Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Gjermania midis pohimeve se pandemia ka mbaruar dhe shqetësimeve për një valë të re të Coronës në dimër. Cilat janë faktet?
“Berghain”, tempulli më i famshëm i vallëzimit në Berlin, është përsëri i hapur. Sipas raporteve, brenda kishte një përzierje të muzikës dhe ekstazës. Eksperti socialdemokrat i shëndetësisë, Karl Lauterbach, i njohur për fjalët e tij shpesh paralajmëruese për pandeminë, e mirëpriti këtë veprim. Hapja e klubit për të shëruarit dhe njerëzit e vaksinuar është një gjë “e madhe”. Me siguri do të ketë edhe të infektuar me virusin Corona. “Por ata që janë të vaksinuar nuk do të sëmuren aq rëndë. Ndaj mund të rrezikohet.”
A do të thotë kjo se Gjermania është afër tejkalimit të pandemisë? Jens Spahn, ende ministër i Shëndetësisë në qeverinë federale në largim, u shpreh optimist në një konferencë për shtyp: “Situata e pandemisë është e tillë që ne aktualisht nuk kemi probleme me të”.
Kështu duket se mendojnë edhe shumica e gjermanëve. Në një sondazh nga instituti për hulumtimin e opinionit “Infratest Dimap” thuhet se vetëm 42 përqind e të anketuarve janë të shqetësuar nga një rritje e sërishme e numrit të të infektuarve, që është shumë më pak sesa në verë, kur 62 përqind e të anketuarve kishin frikë nga mundësia e rritjes së shifrave të pandemisë.
Ndalohet vala e re
Kur shikojmë shifrat, shihet qartë se Gjermania e ka stopuar me sukses valën e katërt të pandemisë, e cila në verë dukej si e domosdoshme. Incidenca e infektimeve brenda shtatë ditësh është diku rreth 60 në 100.000 banorë. Ndërsa numri i të infektuarve është ndalur. Shifrat janë më të larta se në të njëjtën periudhë në vitin 2020, por sitata është tërësisht nën kontroll.
Por incidenca e shifrave javore më nuk është më standardi i vetëm i matjeve. Qeveritë federale dhe të landeve kanë rënë dakord që si indikator të përdoret edhe e ashtuquajtura shkallë e personave të shtruar në spitale, si pasojë e infektimeve me virusin Corona. Kjo shifër aktualisht më pak se 1.6 të shtruar në spitale në 100.000 banorë brenda një jave – që sipas ekspertëve është në fushën e gjelbër. Situata në repartet e kujdesit intensiv është po ashtu nën kontroll – përqindja e pacientëve me Covid në njësitë e kujdesit intensiv është pothuajse kudo në nivelin e përqindjes njëshifrore.
Por virusi është ende aktiv dhe i rrezikshëm. Në hartën e Institutit Robert Koch shihet se shumë rajone dhe qytete ende janë të shënuara me ngjyrë të kuqe, që do të thotë se shifrat e infektimeve javore në 100.000 banorë janë më shumë se 100.
Politika mbetet e kujdesshme
Sipas shifrave zyrtare, shkalla e personave të vaksinuar plotësisht është aktualisht rreth 65 përqind. Shkalla e vaksinimit tek personat mbi 60 vjeç, të cilët janë veçanërisht të rrezikuar, është pothuajse 85 përqind. Ndërsa tek të rinjtë shumë më e ultë. Instituti Robert Koch thotë se shkalla e vaksinimit mund të jetë pesë pikë përqindje më e lartë, sepse shumë vaksinime nuk janë raportuar tek Instituti. Autoritetet thonë se evidenca mund të jetë më e ultë sesa shifra e personave të vaksinuar.
