G.T., si dhe K.B., ky i fundit me detyrë oficer i policisë gjyqësore. Janë ekzekutuar gjithashtu masat e sigurimit personal ?arrest në shtëpi?, për shtetasit S.L. dhe E.L.
Të gjithë shtetasit e mësipërm janë me cilësinë persona nën hetim për kryerjen e veprave penale ?Kultivim i bimëve narkotike?, ?Grup i strukturuar kriminal? dhe ?Kryerje e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal?, parashikuar nga nenet 284 e 28/4, 333a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.
Ndërkohë janë ekzekutuar dhe masat e sigurimit personal ?Detyrim për t?u paraqitur në policinë gjyqësore?, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale për personat nën hetim Z.M.; A.N.; P.F.; dhe F.A., me detyrë punonjës të policisë gjyqësore, si persona nën hetim për kryerjen e veprës penale ?shpërdorim detyre?, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Ndërkohë që hetimet po vazhdojnë në kuadër të dokumentimit të veprimeve të disa punonjësve të policisë./CNA.al
Indeksi i Pasaportave Henley kanë përcaktuar se cilat janë p...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dorëzon në SPAK kallëzimin...
Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve, Ministri i Br...
Banka Credins ka kënaqësinë të informojë që jemi anëtarësuar...
Një 33 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrest...
Pezullohen nga detyra 6 punonjës të policisë së Korçës, mes ...
Ish-kryeprokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi ka deklarua...
Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka deklaruar se vettingu i po...
Avokati Sajmir Vishaj ka deklaruar se nuk mund të përdoret ...
Ish zv.kryeprokurori, Shkëlqim Hajdari ka folur rreth vettin...
Unioni i Noterëve Shqiptarë, përfaqësuar nga Admir Drago, ka...
Analisti Andi Bushati tha gjatë emisionit ‘Shock’ në Euronew...
Ish-zv.Ministrja e Arsimit, Nora Malaj nëpërmjet një statusi...
Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka propozuar shkarkimin e...
Gjykata e Kukësit ka pushuar çështjen ndaj ish-kreut të kësh...
Mbrëmjen e 4 qershorit të këtij viti 29-vjeçari Marsel Shehu...
Ambasadorja ameriken, Yuri Kim është takuar sot me kryetarin...
Gjyqi për dosjen “184” është shtyrë sërish ditën e sotme.Der...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE ka nj...
Laboratorët privatë që ofruan të parët analizat për COVID-19...
Nën kamuflimin si qendra masazhi ushtrohet prostitucion, m...
64 nga 216 paraplegjikë dhe tetraplegjikë në Berat ju komu...
“Stop” udhëtoi drejt Niklës pas shqetësimit për shkollën 9...
Në redaksinë e “Stop” ka mbërritur denoncimi i një zonjë q...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me ngj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e ...
Policia ka publikuar pamjet e arrestimit të 42-vjeçarit Kl...
Policia vë në pranga autorin e plagosjes me armë zjarr...
Për ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushte...
Në Shqipëri, industria fason e tekstileve dhe këpucëve, që...
Presioni i lartë i gjakut mund të shkaktojë 76 milionë vde...
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta n...
Sipas një studimi të kësaj platforme, në gjashtë muajt e p...
Një gazetare franceze u vu në pranga më 19 shtator nga pol...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Almyros, në Greqinë ...
Prokuroria në Britaninë e Madhe do të ngrejë aktakuzë ndaj...
Shkrimtari i njohur, Besnik Mustafaj, feston 65-vjetorin ...
Ediconi i 10-të i filmit ‘KO:SH FILM FEST 2023’ është çelu...
Zbulohet një foto e rrallë e vitit 1991 ku lideri i Lëvizj...
Botuesi dhe themeluesi i gazetës “Nacional”, Mujë Buçpapaj...
Bota është në prag të një krize për vajin e ullirit. Eksp...
Reduktimi i popullsisë po shkakton rënien e importeve në d...
Një i punësuar me pagë në Shqipëri mesatarisht punoi 4...
Sot, më 21 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 98...