LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Duhet t’i hiqni nga garderoba/ Katër trende veshjesh që nuk janë më në modë

12 Tetor 2021, 10:28, Lifestyle CNA
Duhet t’i hiqni nga garderoba/ Katër trende veshjesh që nuk

Moda është gjithmonë në ndryshim. Shumë tendenca të së kaluarës na rikthehen ashtu siç ka shumë tendenca që qëndrojnë vetëm për një vit maksimumi.

Për të evituar shpenzimet e tëpërta ne kemi një këllillë për ju. Sigurohuni që të keni gjërat bazë që janë gjithmonë në modë, duke rifreskuar vetëm disa detaje të garderobës tuaj vit për vit.

Më poshtë do të shihni 4 modele veshjesh që nuk janë më në modë dhe me çfarë mund ti zëvendësoni.

       1.Supersize puffers zëvendësohen nga modelet klasike

Puffers e mëdha në masë ishin një gjetje interesante për botën e modës por tani ato po humbasin popullaritetin e tyre. Pavarësisht se rrobat e masave të mëdha janë ende në modë në përgjithësi, puffet e mëdha po humbasin pozicionin e tyre duke u zëvendësuar nga modele klasike.

        2.Parkas me lesh po zëvendësohen nga xhupat e lëkurës (xhaketa aviatorësh)

Rreth 2 vjet më parë, pothuajse të gjithë kishin një pallto si kjo dhe leshi me ngjyrë ose natyral ishte një ndër elementët më të gjetur të këtij modeli. Por sot, një veshje e tillë dimërore i përket të kaluarës. Tani, xhaketat e aviatorëve dhe palltot e gjata janë në modë, duke zëvendësuar krejtësisht parkat.

      3.Jelekë prej gëzofi që duken të gufuara dalin nga moda

Kjo nuk ka të bëjë vetëm me përdorimin e gëzofit natyral – sepse edhe gëzofi fals është duke u përdorur më pak këtë dimër. Jelekët e gëzofit janë në rregull, për sa kohë që nuk e kanë këtë stil vemje. Stilistët rekomandojnë që këto jelekë të zëvendësohen me fustane pa mëngë dhe xhaket/triko me ngjyra dhe textura të ndryshme.

      4.Kapuçët me majë të madhe dhe dekoracione do të zëvendësohen me kapelet Beanie

Një lloj i ri kapuçësh do të jetë në mod këtë sezon duke lënë pas kapuçët me majë të madhe dhe dekoracione të sezonit të kaluar. E njëjta vlen edhe për kapelet me rruaza, lule dhe dekorime të tjera të lezetshme.Në vend të këtyre, dizajnerët nxjerrin në pah modele më klasike, madje edhe kapelet fedora po kthehen.

Kapelet Beanie tani janë më moderne. Ky model është i mirë për të gjitha llojet e fytyrës dhe universal për çdo veshje dimërore. Po ashtu, ai mund të vishet me puffers, pallto dhe pallto prej leshi./CNA.al

Lajmet e fundit nga