Tani fillon sezoni i ftohtë dhe jeta po zhvillohet gjithnjë e më shumë brenda në shtëpi. Kjo rrit rrezikun nga infektimet. Politika e di këtë “por”… Pas mesazhit se situata është pak a shumë nën kontroll, Ministri Spahn dërgoi menjëherë një paralajmërim: Kuota e vaksinimit nuk do të jetë e mjaftueshme për një vjeshtë-dimër të sigurt. “Ne nuk duhet të ecim shumë shpejt, por hap pas hapi. Kështu që të mos kemi nevojë të kthehemi mbrapa”.
Në fokus: nxënësit dhe të pa vaksinuarit
Politika është fokusuar aktualisht tek dy grupe – tek nxënësit dhe personat e pa vaksinuar. Nxënësit e grupmoshave nën 12 vjeç po përballen çdo ditë me pandeminë, e ata numërojnë mbi nëntë milionë në Gjermani. Shumica e personave të infektur ndërkohë i takojnë këtij grupi. Por mjekët thonë se deri tani ka pasur vetëm disa raste të sëmundjeve serioze të fëmijëve. Virologia Jana Schroeder paralajmëron në një intervistë për DW se edhe fëmijët kanë përfunduar shpesh në spitale për shkak të Coronës.
Presioni nga ata që nuk janë vaksinuar
Grupi tjetër në fokus të politikës është ai i personave që nuk janë vaksinuar. Mendohet se rreth tre milionë persona të moshës mbi 60 vjeç ende nuk janë vaksinuar. Vaksinim me detyrim nuk ka, por presioni ndaj këtyre personave po shtohet. Në shumë restorante, në parukeri ose në koncerte dhe evenimente të tjera kërkohet dëshmi për vaksinim, shërim apo testim (3G). Restorantet lejohen të kërkojnë madje edhe (2G), që do të thotë se në restorante mund të lejohen vetëm të vaksinuarit apo shëruarit.
E gjitha kjo mund të shtojë presionin ndaj personave që nuk janë vaksinuar, sepse ndërkohë edhetestet prej datës 11 tetor janë me pagesë,për personat që nuk duan të vaksinohen. Një test tani duhet të kushtojë rreth 25 euro.
Shtrëngimi tjetër ka të bëjë me rregullat e karantinës. Deri me 1 nëntor do të hiqen pagesat në Gjermani për kohën e karantimit, për personat që nuk janë vaksinuar. Qëllimi është që të shtohet numri i të vaksinuarve dhe që të arrihet “imunizimi i tufës”./DW
Vazhdojnë bisedat dhe rrëfimet nga dy protagonistët e “Big B...
Afrimitieti mes Fifit dhe Granitit vazhdon dhe ata tregojnë ...
Melisa Lleshi është një prej emrave më të komentuar të media...
Fifi dhe Sabiani kanë vendosur të bëhen bashkë dhe të fshehi...
Ka shkuar në 1.8 milionë numri i qytetarëve që kanë marrë va...
Shqipe Hysenaj është një nga ish-konkurrenet më të komentuar...
Konkurrentët e Përputhen vijojnë të thyejnë rregullat e emis...
Nga Dr. Blerta Brati, mjeke mikrobiologeKur bëhet fjalë për ...
Një tjetër debat skandaloz është krijuar në emisionin Përput...
Nga Dr. Blerta Brati, mjeke mikrobiologeShmangia e formave t...
Ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 në ...
Në rrjetet sociale ka qarkulluar një video e Adës dhe Bashki...
Kompania farmaceutike amerikane, Merck, tha se ka kërkuar që...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar ...
Elhaid Cufi është një nga personazhet e njohur i cili është ...
Këngëtarja Filloreta Raçi, tani nuk e fsheh më se ka nëj pël...
Pandemia ka ndikuar në shëndetin mendor të qytetarëve. Të ri...
Edhe pse mardhënia midis Bora Zemanit dhe Donald Veshaj ka p...
Gjatë spektaklit të kalur të “Big Brother”, Arbana Osmani ka...
Nuk ka shumë kohë që kur “Big Brother” ka nisur e megjithatë...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...