Google bllokon përkohësisht llogaritë e qeverisë afgane
Google ka mbyllur përkohësisht një numër të pacaktuar të llo...
Një i ri nga Kosova, po synon që përmes një aplikacioni të ndihmojë përdoruesit online të tij, të përmirësojnë drejtshkrimin e gjuhës shqipe prej tyre.
Derisa po kryente doktoratë në gjuhësi kompjuterike në Gjermani, Dalian Zogaj kishte ndjekur rastësisht një seminar të gjuhëve të Ballkanit.
?Atë ditë fillova të kuptoj që për shqipen nuk kishte çfarë të flitej shumë. Shqipja ishte një ndër gjuhët me më së paku vegla dhe resurse në fushën e teknologjisë?, tregon ai.
Që nga ajo ditë, tre vite më parë, Daliani i dha mision vetes që të punonte në krijimin e një vegle/aplikacioni online që do të ndihmonte në drejtshkrimin e gjuhës.
Ai u këshillua me profesorë, literaturë dhe burime të tjera që do ta ndihmonin në këtë rrugëtim.
Shpesh thotë se pati telashe në sigurimin e këtyre burimeve sepse ?ose nuk kishte ose ishin individuale dhe jo të qasshme për publik?.
Me t?u kthyer në Kosovë, Daliani nisi punën për apikacionin e quajtur Drejtshkruaj.com.
Ky 32 vjeçar thotë se me këtë aplikacion, synon të shkojë përtej korrigjuesve ekzistues për gjuhën shqipe, me një mision të veçantë që të sugjerojë përdorimin e fjalëve shqipe, në vend të atyre të huaja në tekste.
?Arsyeja e vetme pse ne e quajmë veten shqiptarë i atribuohet një gjëje, një vlere, një thesari që ne mrekullisht kemi arritur ta ruajmë e që vendet përreth, siç e dimë, e kanë humbur ndër shekuj, e ajo është gjuha shqipe?, tha ai.
Daliani është duke punuar akoma në këtë aplikacion dhe planifikon ta lansojë deri në fund të vitit.
Mënyra se si aplikacioni Drejtshkruaj.com pritet të funksionojë, parasheh një formë të thjeshtë të përmirësimit të gabimeve.
Daliani thotë se pret që përdoruesit të kenë një limit të përdorimit falas në ditë, ndërsa përtej këtij limiti, pagesa do të jetë diku 3 deri 4 euro në muaj.
Një tekst i caktuar i shkruar në shqip, futet brenda kutisë në aplikacion. Sistemi më pas automatikisht i detekton gabimet drejtshkrimore.
Përveç kësaj, aplikacioni ofron mundësinë që të ofrojë si opsion një fjalë shqipe në vend të një fjale të huaj ose barbarizme.
Sipas Dalianit, ky aplikacion mund të jetë i dobishëm edhe për institucionet përveç se për përdoruesit e tjerë.
?Për secilin sistem ligjor, gjuha dhe mënyra se si përdoret gjuha është e domosdoshme. Të themi, në një vendim të gjykatës të thuash ?dem? dhe ?dëm?, nënkuptojnë gjëra të ndryshme?, thotë ai.
Ndihma për bizneset e të rinjve, thelbësore për sukses
Përveç problemeve logjistike, Daliani pati telashe dhe vështirësi gjatë punës në aplikacion, pasi kërkohen mjete financiare për krijimin e tij.
Ai thotë se gjatë punës së tij, nuk gjeti shumë përkrahje.
Megjithatë, ndihma që iu dha nga Qendra Inovative e Kosovës në Prishtinë, tanimë po i ndihmon shumë në vazhdimin e punës së tij.
Kjo qendër, atij ia dha në përdorim një zyrë si dhe mundësinë për përfitimin e granteve.
?Tani për tani jemi pesë vetë që po punojmë në këtë aplikacion. Qendra Inovative na ka ndihmuar më së tepërmi? na ka siguruar edhe mundësinë për promovimin e produktit?, tregon Daliani.
Por, biznesi i ri i Dalian Zogajt, është vetëm njëri ndër qindra që ndër vite është ndihmuar nga Qendra Inovative e Kosovës.
Uranik Begu, drejtor i kësaj qendre, tha se për nëntë vite punë, janë ndihmuar rreth 450 biznese të reja.
?Ajo që ne si ICK po mundohemi ta ofrojmë si shërbim, është që sidomos ekipeve të reja po mundohemi t?iu ofrojmë hapësirën e duhur, këshilldhënien, mirëpo edhe ndihmesën financiare përmes granteve, sigurisht ku ato nevojiten?, tha Begu.
Kosova përballet me migrimin të rinisë dhe shkallë të papunësisë brenda kësaj kategorie.
Organizata joqeveritare ?Demokracia Plus?, në hulumtimin e quajtur ?Kostoja e Emigrimit të të Rinjve? thekson se nga largimi i popullsisë, gjenerohet një humbje vjetore në produktin e brendshëm bruto, prej 519 milionë euro.
Sipas një studimi të fondacionit FES, papunësia e të rinjve në Kosovë është një problem i madh dhe ?ndikimi i saj është shumëdimensional?./REL
Google ka mbyllur përkohësisht një numër të pacaktuar të llo...
Një dhomë karikimi pa tel është krijuar nga shkencëtarët që ...
Twitter po teston një veçori që shpreson se do të ndihmojë n...
Microsoft po paralajmëron përdoruesit e “Office 365” për një...
Lojtarët online nën moshën 18 vjeç do të lejohen të luajnë v...
Vetëm disa muaj pasi prezantoi hidrofilën e parë elektrike n...
Shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook ka marrë më shumë se pesë ...
Të gjithë i vendosim telefonët tonë celularë të karikohen gj...
Seria Apple Watch 7 është ora e ardhshme inteligjente e Appl...
IPhone 13 i Apple është pothuajse gati dhe detajet në lidhje...
Përdoruesit e WhatsApp duhet të kenë kujdes nga një tekst ma...
Pajisjet inteligjente të shtëpisë tuaj mund të jenë një derë...
Shumë njerëz ndajnë shumë postime dhe komente në mediat soci...
Bëhet fjalë për një “huazim” i Reels Instagram dhe ndërtimi ...
Gjiganti i mediave sociale në Raportin e tij të Zbatimit të ...
Samsung ka prezantuar një nga telefonat inteligjentë Galaxy....
Facebook ka konfirmuar se i konsideron talebanët një organiz...
WhatsApp ka sjellë 4 karakteristika të reja që tregojnë se p...
Twitter po rregullon kontrastin në butonat e tij pas reagime...
Pak ditë më parë, Apple njoftoi se do të implikonte në telef...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...