Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Ish-presidenti Bujar Nishani ka komentuar deklaratat e sotme të kryeministrit Edi Rama.
Në një postim në rrjetet sociale, Nishani hedh akuza të forta ndaj kryeministrit, për të cilin thotë se po përgatitet për të fshehur skandalin më të madh të mandatit të ri qeveritar që sapo ka nisur.
Sipas Nishanit, nëpërmjet paralajmërimit të rritjes së çmimit të energjisë, Rama po përgatit grabitjen masive të financave të familjeve të çdo shqiptari.
?Kryeministri në detyrë i këtij vendi, Edi Rama ka bërë sot dy deklarata interesante.
E para që ; ?Vetëm në diktaturë çmimet i vendos qeveria? dhe
E dyta që ; ?Pagat nuk rriten sipas dëshirave por sipas kapaciteteve?, duke ju referuar kështu propagandës që po pregatit për të fshehur skandalin më të madh të mandatit të ri qeveritar që sapo ka nisur, atë të grabitjes masive të financave të familjeve të çdo shqiptari përmes rritjes së paralajmëruar dhe abuzive të çmimeve të energjisë.
Në fakt, thelbi i të dyja deklaratave është i saktë dhe i drejtë.
Pavarsisht se E. Rama nuk po thotë ndonjë gjë të re, perifrazimet e tij në ato dy deklarata kanë të vërteta brënda tyre.
Në një shoqëri të kapitalit të lirë, ofertën e përcakton tregu i lirë dhe vlera e punës bëhet sipas kapacitetit të ekonomisë që ajo gjeneron !
Deri këtu në rregull.
Por që të dyja këto deklarata janë qartazi pranim me gojën e tij të dështimit të madh të qeverisjes së Edi Ramës me kosto të madhe dëmi, ndaj jetës së çdo shqiptari e çdo familje shqiptare.
Në diktaturë çmimet i vendos qeveria por në diktaturë modeli ekonomik është i centralizuar pa alternativa që mundësojnë fleksibilitetin dhe pasjen e oportuniteteve të shumta për të tejkaluar çdo dështim të një burimi me një burim tjetër.?-shkruan Nishani.
Më tej ai thekson se se paaftësia dhe korrupsioni janë dy arsyet e dështimit spektakolar të Qeverisë së Ramës.
Sipas Nishanit, largimi i menjëhershëm i Edi Ramës dhe kësaj qeverie është zgjidhja e vetme.
?Edi Rama në 8 (tetë) vitet e qeverisjes së tij ka dështuar në mënyrë spektakolare për të investuar, ndërtuar e përfituar garanci ekonomike mbi alternativa burimesh.
Kjo për të dyja arsyet.
Paaftësia dhe Korrupsioni !
Nuk ka asnjë krizë reale për Shqipërinë.
Ka vetëm shkatërrim të buxhetit të shtetit, grabitje banditeske e tij gjatë fushatës elektorale për të manipuluar zgjedhjet prej Edi Ramës me miliardat që shpërndau pa asnjë kriter për të marrë vota të pamerituar dhe të manipuluara.
Tani, Edi Rama kërkon të mbushë buxhetin duke futur dorën në xhepin e familjeve shqiptare.
Vërtet që pagat rriten sipas kapaciteteve por pikërisht këtu prej 8 (tetë) vitesh Edi Rama ka dështuar rëndë të projektojë, nxisë, stimulojë, ndërtojë politika që të rrisnin kapacitetet ekonomike të vendit e për rrjedhojë pagat dhe pensionet e shqiptarëve, minimalisht të ishin dyfishuar përgjatë 8(tetë) viteve dhe shqiptarët të kishin mundësi të balanconin çdo sfidë financiare.
Kjo vetëm për një arsye.
Hajnia dhe Korrupsioni i kësaj qeverie.
