LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Drejtori i MRB: Basha ‘vrau veten’duke u përpjekur ‘të vrasë’ Berishën

7 Tetor 2021, 20:18, Politikë CNA

Dimitris Mavros, drejtor i MRB shprehet se sondazhi për pëlqyeshmërinë mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës është i qartë.

Sipas tij, përmes përgjigjeve që kanë dhënë qytetarët kuptohet se plani i Bashës për ?të vrarë? Berishën ka dështuar.

?Mendoj se kjo mund të jetë një lëvizje vetëvrasëse. Po të shikojmë brenda PD kupton se ka një rritje me +8 për Berishën dhe -8 për Bashën. Mendoj se plani i Bashës për të rritur lidershpin e tij duke vrarë të atin e tij politik ka dështuar?, u shpreh Mavros.

Drejtori i MRB shtoi se nisur nga ?preferencat? e votuesve të PD kuptohet qartë se Basha nuk ka të ardhme në atë parti.

?Mendoj se po flasim për diçka përfundimtare për mua, vetëm nëse amerikanët kanë një pikëpamjet tjetër për vendin dhe për personazhin Basha?, përfundoi Mavros./euronews

Lajmet e fundit nga