LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Takimi i parë pas përjashtimit të Berishës/ Ambasadorja Yuri Kim mbërrin në selinë blu

24 Shtator 2021, 14:06, Aktualitet CNA

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka mbërritur pasditen e sotme në selinë e Partisë Demokratike, ku do të mbajë një takim me kreun e PD, Lulzim Bashën.

Mësohet se ambasadorja Kim është pritur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Ky do të jetë takimi i parë që do të zhvillohet, pas përjashtimit të ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD.

Kujtojmë se vendimi për përjashtim u mor nga Lulzim Basha më 9 shtator, një ditë para mbledhjes së parlamentit të ri.

Tashmë ish-kryeministri Berisha ka ndërmarrë një nismë të re kundër vendimit të Bashës duke takuar qytetarë e demokratë në çdo qytet të Shqipërisë./CNA.alcna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

 

Lajmet e fundit nga