Raporti zyrtar i KLSH tregon se gjatë 8 (tetë) viteve të qeverisjes së Edi Ramës buxheti i shtetit është vjedhur me më shumë se 2(dy) miliardë dollarë, që po të ishin futur në buxhet dhe jo në xhepat e hajnisë, do të kishin mjaftuar për 3 (tre) fishimin e rrogave dhe pensioneve.
Pikërisht këto deklarara të sotme të Edi Ramës tregojnë me gojën e Edi Ramës dështimin skandaloz të Edi Ramës, penalizimin e rëndë të xhepit të çdo shqiptari prej Edi Ramës.
Në këtë situatë ka vetëm një zgjidhje.
Largimi i menjëhershëm i Edi Ramës dhe kësaj qeverie.?-thekson ish-presidenti.
Por, Nishani ka shigjetuar edhe Opozitën, ndërsa shkruan se ?Natyrisht që Edi Rama nuk largohet me vullnet të tij. Sepse ai nuk ekziston tek ai.
Largimin e tij duhet ta bëjë menjëherë opozita.
Në çdo vend të lirë e demokratik, në një situatë të tillë skandali dramatik mbi ekonominë e shqiptarëve, opozita ka çdo të drejtë dhe legjitimitet politik, kushtetues e politik ta rrëzojë prodhuesin e këtij skandali me çdo mjet demokratik të mundshëm.
Por ?opozita? e Lulzim Bashës nuk e kryen dot atë mision.
Lulzim Basha e ka harruar premtimin që ju bëri demokratëve dhe shqiptarëve pas 25 prillit se ; ?tash e tutje ka vetëm një rrugë, ajo e mobilizimit masiv popullor?,…., ?të mos lemë asnjë minutë paqe, asnjë minutë oksigjen për këtë regjim?.
Lulzim Basha jo vetëm që nuk e ka këtë axhendë, por edhe më keq akoma, atij nuk i shkon më askush pas në betejën opozitare sepse gjithkush sot e ka të qartë se ka përballë një qeverisje Rama/Basha.
Këtë lloj opozite kërkon të ketë Edi Rama në këtë vend.
Ky është praktikisht asgjesimi ?de facto? i pluralizmit.
Shqipërisë i duhet sot urgjent një opozitë e vërtetë dhe reale për të ndaluar Edi Ramën të fusë dorën në xhepin e mjeruar të shqiptarëve që të mbushë buxhetin e shtetit të cilit i ka vënë minat prej kohësh dhe e ndan veç për pushtetin e tij të superkorruptuar.
Shpëtimi dhe ringritja e Partisë Demokratike sot përbën mundësinë për rivendosjen e pluralizmit në Shqipëri dhe shpëtimin e këtij vendi nga qeverisja Rama/Basha.?/CNA.al
Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, kreu i Qeverisë, k...
“Basha ‘vrau veten’ duke u përpjekur ‘të vrasë’ Berishën”. K...
Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët nëse është ...
Kryeministri Edi Rama ka dalë sërish në media, duke tentuar ...
Në një deklaratë për media Kryeministri Edi Rama u ka bërë a...
“Foltorja” do të zhvendoset, sot në qytetin e Elbasani. Ish-...
Ish-sekretari i PD-së Arben Ristani, ka dalë me një deklarat...
Kryeministri Edi Rama është shfaqur këtë mëngjes, duke iu pë...
Anëtari i kryesisë dhe i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aldo B...
Gjysma e votuesve të Partisë Demokratike preferon Sali Beris...
Kryetar i Lëvizjes Demokratike Shqiptare, Myslim Murrizi ësh...
Dimitris Mavros, drejtor i MRB shprehet se sondazhi për pëlq...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi shprehet se ...
Kryetar i Lëvizjes Demokratike Shqiptare, Myslim Murrizi, i ...
Votuesit e Partisë Demokratike preferojnë më shumë Sali Beri...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka komentuar zhvilli...
Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani është shpre...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka komentuar situat...
Ish-kryeparlametarja Jozefina Topalli ka deklaruar se shumë ...
Ish-kandidatja për kryetare e PD-së, Edith Harxhi ka deklaru...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...